Connect with us

Aktualitet

Kunati bisedon me Lulin dhe familjen për rezultatin e zgjedhjeve në parti

Publikuar

-

-Që do të fitojmë kjo është e sigurt, sepse jemi vetë edhe votues, edhe numërues. Por kemi një problem të madh.- Tha Kunati

-Çfarë problemi, -tha Luli pak i acaruar,- më duket se kohët e fundit ke nisur të më paraqitësh gjërat të vështira edhe atje ku nuk janë.

-I dashur mos i fol me këtë ton Erit, ai ta do të mirën, shqetësohet për ty.- Tha Aurela.

-Nuk e ve në dyshim këtë e dashur, por dëgjoje vetë se çfarë thotë, vetë do të votojmë, vetë do të numërojmë, e paskemi një problem të madh.- Tha Luli.

-Eri, edhe unë e kam të vështirë të gjej një logjikë te kjo që thua ti. –Tha Aurela.

-Politika motër e dashur nuk është shkencë ekzakte por bëhet me shifra, në fund të fundit. Dhe këto shifra duhet të jenë sadopak të besueshme. -Tha Kunati dhe u ngrit në këmbë, hodhi mbi tryezë disa letra, dhe tha:

-Këto janë rezultatet e vitit 2013 për zgjedhjet në PD. Atëherë, kur përgjegjësinë për humbjen e zgjedhjeve parlamentare e kishte marrë përsipër vetë Saliu, në zgjedhjet në parti pas tyre, nga 120 mijë anëtarë partie  morën pjesë vetëm 41 532, pra më pak se 35%, dhe nga këta Lulin e votuan 80.38%, ose më saktë kështu e shpallëm ne rezultatin. Këto shifra nuk na i besuan as atëherë, imagjinoni tani që Luli ka humbur dy palë zgjedhje, vendore dhe parlamentare. Ja ky është problemi që dua të shtroj unë, -tha Kunati.

-Edhe Berisha më tha të mos e teproj shumë me rezultatin e fitores në zgjedhjet në parti, por mua m’ u duk se ma tha që të dobësojë pozitën time në parti.- Tha Luli.

-Në shtëpinë time nuk thuhet “Berisha”, por “Saliu”, ki parasysh dhëndërr i dashur, -kërceu Xhaferri.

-Më fal baba!- Tha Luli.

-O babi po lere tani se i mësohet goja dhe thotë “Saliu” edhe te partia ose kur të jetë në ndonjë televizion. Pastaj kush dëgjon fjalët e asaj familjes tjetër.- Tha Aurela.

-Si do të bëjmë?- Pyeti kunati.- Me atë rezultat që patëm në zgjedhjet në parti, në 2013, vështirë se mund të themi këtë herë për pjesëmarrjen se është më shumë se 25% dhe vështirë se mund të themi që Lulin e kanë votuar këtë herë më shumë se 60% prej tyre.

-Shifra skandaloze, -tha Aurela, -ti Eri e tepron më duket.

-Unë kam frikë se mos bëhemi fare të pabesueshëm,- tha Kunati,- se të gjithë do të bëjnë krahasimin e rezultatit të sivjetshëm me atë të vitit 2013, dhe dihet se as atë nuk  na e besoi askush.

-Ki parasysh se Eduard Selami më ka thënë se do 30% që ta njohë rezultatin. –Tha Luli.-Ai na duhet se iu jep legjitimitet zgjedhjeve. Por kërkon edhe postin e sekretarit të përgjithshëm.

-Atë Selamin mbaje afër, më duket djalë i mirë mua, djalë oficeri të Enver Hoxhës, -tha Xhaferri,-këta duhet ta marrin në dorë partinë. Që të mos bjerë shumë në sy kjo gjë kryetari le të jetë dhëndër oficeri.

-Këtu më ofendove babi, -tha Luli i përlotur, -unë e quaj veten djalin tënd.

-E di more bir e di, po thashë kështu për sytë e botës.-Tha Xhaferri i përlotur.

-Nuk është problem Selami ia japim 30 përqindshin që kërkon, edhe sekretar të përgjithshëm e bëjmë,  por ty nuk mund të t’ i japim 70% që mbeten.-Tha Kunati.

-Jo as unë nuk i dua,- tha Luli,- të mbeten disa vota dhe për kandidatët e tjerë.

-Si thua ti babi?- Pyeti Aurela.

