Connect with Us

Po digjet “kështjella blu”/Sali Berisha të rikthehet në krye të PD, ndryshe …!

Aktualitet

Po digjet “kështjella blu”/Sali Berisha të rikthehet në krye të PD, ndryshe …!

Publikuar

-

Partia Demokratike po kalon një situatë mjaft të vështirë, pas humbjes katastrofike që pësoi në zgjedhjet e 25 qershorit nën drejtimin e Lulzim Bashës. Menjëherë pas humbjes së thellë, një pjesë e madhe e figurave kryesore në PD kërkuan dorëheqjen e Lulzim Bashës.

Vendimi i Bashës thelloi dhe më tej krizën në forcën e dytë politike më të madhe në vend, pasi ai nuk dha dorëheqjen, por ngriu funksionet e tij si kryetar, duke hapur garën për kryetarin e ri të PD, pjesë e së cilës është edhe vetë.

Vendimi i tij ka ngjallur mjaft reagime të ashpra, duke shtuar përplasjet mes vetë demokratëve dhe zërat kundër Bashës.

Dështimi i Lulzim Bashës në zgjedhje, por edhe në katër vjet në krye të Partisë Demokratike duket se ka rikthyer edhe njëherë vëmendjen te lideri historik i kësaj force politike, Sali Berisha, ku tashmë kërkohet ndihma e tij për të nxjerrë nga kjo situatë opozitën e shkatërruar të Bashës.

Përmes një artikulli të publikuar në faqen online, “Koha Jonë” e drejtuar nga Nikoll Lesi ka kërkuar rikthimin e Sali Berishës në krye të PD. Në shkrim thuhet se selia e PD është në flakë dhe po nxjerr tym nga katër anët dhe shpëtimi i vetëm për të është rikthimi për një kohë të shkurtër i Berishës.

Ja shkrimi i plotë:

Selia blu është në kaos. Secili turret të marrë diçka tani; dikush një zyrë, një tjetër një tavolinë e perdet e shtrenjta, të tjerë po shikojnë mundësinë e marrjes së oborrit për të bërë një pallat me Edi Ramën; të gjithë me vrap e me dëshirë ta shkatërrojnë ndertesën ku rri partia e parë opozitare në Shqipëri, nga ku filloi demokracia, liria e tregut. Tashmë pas humbjes katastrofike në zgjedhjet parlamentare, selia është në rrëmujë; ka filluar të ndjehet tymi që po nxjerr nga katër anët ndërtesa e përbashkët e demokratëve.
Lulzim Basha takoi kryeministrin Rama dhe më pas filloi rënia, katastrofa. Ishte pazar në mesnatën e datës 17 maj apo marrëveshje për zgjedhje të lira; kjo tashmë e ka marrë përgjigjen përderisa edhe pas humbjes së zgjedhjeve të cilat u blenë nga mafia e drogës, Lulzim Basha nuk del për ta denoncuar dhe për ta rrëzuar si Marrëveshje. Nuk ka asnjë zgjidhje tjetër; ishte Pazar dhe si çdo pazar kështu përfundojnë pazaret e mbyllura në errësirë dhe në mesnatë. Ndërkohë Lulzim Basha nuk tërhiqet, kurse Sali Berisha jep një përgjigje as mish e as peshk për këtë katrahurë në selinë e PD. Një numër shumë i madh themeluesish, qendrestarësh, të rinjë, anëtarë kryesie e këshilli kombëtar janë kundër Bashës dhe mënyrës se si ai po rikandidon për kryetar.
Një herë del Arben Imami me tank, më pas Majlinda Bregu duke buzëqeshur me ironi, prapë gjuan me silura Jozefina Topalli, nuk harron as Ridvan Bode e Gjergj Lezhja, del në tapet Astrit Patozi dhe bëhet gati për grushte, Genc Ruli fut thikën me helm në trupin e kundërshtarit Basha, që solli humbjen e zgjedhjeve; të tjerë hedhin e presin gjyle topi. Një tymnajë e madhe dhe ku kanë filluar të duken rrenojat e keshtjellës demokrate. As në vitin 1997 dhe as në shtatorin e vitit 1998 kjo kështjellë nuk u rrënua. Por tani po e sakatojnë vetë, demokratët dhe udhëheqësit e tyre.
Të gjithë me sepata, hanxharë, gjyle, bomba, me bidona me benzinë e me shkrepse në xhep, me cfurq e kazma; po shkatërrojnë ngrehinën e tyre. Por jo vetëm të tyre. PD është pasuri kombetare, ndonëse ka bërë edhe gjema kombëtare në ndonjë vit. Por mbetet pasuri. Ajo duhet mbajtur në këmbë, ndryshe nuk ngrihet më. Ajo është tashmë opozitë, bashkë me LSI. Opozitat janë zëri i qytetarëve. Por zjarri nuk ndalon në selinë blu. Nuk ka më asnjë zgjidhje në atë seli demokrate. Lulzim Basha nuk lëshon bedenat, Eduart Selami ka hyrë në keshtjellë dhe po hap dyert që të hyjë kushdo; Astrit Patozi pritet të filloj sulmin final kundër Bashës, por edhe ndaj Selamit. “Ushtritë” e tyre janë drejtuar kundër njeri tjetrit, dhe përkundrejt Edi Rama rri e qesh. Fërkon duart me helmin dhe gropën që iu bëri me 17 maj.
Taborret po rreshtohen për luftë. Për shkatërrim total të asaj që la “Sulltani Sulejmani” Sali. Ndërkohë “sulltani Sali” rri e vështron kështjellën që po digjet.
E çuditshme se si “krijuesi i Prendorisë demokrate” rri e shikon nga Lalzi apo nga kulla e tij në katin e 14-të në mes të Tiranës e ku duket selia e PD-së në flakë!
Ka një zgjidhje që të shpëtojë selia e PD: Kthimi për një periudhë kohe i vetë “Sulltanit” në seli. Më pas, kur të qetësohen gjakrat dhe përcaktohen rregullat, ikën përfundimisht Sulltani dhe caktohet nga “ushtarët demokratë” Sulltani i ri.
Ndryshe tymi dhe shpërthimet e granatave në “kështjellen blu” do të djegin dhe vetë Sulltanin që nuk bëzan!

