LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Errësira "pushton" gjithë vendin/Ndërprerje energjie dhe në spital, ja çfarë thotë OSHEE

1 Korrik 2017, 15:35, Aktualitet CNA

Ndërprerja e energjisë elektrike ka shoqëruar mbarë vendin, ku mijëra qytetarë kanë bërë denoncime në rrjetet sociale. Kufizimet e energjisë kanë qenë më të shumta javën e fundit, madje edhe në institucionet tepër të rëndësishme.

Mbrëmjen e kaluar, Spitali Ushtarak në kryeqytet ka qenë pa energji duke detyruar pacientët të dalin jashtë për shkak të temperaturave të larta.

Tirana, qyteti me konsumin më të madh të energjisë është më e prekura nga kufizimet, por jo e vetmja. Edhe ne rrethet e tjera të vendit raportohet se energjia po ndërpritet vazhdimisht, përfshirë rajonet turistike në zonat bregdetare.

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë mohon që ndërprerjet të jenë të qëllimshme dhe ja faturon fajin subjekteve që kryejnë punë publike, duke dëmtuar rrjetin.

?Është një proces që në një vend në ndërtim të vazhdueshëm cenohen vazhdimisht elementët e sigurisë së furnizimit të rrjetit. OSHEE personalisht në menaxhimin e saj nuk ka kryer asnjë lloj ndërprerje të programuar për qëllim ulje ngarkese, apo qëllim reduktimi të konsumit,”- deklaroi Elton Sevrani, drejtor i prokurimeve në OSHEE.

Krizë energjetike

Mungesa e reshjeve të shiut ka çuar me ritme të shpejta drejt tharjes Liqenin e Fierzës. Sipas statistikave zyrtare nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare, uji në basenin e Fierzës bie mesatarisht me 40 cm në ditë.

Niveli i Fierzës është afërsisht 274 metër dhe vazhdon të ulet ndërkohë që prurjet janë rreth 80 metër kub në sekondë duke qenë mesatarisht 40 për qind më të ulëta se vitet normale.

Qeveria preferoi të mos blinte energji gjatë muajve të kaluar. Madje gjatë fushatës elektorale, qeveria preferoi të shkarkonte të gjitha kaskadat, me qëllim që energjia mos mungonte dhe kjo mos i kthehej në kosto elektorale. Por raportimet nga të gjitha zonat e vendit tregojnë për mungesa të zgjatura energjie, dhe në vendet turistike ku sezoni ka filluar.

Për shembull, në të gjithë bregun nga Borshi deri në Sarandë energjia elektrike mungon me orë të tëra, në Tiranë energjia ndërpritet pa asnjë paralajmërim. Janë vetëm shenjat e para dhe nuk përjashtohet mundësia që kësaj vere të përjetojmë një krizë energjetike të zgjatur.

Lajmet e fundit nga