Xhaferri u mendua pak dhe pastaj tha me ton të prerë prej ushtaraku:

-Që rezultati këtë herë duhet të jetë më i ulët se në 2013, kjo nuk diskutohet. Por për mua ju keni dhe një problem tjetër.

-Çfarë babi?- Pyeti kunati.

-Por ja more bir, gjykoje vetë. Mirë se këtë herë të themi ia hodhët duke i ulur shifrat e fitorës së Lulit, por në vitin 2021 çfarë do të bëni, kur të vijnë përsëri zgjedhjet në parti, pas zgjedhjeve parlamentare të atij viti të cilat ne këtu e dimë me siguri se Luli do t’ i humbë?

Familjen e kapi një e qeshur e madhe pas këtyre fjalëve dhe më shumë nga të gjithë qeshte Luli.

Aktualitet

Kush është ish-bashkëshortja e Bojken Lakos që u arrestua nga policia?

Published

on

By

Prokuroria e Durrësit, në bashkëpunim me Sektorin e Krimit Ekonomik në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, akuzojnë Olesia Dukën, për mashtrim në vlerën e 900 mijë eurove ndaj një mikut të saj. Sipas njoftimit zyrtar të Prokurorisë së Durrësit, thuhet se 39-vjeçarja akuzohet se në 2016-ën, ka marrë një shumë të madhe parash nga një shtetas nëpërmjet mashtrimit.

Po kush është Olesia Duka?

Olesia Duka njihet edhe si ish-bashkëshortja e këngëtarit Bojken Lako. Ajo ka mbaruar studimet për Stomatologji dhe Farmaci, ndërsa mësohet se në pronësi të saj ka edhe farmaci edhe klinikë dentare. Duka ka në pronësi të saj një nga klinikat dentare më luksoze në kryeqytet “Shëndent”.

Gjykata e Durrësit, vendosi masën e arrestit me burg për 39-vjeçaren me banim në Tiranë. Nisur nga këto rrethana kjo gjykatë vendosi sekuestrimin deri në përfundim të hetimit të pasurive në emër të të pandehurës dhe familjarëve të saj, me një vlerë prej 300 mijë euro. Dentistja dhe farmacistja Duka, mësohet gjithashtu se ka në pronësi të saj edhe 5 apartamente, 1 në Durrës dhe 4 të tjerë në kryeqytet, të cilët janë vënë nën sekuestro.

Nëse i hedhim një sy rrjeteve të saj sociale, shikojmë që Olesia nuk është një emër i panjohur në Tiranë. Në adresën e saj në Facebook, të shumtë janë miqtë VIP-a, por edhe politikanë që ndjekin 37-vjeçaren. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Presidenti i KE Juncker, mbërrin në Tiranë/ Pritet nga kryeministri Rama

Published

on

By

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker, ka mbërritur në Tiranë, për të zhvilluar vizitën e planifikuar në kuadër të një turi takimesh në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Juncker në takimet e tij është i shoqëruar nga eurokomisioneri për zgjerimin, Johannes Hahn.

Ai u prit nga kryeministri Edi Rama, me të cilin pritet të kenë një dalje të përbashkët për mediet në orën 19:00. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Vizita e Juncker/ Mustafaj: Rama e Vuçiç fëmijët e përkëdhelur, por…

Published

on

By

Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Besnik Mustafaj, ka komentuar vizitën e presidentit të Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker. I ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24, Mustafaj u shpreh se vizita e Juncker është një vizitë e rëndësishme për Ballkanin Perëndimor.

Ai u shpreh se në ka lider në Ballkanin Perëndimor, që janë shqetësues për mënyrën si qeverisën, qoftë Vuçiç në Serbi dhe Rama në Shqipëri, por sipas tij janë fëmijët e përzgjedhur të BE-së.

Mustafaj tha se ndonëse në BE shihen ndryshe nga vendet ku ata qeverisin, Rama dhe Vuçiç, nuk do të tolerohen për shumë kohë, kjo për shkak se nuk mund t’i japin pushtetin një lideri të dobët dhe një Kryeministri të dobët. Më tej ai tha se kjo u vërtetua edhe me rastin e Maqedonisë, me largimin e Gruevskit dhe me ardhjen e Zaevit. BE, Sipas Mustafajt, pret por jo për shumë kohë.

