LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vapa i vë zjarrin vendit, Emergjencat: Bëni kujdes, ja zonat më të rrezikshme

1 Korrik 2017, 07:50, Aktualitet CNA

Temperaturat e larta në vend, vijojnë të shkaktojnë jo pak probleme serioze. Emergjencat civile kanë paralajëmruar se rreziku i rënies së zjarrit në 24 orët e fundit mbetet i lartë.

Ndërkohë vetëm në 24 orë, në dy qëtete, Dibër dhe Lezhë ka pasur dy vatra zjarri.

Qarku Dibër

Ne ora 10:00, në fshatin Gurë Lurë, Njësia Administrative Lurë ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe pisha. Shërbimi vendor i MZSH Dibër, ka shkuar në vendngjarje dhe ka punuar me mjete rrethanore për shuarjen e zjarrit për shkak të terrenit të thyer malor. Në ndihmë për shuarjen e zjarrit kanë shkuar dhe punonjës nga Agjencia e Zonave të Mbrojtura si dhe banorë të zonës. Pas një pune të gjatë zjarri është shuar.

Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 2 ha me shkurre dhe disa pisha.

Qarku Lezhë

Ne ora 19:30, në qytetin Laç ka rënë zjarr në një sipërfaqe pyjore me shkurre dhe pisha. Shërbimi vendor i MZSH Laç ka shkuar në vendngjarje dhe ka punuar me mjete rrethanore për shuarjen e zjarrit për shkak të terrenit të thyer malor.

60 forca ushtarake kanë shkuar per ndihme në vatrat e flakeve dhe pas një pune të gjatë zjarri është shuar. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe e konsiderueshme me shkurre dhe pisha.

Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile u kërkon të gjithë qytetarëve që në rast se konstatojnë zjarre, të njoftojnë menjëherë në numrat e emergjencave 112, 129, apo në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në numrin 06941 10 198.

22:29 Aktualitet

Vrasje ne Shkoder

Nje person ka mbetur i vrare sot ne mbremje ne Shkoder.Ilir ...

Lajmet e fundit nga