LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Emri-Video/Arrestohet baroni famëkeq i drogës

2 Korrik 2017, 19:45, Aktualitet CNA

Policia braziliane thotë se ka arrestuar baronin famëkeq të drogës, Luiz Carlos da Rocha, i cili u ishte shmangur autoriteteve për tre dekada me radhë.

Zyrtarët thonë se Da Rocha kishte bërë kirurgji plastike për të mos u kapur. Ata mendojnë se Da Rocha, që jetonte me emrin Vitor Luiz de Moraes, është kreu i një perandorie ndërkombëtare të kokainës.

Autoritetet thonë se kokaina e prodhuar nga Da Rocha në xhunglat e Bolivisë, Kolumbisë dhe Perusë, shpërndahej në Shtetet e Bashkuara dhe në Evropë.

Policia konfiskoi 10 milionë dollarë prona të Da Rocha-s, duke përfshirë makina luksoze, avionë, ferma dhe pasuri të tjera të patundshme. Policia megjithatë beson se pasuritë personale të Da Rocha-s kanë vlerë të paktën 100 milionë dollarë dhe do t’i kërkojnë ato në fazën e dytë të operacionit.

Lajmet e fundit nga