Connect with Us

Nga Andi MUHAMETAJ/DITA TIPIKE E NJË SERVILI

Aktualitet

Nga Andi MUHAMETAJ/DITA TIPIKE E NJË SERVILI

Publikuar

-

Servili është një specie e veçantë që e gjen kudo në jetën tonë të përditëshme. Patjetër që servilizmi nuk mund të evitohet, sidomos këtu në Shqipëri, ku meritokracia është thuajse inekzistente dhe servili shpërblehet në të gjitha nivelet.

Kureshtja ime për këtë fenomen shoqëror është shtuar së fundmi, në kuadër të situatës aktuale poltike. Pikërisht kjo kureshtje më ka bërë t’i futem aq thellë në analizë këtij fenomeni, saqë kam projektuar një ditë tipike të një servili, që nga mëngjesi kur zgjohet deri ne dark kur fle gjumë:

1. Gjëja e parë që servili bën që në mengjës është të evidentoj personat kyç kujt do i lëpihet ditën e sotme. Patjetër që evidentimi i personave do bëhet në përputhje me interesat të ngushta personale, ku do të përdoret cdo mënyrë që t’i mbushi mendjen (madje duke thënë dhe bërë gjëra që nuk i beson si të vërteta) të lëpirit që ai është më i miri, në mënyrë që të përfitoj nga ky i fundit.

2. Pas evidentimit, servili vesh arsenalin e armëve, arsenal i cili e ndihmon për të mbajtur ekuilibrin në mungesë të shtyllës kurrizore. Armët tipike janë furçat, llapa, rryli, për të mos harruar edhe armët më avancuara si intriga, gënjeshtra, spiunllëku, baltosja etj.

LEXO EDHE:  Efektet e marrëveshjes nga LSI e poshtë

3. Hapi radhës konsiston në evidentimin e pikave ku targeti i cili është për t’u lëpirë ka gjasa të ndodhet, në menyrë që servili ta takoj në mënyrë të “papritur” dhe të filloj më servilizmat e tij.
4. Pasi arti i servilizmit është aplikuar mbi targetin, ka ardhur koha që servili të kundërshtoj, baltosi, sulmoj me intigra, shpifje, gënjeshtra vërbërisht dhe pa argumenta të gjithë ata që nuk e përkrahin haptazi të lëpirin.

5. Pasi ka plotësuar ciklin ditor, servili bie në gjumë duke ëndërruar që një ditë të gjithë servilizmat e tij do të shpërblehen.

6. Repeat

PS. Ajo që nuk kuptojnë i lëpiri dhe lëpirësi është që po nuk pati një pikpamje tjetër apo vështrim kritik në një grup, nuk mund të ketë progres./CityNews

Anëtar i Kryesisë së FRPDSH

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Covid-19 në Kosovë/ 193 raste raste të reja dhe 8 humbje jete në 24 orë

Publikuar

-

Nga

Covid-19 në Kosovë/ 193 raste raste të reja dhe 8 humbje jete në 24 orë

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë konfirmuar edhe 193 raste të reja me koronavirus dhe 8 pacientë kanë humbur jetën.

Kështu ka bërë të ditur drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani, përmes një njoftimi në Facebook.



“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 491 mostra të marra nga SHSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 193 raste pozitive. Ndërkohë, gjatë 24 orëve janë konfirmuar 8 raste të vdekjes nga COVID-19”, tha Ramadani. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Vetëvrasja e 29-vjeçarit në “Shefqet Ndroqi”/ Zbardhet dëshmia e infermieres

Publikuar

-

Nga

Vetëvrasja e 29-vjeçarit në "Shefqet Ndroqi"/ Zbardhet dëshmia e infermieres

Policia ka marrë në pyetje disa pjesëtarë të stafit mjekësor të spitalit “Shefqet Ndroqi”, pas ngjarjes së rëndë, që ndodhi në mesnatë, ku një i ri u hodh nga kati i tretë i godinës dhe si pasojë gjeti vdekjen.

Mes bluzave të bardha, ka dëshmuar edhe infermierja që prej ditësh kishte ndjekur pacientin 29-vjeçar nga Durrësi.

Burime policore thanë se infermierja në deklaratën e saj u shpreh nuk ka vënë re ndonjë shqetësim nga i riu. Ajo ka treguar më tej se kishte lëvizur nga dhoma për të marrë një medikament dhe kur ishte kthyer kishte vënë re dritaren e hapur dhe menjëherë kishte lajmëruar kolegët e saj.



LEXO EDHE:  Nuk negociojmë nga frika e nuk kemi frikë të negociojmë

Më herët, përmes një reagimi, spitali Universitar “Shefqet Ndroqi” konfirmoi se i riu ishte me COVID-19 dhe po trajtohej prej 4 ditësh, me terapinë e plotë të mjekimit dhe gjendja e tij ishte e stabilizuar.