Ai tha se ndërsa po flitet shumë për negociatat, ato nuk përfaqësojnë ndonjë gjë të madhe për shqiptarët, por një afrim më tepër të BE-së me Shqipërinë, për ta kontrolluar më shumë. Kjo tha ish-ministrit Mustafaj, është një mundësi e re për përmbushjen e detyrimeve. /CNA.al

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama

AKTUALITET

Aktualitet18:32 - 25 Shkurt, 2018

Kush është ish-bashkëshortja e Bojken Lakos që u arrestua nga policia?

Prokuroria e Durrësit, në bashkëpunim me Sektorin e Krimit Ekonomik në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, akuzojnë Olesia Dukën, për...

Aktualitet18:18 - 25 Shkurt, 2018

Presidenti i KE Juncker, mbërrin në Tiranë/ Pritet nga kryeministri Rama

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker, ka mbërritur në Tiranë, për të zhvilluar vizitën e planifikuar në kuadër të...

Aktualitet17:28 - 25 Shkurt, 2018

Vizita e Juncker/ Mustafaj: Rama e Vuçiç fëmijët e përkëdhelur, por…

Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Besnik Mustafaj, ka komentuar vizitën e presidentit të Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker. I ftuar...

Aktualitet16:36 - 25 Shkurt, 2018

Juncker në Maqedoni/ Ja përgjigjja e tij për çështjen e emrit

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker ka nisur vizitën e tij në vendet e Ballkanit perëndimor, i shoqëruar nga...

Aktualitet15:51 - 25 Shkurt, 2018

Çështja çame në bisedimet me Greqinë/ Berisha: Të ngrihemi në revoltë

Ish-kryeministri i vendit Sali Berisha, ka reaguar sërish ndaj bisedimeve Shqipëri-Greqi, të bëra midis dy ministrave të Jashtëm të dy...

Aktualitet21:42 - 23 Shkurt, 2018

Denoncimi/ Administrata shtetërore që nga janari pa rrogë

Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka vijuar me publikimin e denoncimeve të mbërritura në adresë të tij nga qytetarë të...

Aktualitet21:14 - 23 Shkurt, 2018

Flet për herë të parë biznesmeni i akuzuar, Idlir Karkini: Nuk jam arratisur, por…

I akuzuar për përvetësim të kundërligjshëm të një sipërfaqeje toke në pronësi të Komandës së Forcave Ajrore në plazhin e...

Aktualitet20:32 - 23 Shkurt, 2018

Abuzimet me pronat në bregdet/ Gjykata jep masat e sigurisë

Gjykata e Kavajës ka lënë në fuqi masën e mëparshme të sigurisë për biznesmenin Idlir Karkini, “arrest me burg”, për...

Aktualitet20:19 - 23 Shkurt, 2018

Teatri i ri Kombëtar, “lavatriçe” e 700 milionë eurove të drogës?!

Avokati Altin Goxhaj, njëherësh anëtar i Shoqërisë Civile, ka reaguar pas prezantimit të projektit të Bashkisë së Tiranës për Teatrin...

Aktualitet19:18 - 23 Shkurt, 2018

Denoncimi i profesorit/ Si po përdoret Universiteti Publik dhe studentët nga qeveria

Profesori, Gjok Vuksani, ka denoncuar përdorimin e Universitetit Publik nga politika. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Vuksani...

Aktualitet19:18 - 23 Shkurt, 2018

Park Gate, detaje arkitekturore që po ndryshojnë stilin e ndërtimit në Shqipëri

“Bukuria nuk ka qenë kurrë absolute dhe e pandryshueshme, por ka marrë forma të ndryshme sipas kohës dhe vendit”. Kështu...

Aktualitet17:10 - 23 Shkurt, 2018

Përfundon mbledhja e qeverisë në Berat

Ka përfunduar mbledhja e qeverisë e zhvendosur nga veriu i vendit, tashmë në jug, përkatësisht në Berat. Menjëherë pas përfundimit...

Aktualitet22:13 - 22 Shkurt, 2018

Ja si e gjykon Arjan Çani “lojën” e Metës dhe Ramës me Greqinë  

Tema e nxehtë e bisedimeve diplomatike midis Shqipërisë dhe Greqisë për kufirin detar ka qenë në qendër të diskutimit të...

Aktualitet21:54 - 22 Shkurt, 2018

Mjerimi shqiptar/ U hoqën ndihmën ekonomike se kishin tualet brenda shtëpisë

Në emisionin e mbrëmjes së sotme të “360 gradë”, si temë diskutimi është mjerimi që ka pllakosur familjet shqiptare. “Lufta...

