Connect with Us

Burri shkoi në Greqi/ 19-vjeçarja nga Durrësi helmon vjehrrën

Aktualitet

Burri shkoi në Greqi/ 19-vjeçarja nga Durrësi helmon vjehrrën

Publikuar

-

Një 19-vjeçare është arrestuar në Durrës pasi tentoi të helmonte vjehrrën e saj. Sipas policisë, Elda Tanushi është denoncuar nga vjehrra me iniciale A.S., 42-vjeç sepse ajo ka tentuar ta vrasë duke i hedhur në gotën me kos një sasi helmi që përdoret për insektet.

Gruaja është dërguar menjëherë në spital pas ngjarjes dhe është jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, policia ka kryer disa hetime paraprake në banesë, nga ku ka gjetur gotën e kosit me gjurë helmi. ”

Sipas policisë, në fillim Elda e ka mohuar krimin, por pas gjetjes së provave ajo e ka pranuar. BalkanWeb raporton se gjatë dëshmisë në polici, nusja mësohet të ketë thënë: “Ngrinte dorë mbi mua e më rrihte, prandaj nuk durova dot”.

LEXO EDHE:  Shisnin bomba me telekomandë/ Arrestohet i riu në Durrës

Elda Tanushi nuk kishte shumë kohë që ishte  martuar me djalin e 42-vjeçares, i cili është emigrant në Greqi./CityNews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Rrugët kthehen në lumë në Pukë/ Moti i keq le qytetin pa energji elektrike

Publikuar

-

Nga

Një mot i pazakontë ka përfshirë disa qytete në veri të vendit, edhe pse jemi në mes të majit.

Për shkak të reshjeve të shiut dhe të breshërit në qytetin e Pukës rrugët janë përmbytur duke krijuar një situatë të vështirë për qarkullimin.

Si pasojë e motit të keq është këputur linja 35 kë e Fushë-Arrëzit, dhe ka mbetur i gjithë qyteti pa energji elektrike./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Manastirliu zbulon të dhënat/ Ja sa qytetarë kanë bërë dy dozat e vaksinës ndaj COVID-19

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë me dije se nga 638 mijë e 338 vaksinime në Shqipëri, 192 mijë qytetarë kanë bërë dy dozat e vaksinës.

Ajo thotë se vaksinatoret po bëjnë punë fantastike ndërsa qytetarët që kanë bërë dy dozat e vaksinës janë shumë më të mbrojtur ndaj COVID-19.

“Me punën fantastike që po bëjnë vaksinatoret tona në të gjithë vendin, ia kemi dalë të kryejmë 638,338 vaksinimeve, prej të cilave 192 mijë qytetarë i kanë bërë të dy dozat e vaksinës dhe janë sot shumë më të mbrojtur nga covid19”, shkruan Manastirliu./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Policia me ‘dorë të hekurt’/ Arrestohen 3 persona në Berat, procedohet penalisht një tjetër

Publikuar

-

Nga

Policia e Beratit ka arrestuar në flagrancë 3 shtetas, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Një shtetas tjetër është proceduar penalisht për veprat penale “Punësim i paligjshëm” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Nga specialistët e Sektorit për Qarkullimin Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

• F. M., 26 vjeç, banues në Poliçan dhe L. B., 24 vjeç, Kuçovë, pasi u konstatuan nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetet përkatëse pa leje drejtimi;

• S. F., 42 vjeç, banues në Kuçovë, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

LEXO EDHE:  Nuk ndalen tërmetet/ “Shkunden” Korça, Kruja dhe Durrësi

LEXO EDHE:  Kryemadhi: Rama jo vetëm rrezik kombëtar, por edhe rajonal

Gjithashtu specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik kanë proceduar penalisht, për veprat penale “Punësim i paligjshëm” dhe “Fshehja e të ardhurave”, shtetasin B. L., 46 vjeç, banues në Berat, pasi u kap në flagrancë, në vendin e quajtur “Xhenio”, me një mjet tip kamion të ngarkuar me pllaka guri dekorativ të pa shoqëruar me dokumentacionin përkatës. Gjithashtu, ky shtetas kishte punësuar në mënyrë të paligjshme një punonjës.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

LEXO TE PLOTE