LEXO EDHE:  Pse bota nuk proteston si shqiptarët me fjalime kryetarësh?

Sipas spitalit, i riu i konfirmuar me COVID-19, po trajtohej prej 4 ditësh në spitalin “Shefqet Ndroqi”, me terapinë e plotë të mjekimit dhe gjendja e tij ishte e stabilizuar. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rimëkëmbje e vakët e ekonomisë pas hapjes/ Deri kur do e mbajë nën presion pandemia rikuperimin

Publikuar

-

Nga

Rimëkëmbje e vakët e ekonomisë pas hapjes/ Deri kur do e mbajë nën presion pandemia rikuperimin

Rimëkëmbja e ekonomike e vendit pas heqjes së masave bllokuese qe shkaktoi pandemia Covid-19 po rezulton e vakët teksa pasojat negative ishin të shpejta dhe të forta, analizoi Banka e Shqipërisë në raportin e Politikë s Monetare për 3-mujorin e tretë të viti.

Banka e Shqipërisë parashikon një tkurrje të aktivitetit ekonomik gjatë vitit 2020. Rënia e aktivitetit ekonomik pritet të kulmojë në tremujorin e dytë të vitit, e shkaktuar nga mbyllja e aktiviteteve ekonomike jothelbësore dhe rënia e të ardhurave të familjeve dhe bizneseve.

Lehtësimi i masave për kufizimin e përhapjes së pandemisë do t’i hapë rrugë rimëkëmbjes së ekonomisë, ndonëse rritja ekonomike pritet të vijojë të mbetet në territor negativ edhe në dy tremujorët e fundit të vitit.

Rritja e pasigurisë për perspektivën e punësimit dhe kërkesës, të ardhurat në rënie, dhe zbatimi në vazhdim i masave për distancim social dhe i protokolleve të shëndetit, do të vijojnë të kushtëzojnë konsumin dhe investimet private. Po ashtu, natyra globale e kësaj goditjeje nënkupton një ecuri të dobët të eksporteve tona.

Banka analizon se aktiviteti ekonomik pritet të rikuperohet gradualisht gjatë viteve në vijim dhe inflacioni të kthehet në objektiv brenda vitit 2022. Rritja ekonomike pritet të mbështetet nga stimujt fiskalë dhe monetarë të ofruar, nga reduktimi i pasigurisë, nga rindërtimi i objekteve të dëmtuara nga tërmeti dhe nga rifillimi i aktivitetit ekonomik global.



Ekonomia shqiptare është tkurrur në muajt e parë të vitit, e goditur nga tërmeti në fund të vitit 2019 dhe përhapja e pandemisë në muajin mars. Pas rënies me 0.1% në fund të vitit të shkuar, prodhimi i brendshëm bruto ra me 2.5% në tremujorin e parë të vitit 2020.

LEXO EDHE:  Pse bota nuk proteston si shqiptarët me fjalime kryetarësh?

LEXO EDHE:  Pse bota nuk proteston si shqiptarët me fjalime kryetarësh?

Banka analizon se rënia ekonomike u diktua kryesisht nga tkurrja e aktivitetit ndërtues dhe e investimeve. Treguesit e tregut të punës për tremujorin e parë reflektuan vetëm pjesërisht ndikimin e Covid-19, duke qenë se masat për kufizimin e përhapjes së pandemisë prekën më pak se një të tretën e tremujorit.

Shkalla e papunësisë u rrit lehtë nga 11.2% në fund të vitit të shkuar, në 11.4% në tremujorin e parë. Treguesit e disponuar ekonomikë gjatë muajve mars e prill kanë shënuar rënie të paprecedentë, duke ilustruar efektet negative të kësaj krize në ekonominë tonë.

Në veçanti, rënia e treguesve të besimit sinjalizon për një tkurrje të prodhimit në të gjithë sektorët e ekonomisë, por me një efekt më të lartë nga sektori i shërbimeve, në tremujorin e dytë. Ndonëse disa prej këtyre treguesve janë stabilizuar me lehtësimin gradual të masave të distancimit social, përmirësimi ka qenë i vakët në krahasim me shpejtësinë e rënies së tyre gjatë muajve të mëparshëm. inflacioni ka ardhur në rritje në tremujorin e dytë.

Inflacioni mesatar i tremujorit të dytë rezultoi në nivelin 1.9% nga 1.6% në tremujorin paraardhës. Rritja e tij i atribuohet më së shumti rritjes së çmimeve të ushqimeve, të cilat zënë rreth 41% të shportës së konsumit. Faktorët që kanë ndikuar në këtë ecuri janë vështirësitë në zinxhirin e tregtimit, për shkak të kufizimit të lëvizjeve, dhe rritja e çmimeve të ushqimeve në tregjet partnere. Me lehtësimin e masave të kujdesit, presionet rënëse nga ana e kërkesës pritet të bëhen më evidente./Monitor

LEXO TE PLOTE