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Këshilla-Si të mbroni veten dhe familjen tuaj nga tërmetet

Publikuar

-

Për dallim nga llojet e tjera të fatkeqësive natyrore, tërmetet mund të ndodhin në çdo kohë, pa ndonjë njoftim. Të jesh i përgatitur për një tërmet do të bëjë ndryshimin në aftësinë për të mbrojtur veten, familjen ose shtëpinë tënde në rast të tërmetit. Vazhdoni të lexoni për të mësuar se si të përgatisni shtëpinë dhe familjen tuaj për një tërmet, si dhe çfarë të bëni gjatë dhe pas tërmetit për të qëndruar të sigurt.

Çfarë të bëni gjatë një tërmeti

Tërmetet mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim. E rëndësishme është që që në dridhjen e parë të merrni masa mbrojtëse.

Gjeni strehë në vendin më të afërt

Nëse ndodheni jashtë, gjeni strehë ku të mundeni por mos u fusni brenda.

Nëse jeni në zyrë a shtëpi, gjeni strehë në një vend të sigurt ku të jeni të mbrojtur nga gjërat që bien.

Mos lëvizni prej andej deri sa tërmeti të ketë ndalur.

Strehohu, mbulohu dhe mbahu fort

Që në goditjen e parë futuni nën një mobilje siç mund të jetë tavolina dhe qëndroni aty.

LEXO EDHE:  Heshtje varri/ Çfarë u fsheh me anullimin e vizitës së Bashës në SHBA

LEXO EDHE:  Ish-ministri i Ramës në krah të aleatëve të PD-së/ Apel Bashës dhe Kryemadhit 

Mos u fusni poshtë krevatëve apo dollapëve të lartë që mund të shemben.

Mbuloni kokën dhe sytë mbajini mbuluar për t’u mbrojtur nga objektet fluturuese ose ato që bien.

Me njërën dorë mbuloni kokën dhe me tjetrën mund të mbaheni në një cep të mobiljes nën të cilën jeni strehuar.

Nëse mobilja lëviz, lëvizni bashkë me të.

Qëndroni nën të deri sa të jeni të sigurtë që goditjet kanë mbaruar.

Nëse nuk qëndroni dot nën pragun e derës apo nën një mobile, qëndroni pranë një shtylle të brendshme të shtëpisë dhe mbroni kokën dhe qafën.

Pragu i Derës

Pragu i derës është një nga më të fortat e të gjithë pallatit apo godinës.

Në prag duhet të përpiqeni të mbani këmbët hapur për të ruajtur ekuilibrin, të mbështeteni në njërën anë dhe me krahë të mbani fort derën./

CNA.al

SHPERNDAJE KETE MATERIAL INFORMUES

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Termet i frikshem ne Shqiperi

Publikuar

-

Nga

Nje termet 5.8 balle ka goditur Shqiperine 32 km larg Tiranes, ne detin Adriatik.

Njoftohen deme materiale dhe panik tek njerzit qe kane dale ne rruget e Tiranes.

Lekundjet jane ndjere te forta  ne Tirane, Elbasan, Durres. Korce, Fier etj…

Njoftohen deme materiale…vijon

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Provokimi i Mustafa Nanos: Duhet të jemi më racionalë me Enver Hoxhën

Publikuar

-

Nga

Këtë verë, libri i Isuf Kalos “Blloku” ka bërë jehonë të madhe. Libri është një dëshmi e njeriut, i cili ka qenë pranë ish-diktatorit Enver Hoxha për vite me radhë, duke qenë se ishte doktori i tij personal. Megjithatë, “Blloku” i Kalos ka marrë shumë kritika.

Në monologun e kësaj të premteje në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano ndalet pikërisht tek ky libër. Ai thotë se mënyra se si Isuf Kalo ka folur për Enver Hoxhën është e pakuptueshme dhe e pafalshme për shumë njerëz.

