LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Akuza e fortë e Shpëtim Idrizit/Votat e PDIU iu numëruan një partie tjetër

1 Korrik 2017, 18:45, Aktualitet CNA

Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi, ka folur për herë të parë pas zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit.

I ftuar në emisionin ?Kjo Javë? me Nisida Tufën në ?News24?, Idrizi, i cili nuk arriti dot të merrte mandatin e tij në Qarkun e Tiranës ku dhe kryesonte listën, ka pretenduar se shkak për këtë u bë fakti se votat e PDIU iu numëruan një partie tjetër.

Idrizi kërkoi nga KQZ që të mos shprehet paraprakisht pa përfunduar certifikimi.

?Ne po marrim të gjitha të dhënat dhe po presim që KQZ të certifikojë votat dhe rezultatin. Mund t?ju them se në dijeninë time nuk janë hedhur të gjitha votat në sistem sepse janë pa hedhur ende edhe 3 kuti. Brenda këtyre kutive janë kufiri i 3% që i nevojitet PDIU për të marrë mandatin në Tiranë. Por ajo që penalizon PDIU është sistemi zgjedhor. Ne kemi 12347 vota në Tiranë dhe nuk kemi mandat ndërkohë që partitë e mëdha e kanë marrë 1 mandat në Tiranë me rreth 11 mijë vota. Pra ne nuk është se nuk i kemi marrë votat por votat e PDIU i janë hedhur një partie tjetër. Ne i bëjmë apel KQZ të mos shprehen paraprakisht?, tha Idrizi./CityNews

Lajmet e fundit nga