LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E rëndë në Korçë/ E mitura kishte arritur në nivelin e 30 të Balenës Blu, gati të vetëvritej

1 Korrik 2017, 10:05, Aktualitet CNA

Policia e Korçës ka parandaluar ditën e djeshme vetëvrasjen e një vajze të vogël, e cila kishte rënë pre e lojës vdekjeprurëse.

Ndërkohë janë zbuluar detaje të tjera në lidhje me ngjarjen e rëndë në Korçë, duke u mbajtur i fshehur identiteti i vajzës.

Nga informacionet e Policisë, mësohet se vajza fillimisht ishte dinstancuar nga shoqëria dhe familja. Ajo ishte futur në një botë virtuale dhe komunikimin e bënte vetem përmes saj.

Pas analizimit të këtij rasti, sektori kundër krimit kompjuterik në Korçë ka ndërhyrë dhe e ka ndaluar vajzën e vogël pikërisht në nivelin e 30 të lojës.

Vajzë mësohet se është nga periferia e qytetit të Korçës./CityNews

Lajmet e fundit nga