Aktualitet21:12 - 22 Shkurt, 2018

Amnesty International: Gazetarët të kërcënuar dhe dhunuar nga krimi i organizuar

Organizata “Amnesty International” ka publikuar ditën e sotme raportin për situatën e të Drejtave të Njeriut në botë, gjatë vitit...

Aktualitet18:34 - 22 Shkurt, 2018

Basha ka përgatitur listat e kandidatëve për kryebashkiakë

Lulzim Basha ka përgatitur listën e kandidatëve për kryetarë bashkie për zgjedhjet e ardhshme lokale. Deputetja e Partisë Demokratike, Grida...

Aktualitet18:31 - 22 Shkurt, 2018

Kush është “korrieri” mes Ramës dhe Bashës?

Lulzim Basha ka deklaruar publikisht, nën presionin e medias, se “nuk vazhdon marrëveshja e 17 Majit 2017” mes tij dhe...

Aktualitet18:13 - 22 Shkurt, 2018

Çuni i Fahriut, deputet i Lulit, zbulon projektin e Teatrit Kombëtar

Deputeti i “Listës Basha”, Klevis Balliu, si duket ka “zbuluar” projektin e Teatrit Kombëtar. Këtë ai e ka publikuar nëpërmjet...

Aktualitet13:16 - 22 Shkurt, 2018

Dy javë pa e dëgjuar Salianjin në parlament/ Pse fshihet deputeti?

Rreth 10 ditë më parë, deputeti demokrat Ervin Salianji është përfshirë në një video-skandal, i cili u publikua nga CNA.al,...

Aktualitet10:09 - 22 Shkurt, 2018

Puna dhe pushimi, sipas këndvështrimit të krishterë

Nga Miron Çako Puna dhe pushimi, pavarësisht se duken diametralisht të kundërta, ato kanë lidhje dhe plotësojnë njëra-tjetrën, sepse pa punë...

Aktualitet22:07 - 21 Shkurt, 2018

S’kanë të ndalur deputetët e “Listës Basha”/ Njihuni me gafën e radhës

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në zgjedhjet e përgjithshme, Andi Permeti, ka sulmuar sërish “Listën Basha” duke marrë si...

Aktualitet21:03 - 21 Shkurt, 2018

Raporti i “Transparency International”/ Shqipëria ndër vëndet më të korruptuara të Europës

Organizata presticioze “Transparency International” ka publikuar raportin e saj të përvitshëm në qendër të të cilit është niveli i korrupsionit....

Aktualitet14:43 - 21 Shkurt, 2018

Myslym Pasha sulmon Metën/ Nuk e ke hallin për Paktin me Greqinë, por …

Vijon të jetë temë e nxehtë e debatit politik dhe jo vetëm çështja e bisedimeve me Greqinë. Koloneli Myslym Pasha...

Aktualitet23:13 - 20 Shkurt, 2018

Akuzat ndaj Adriatik Llallës/ Berisha: Nëse ka të dhëna, të nisë hetimi

Ish-kryeministri Sali Berisha, tha sonte në mbrëmje në emisionin “Studio e hapur”, se nëse ka të dhëna se ish-Kryeprokurori Adriatik...

Aktualitet22:34 - 20 Shkurt, 2018

Vettingu/ Drejtuesit e policisë që lejuan kanabizimin do amnistohen

Procesi i vettingut në Policinë e Shtetit mund të shfrytëzohet nga drejtuesit e saj të përzier me kanabizimin e vendit...

Aktualitet22:33 - 20 Shkurt, 2018

Autoritar?! Çfarë do ndryshonit në drejtimin e PD?/ Flet Berisha

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh se në drejtimin e PD-së nga ai ka pasur gabime, por që...

Aktualitet22:11 - 20 Shkurt, 2018

Zgjedhja në krye të PD-së/ Berisha: Nuk mora shumicën por…

Ish-kryeministri Sali Berisha, i ftuar në emisionin, “Studio e hapu”, ka folur për zgjedhjen e tij në krye të Partisë...

Aktualitet20:50 - 20 Shkurt, 2018

Rama zbulon sekretin e veshjes me atlete në Trieste

Kryeministri i vendit Edi Rama, gjatë një bisede me Mustafa Nanon, në studion e emisionit “Provokacija” në televizionin ABC News,...

Reklama
Reklama

Trending