LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama bën fushatë për PD?!/S’jemi armiq, nuk ka krijuar kurrë debat!

31 Maj 2017, 10:09, Aktualitet CNA

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim elektoral në Shëngjin të Lezhës. Ndër të tjera, Rama komentoi dhe marrëveshjen e arritur me Partinë Demokratike.

Ai tha se PD nuk është armike e qeverisë dhe se kjo e fundit nuk ka krijuar asnjëherë debat dhe armiqësi.

?Të ndalemi tek marrëveshja. Unë e mendoj ashtu siç e the ti (i drejtohet një nga të pranishmëve). Sigurisht që është një ngjarje që ka ndodhur në rrethana specifike dhe u krijuan rrethanat. Dhe gjithë ajo mbarsje tensioni dha produkt pozitiv. Në këtë kuptim njerëzit të paktën e kuptuan se s?jemi armiq të palës tjetër. Nëse ka pasur politika shumë armiqësi, nuk ka qenë investimi ynë në armiqësi. Jo se dua të heq pjesë të përgjegjësi të palës tonë, apo të timen për të gjithë atë vijë të gjatë tensioni. Por nuk kemi qenë ne ata që kemi nxitur. Kam shpresë se zgjedhjet të përfundojnë dhe të jenë të pakontestuara dhe kush humbet të përgëzojë fituesin. Kjo ishte dhe arsye se pse unë nuk patra asnjë hezitim që PD ti ketë gjithë sytë e veshët në administratë dhe të kontrollojë dhe të shohë se gjithë ajo paranojë se shteti vë njerëzit në rresht dhe ushtron presion, nuk është realiteti jonë. Ka dhe fenomene të tilla?, tha Rama./CityNews

Lajmet e fundit nga