Connect with Us

Rama i kërkon mirditores në tavolinë të shkojë afër tij/Po ti pse s’afrohesh apo ke dëgjuar se rrah gra

Aktualitet

Rama i kërkon mirditores në tavolinë të shkojë afër tij/Po ti pse s’afrohesh apo ke dëgjuar se rrah gra

Publikuar

-

Kryeministri Edi Rama ësht ulur në drekë në një takim elektoral me punëtorë të fabrikës ‘’Mali Shoes’’.

Në krah Rama kishte një grua mirditore, të cilës i ka kërkuar të afrohet, sepse duhet të ulej edhe një burrë tjetër.

“Po ti pse nuk afrohesh, apo ke degjuar qe une rrah gra? S’ke faj se me gjithe ato qe ke degjuar per mua…A e ke degjuar se dhe une kam nje gjak mirditor?” i tha kryeministri./CityNews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Grupi për PD” i stimuluar nga Rama?/ Arben Imami i përgjigjet ‘gojëve të liga’: Basha nuk të zhgënjen…

Publikuar

-

Nga

“Grupi për PD” i stimuluar nga Rama?/ Arben Imami i përgjigjet ‘gojëve të liga’: Basha nuk të zhgënjen…

Ish deputeti i Partisë Demokratike, Arben Imami ka komentuar situatën politike në vend duke u ndalur tek “Grupi për PD-në”.

I ftuar në ‘Zonë e Lirë” ai u pyet se si do i përgjigjesh gojeve të liga që thonë se “Grupi për PD” janë të stimuluar nga Edi Rama për të krijuar këtë lloj përçarje në opozitë?.

Momentin që është bërë qesharak… është qesharak, është thjeshtë qesharak. Nuk fiton dot. Nëse duam të mbajmë një lider që nuk bën, është djalë i mirë për punë të tjera, ka bërë punë shumë të mira në vende të tjera, nuk kam gjë personale me të.

 Por në atë figurë, për këtë histori që krijoi në këto vite, nuk na zhgënjen asnjëherë, as dje nuk na zgjenjeu”. Shkurt, Basha nuk të zhgënjen”, u shpreh Arben Imami./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Jo vetëm Shqipërisë/ Hollanda i ‘pret krahët’ edhe Kosovës, kundër liberalizimit të vizave

Publikuar

-

Nga

Jo vetëm Shqipërisë/ Hollanda i ‘pret krahët’ edhe Kosovës, kundër liberalizimit të vizave

Holanda mbetet një ndër problemet kryesore të mos-liberalizmit të vizave për kosovarët. Ministrja e Jashtme e këtij shteti e ka cilësuar Kosovën si një vend me nivel të lartë korrupsioni e krimi të organizuar.

Parlamenti Evropian, vazhdimisht ka bërë thirrje që Kosovës sa më shpejtë t’i liberalizohen vizat, por vendimi i Këshillit të Ministrave vazhdon të jetë i pandryshueshëm.

“Deri më tani, nuk ka mbështetje të mjaftueshme për liberalizimin e vizave për Kosovën në Këshill. Siç e dini, liberalizimi i vizave është një proces teknik, i drejtuar nga standardet, në të cilin një vend duhet të përmbushë të gjitha kriteret paraprake përpara se Këshilli të vendosë t’i heqë vizat.

Gjatë diskutimit të fundit për këtë çështje në vitin 2018, Holanda arriti në përfundimin se vërtetimi i Komisionit mbi historikun e Kosovës kundër nivelit të lartë të korrupsionit dhe krimit të organizuar siç përcaktohet në raportin e Komisionit nuk ishte ende mjaft bindës”, thuhet në një përgjigje të Ministrisë së Punëve të Jashtme./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Arben Imami “shuplakë” Bashës/ “Opozita nuk funksionon, PD ka nevojë për reformë të thellë”

Publikuar

-

Nga

Arben Imami "shuplakë" Bashës/ "Opozita nuk funksionon, PD ka nevojë për reformë të thellë"

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Arben Imami, ka folur për nismën e “Grupi për PD-në”, i cili kërkon dorëheqjen e Lulzim Bashës.

Imami tha se PD ka nevojë për një reformë të thellë, pasi sipas tij, në këto 4 vitet e fundit nuk krijoi asnjë moment frymëzimi dhe shprese.

Ai deklaroi në emisionin “Zonë e Lirë” se opozita nuk funksionon dhe nuk krijon asnjë rrezik për qeverinë.

PD ka nevojë për një reformë të thellë dhe serioze, rrugëve të përfaqësimit të qytetarit në pushtet lokal dhe kudo. Një vend ku nuk funksionon opozita, ku opozita nuk krijon një rrezik aktual për shumicën që qeverisë… Ka qenë një qeverisje me shumë problematika, 4 vjeçari i parë ishte vetëm hashash dhe 4 vjeçari i dytë ishte investim i atyre parave. Problemi është si reflektohet, si punohet, si krijohet një forcë të jetë më e mirë se PS, të ngrejmë një forcë që të jetë më e mirë se PS, ajo mund të votohet. PD në këto 4 vite të fundit nuk krijoi në asnjë moment fuqi frymëzimi, shprese”, theksoi Imami./ CNA.al

LEXO TE PLOTE