 

 

Sipas tij, Kalo e ka nxjerrë diktatorin si tepër human, baba të devotshëm, bashkëshort të mirë dhe si një politikan serioz. Edhe pse ka një mendim tjetër për Enver Hoxhën, Nano thotë se “Blloku” është një dokument historik i rëndësishëm, për të cilin në të ardhmen shumë njerëz do jenë të kënaqur që ekziston.

“Më duhet të them se as mua nuk më puqet Enver Hoxha i Kalos me Enver Hoxhën që unë njoh. E megjithatë nuk jam dakord me ata që sulmojnë Isuf Kalon. Blloku i tij mund të ketë provokuar shumë vetë, ndoshta ndokënd edhe mund ta ketë lënduar por, përtej të gjitha shijeve e ndjesive individuale, ky libër është një dëshmi interesante për kohët e komunizmit. Pas 50 vjetësh askush nuk do të kujtohet ta sulmojë Isufin për anëmbajtje apo empati për të ligun. Të gjithë do jenë të kënaqur që kjo dëshmi është dhënë. E që është dhënë në mënyrë të sinqertë. Blloku është një dokument historik i rëndësishëm”, thotë Nano.

Por moderatori i “Provokacijas” thotë se ka bërë edhe një vëzhgim të fundit. Sipas tij, tashmë që jemi 30 vite pas përmbysjes së komunizmit, duhet ta gjykojmë në mënyrë më racionale diktatorin Enxer Hoxha.

Sipas tij, nuk duhen thënë thënë deklarata të panevojshme që e shndërrojnë figurën e Hoxhës si bartës të të gjitha të këqijave dhe veseve të botës.

Nano merr shembull librin e Ylljet Aliçkës në librin e tij më të fundit, ku thuhet se një grua e dënuar me vdekje u fut e gjallë në dhé. Kur fshatarët i bënë gropën u lemerisën teksa dëgjonin rënkime të dala nga thellësia e tokës.

Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai, thotë Nano.

 “Kam vënë re që ca e ca vijojnë të flasin për Enver Hoxhën ashtu si kanë folur një ditë pas përmbysjes së regjimit të tij, domethënë duke shtënë në punë veç mllef, urrejtje, neveri, apo ku di unë. Kur bëhet ky diskutim, njerëz të tillë, që rëndom kanë edhe përvoja personale vuajtjesh e persekucioni, përpiqen ta likujdojnë Enver Hoxhën si personazh të historisë thjesht duke thënë se ai ishte një maskara, qen e bir qeni, një armik i popullit të vet, një tradhtar, etj, etj. Unë mendoj se 30 vjet pas rënies së komunizmit mund të jemi pak më racionalë. Dhe të jesh racional nuk do të thotë të mohosh që ai ka qenë një diktator. Jo, kjo gjë tanimë është e dokumentuar. Edhe komunisti më budalla, thellë-thellë, bie dakord se Enver Hoxha ishte një diktator.

Të jesh racional do të thotë të mos thuash mufka që synojnë panevojshmërisht ta shndërrojnë figurën e Hoxhës nga katran në katran me bojë, që e nxjerrin atë si bartës të gjithë të këqijave apo veseve të botës, që e nxjerrin atë edhe pervers, pedofil, manjak seksual, vrasës manjak. Ah, se harrova, edhe homoseksual. Sepse dihet se çfarë mendojnë shqiptarët për një homoseksual.

Të jesh racional është edhe të mos thuash, siç thotë Ylljet Aliçka në një libër që sapo e ka publikuar, që një grua u dënua me vdekje thjesht se Enver Hoxha donte ta kishte si të dashur dhe se ajo i tha “jo”. Për këtë “krim”, ajo u fut në dhé e gjallë. Madje, fshatarët e zonës, ku kësaj gruaje i bënë gropën, u lemerisën teksa dëgjonin ca rënkime të dala nga thellësia e tokës, që ishin rënkimet e kësaj gruaje duke dhënë shpirt. Tani, gjatë regjimit të Enver Hoxhës ka pasur pa fund drama e tragjedira humane. Kjo nuk diskutohet, siç nuk diskutohet që fajtori kryesor për ato ka qenë Enver Hoxha. Ne mund të stisim edhe tragjedira të tjera në një roman fiction. Por mund t’i vëmë pak fré fantazisë dreqi ta hajë! Një njeri që futet i gjallë nën dhé nuk ka se si të rënkojë. Aq më pak ka gjasa që rënkimet e saj të jenë dëgjuar nga fshatarët e lemerisur. Sepse do të ketë dhënë shpirt shumë kohë para se toga e varrmihësve apo xhelatëve të kenë mbledhur rraqet e të jenë larguar. Le ta themi copë: Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai”, u shpreh moderatori i “Provokacijas”./abcnews.al

LEXO EDHE:  Anëtarja e kryesisë së PD: Shqiptarët nuk kanë besim te opozita

LEXO EDHE:  Heshtje varri/ Çfarë u fsheh me anullimin e vizitës së Bashës në SHBA

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: