LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Oh sa qejf vjedhim pa siklet”/Hajduti rikthehet në detyrë, ja “dhurata” e parë e Ramës

1 Korrik 2017, 18:20, Aktualitet CNA

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një denoncim të fortë lidhur me ndërprerjen e energjisë elektrole, që ka shoqëruar mbarë vendin ditët e fundit.

Në rrjetet sociale, Berisha shkruan se errësira vjen për shkak të vjedhjes dhe korrupsionit, duke e quajtur atë dhuratën e parë të mandatit të Noriegës së shqiptarëve.

Më tej, ai shton se hajdut Çela është rikthyer në krye të OSHEE dhe vidhet pa siklet.

Ja reagimi i plotë:

Erresira, per shkak te vjedhjes dhe korrupsionit
– eshte dhurata e pare e mandatit te Norieges se shqiptareve!
– Turizmi ne Shqiperi, si ne asnje vend tjeter te planetit, ne erresire dhe pa uje!
Te dashur miq, sapo perfundoi numerimi i votes se fundit, nje erresire e madhe pllakosi vendin. Digat, per shkaqe elektorale jane ne nivele qe ne fillim korriku nuk kane qene kurre me pare!
Eshte e vertet qe koha ka qene e thate. Por Edi Rama, ne vend se te blinte energji me kohe me çmime te arsyeshme dhe te ruante rezerven ujore ne diga, ai, duke menduar se do te humbasi zgjedhjet, zbrazi digat, dhe pasi liqenjte rane drejt kuotes se vdekjes tre jave me pare ai, ne kundershtim flagrant me ligjin pregatiti hajdutçe nje vendim qe energjine ta blinte KESH dhe jo OSHEE, siç kerkon ligji, pasi hajdut Çela nuk ishte me drejtor i OSHEE dhe ai nuk mund te vidhte ne blerjen e energjise.
Tani hajdut Çela u kthye ne krye te OSHEE dhe “oh sa qef vjedhim pa siklet” sepse çdo kilovat ore tani kushton se paku 2 here me shume se 1-2 muaj me pare kurse qytetaret dhe turistet do te kene si peshqesh veren e territ si dhurate te mandatit qe perçmuan dhe kundershtuan 4/5 e shqiptareve! Sb/CityNews

Lajmet e fundit nga