LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama "hap thesin"/Ja çfarë premton për 4 vitet e ardhshme

2 Korrik 2017, 19:22, Aktualitet CNA

Kryeministri Edi Rama në ?Komunikimin Javor?, është shprehu se gjatë mandatit të dytë të qeverisje do të investojë në infrastrukturë.

? Po shikoja sot që herët në mëngjes një raport për turizmin. Vitin e shkuar numri i shtetaseve të huaj që kanë vizituar vendin tonë është 4735 mijë. 15 % më shumë se një vit më parë. Këtë vit prite një rritje tjetër e konsiderueshme. Po mandatin e ri do të konkretizojmë besoj disa hapa për të cilat po mendoj prej kohësh që të shkojnë në një fazë të re. Fillimisht duke ndërtuar kapacitete me 5 yje dhe paralelisht duke vijuar me programin kombëtarë të rilindjes urbanë. Për sezonin e ardhshme do të ketë përfunduar realizimi i projektit në Himarës, Vunoi, Jalës, Dhërmiut të vjetër dhe plazhit poshtë në Dhërmi.

Ndërkohë që do të përgatiten projektet për zonën e Golemit, Spidhesë, Velipojës Liqenit të Shkodrës, Vermoshit, Dumresë, Radhimës Kurveleshit, Frashërit, e të tjera në çdo qark të Shqipërisë. Rilindja urbane do të shtrihet fillimisht zbulim i potencialeve turistike. Tani ka ardhur koha që me qeverisjen pa koalicion ka ardhur koha që të ngremë dhe një programe kombëtarë të rilindjes rurale që do të jetë komplementarë me atë të rilindjes urbane.

Në bazë të prodhimit bujqësore dhe blegtoral dhe në zhvillimin e agroturizmit në hapësirat rurale të bashkive të reja. Banka e Shqipërisë thotë se Shqipëria fito vjet nga turizmi 1 miliardë e 828 euro, ose 13% më shumë se një vit më parë. Por potenciali për ti rritur këto të ardhura mbi një miliard të tjera në katër vitet e ardhshme.

Rruga e Arbrit që më në fund nis në fund të kësaj vjeshte si projekt i parë i programit do të krijojë kushte që në hartën e turizmit rural të hyjë dhe zona e Dibrës që afrohet shumë me Tiranën. Me këtë programë do të financojmë dhe një projekt spektakolarë në funksion të turizmit. Do të financojnë dhe rrugën nga Uji i ftohtë në Radhimë në Llogara dhe Himarë. Ku segmentet rrugore të fshatrave të rilindura të Jonit do të kthehen në pedonale.

Do të financojmë rrugën e re Delvinë ?Kardhiq dhe rrugën Kurvelesh ?Himarë, për të integruar qarqet Vlorë dhe Gjirokastër në funksion të zgjerimit të hartës turistike të jugur dhe në funksion të stimulimit të fortë të turizmit rural dhe kulturorë. Do të financojmë rrugën e re Milot Lezhë duke anashkaluar kthesën e sotme siqorre në Shkodër. Si dhe segmenti lidhës Shëmgjin- Velipojë që do të nxisë shumë zhvillimin turistik në vijën e sipërme bregdetare të Adriatikut. Do të financojmë rindërtimin e rrugës së Thethit që bashkë me përfundimin e rrugës turistike të Velipojës që sapo e kemi nisur do të integrojmë në standarde evropiane hartën turistike të Shkodrës së bukur. Do të financojmë po ashtu edhe akse të tjera strategjike. Për ekonominë dhe turizmin në çdo qark të Shqipërisë.

Kontributi i turizmit në ekonomi çmohet në 267 mijë vende pune. Falë zhvillimit të turizmit, qoftë punësimi qoftë përqindja e PBB do të rriten ndjeshëm në mandatin e dytë. Fluturimet çarter rritje mbi 100% por shifra është qesharake në krahasim me potenciale. Në sektorin e turizmit nuk keni parë asgjë akoma?, deklaroi Rama.

Lajmet e fundit nga