LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Premtimet e Bashës në Vlorë/Pse duhet të më votoni

31 Maj 2017, 21:37, Aktualitet CNA

Lulzim Basha dhe ekipi i tij hapën fushatën në Qarkun e Vlorës. Nga Sheshi i Flamurit, Basha ftoi Edi Ramën të përballen në një debat televiziv.

?Ndaj këtu nga Vlora, nga sheshi i Flamurit, nga babai i Shqipërisë së pavarur Ismail Bej Vlora, Edi Rama të përsëris ftesën dhe thirrjen për debat televiziv. Eja të dalim para shqiptarëve bëj bilancin tënd, unë bej bilancin tim. Ti trego programin tënd, unë tregoj programin tim. Le të na gjykojnë Vlora, Shqipëria. Madje, le të jemi më konkretë sonte. Le ta bëjmë debatin e parë këtu meqë je deputeti i Vlorës. Këtu në këtë shesh, në Sheshin e Flamurit të ftoj të ftoj ta bëjmë debatin e parë televiziv electoral para shqiptarëve. Shqiptarët e meritojnë. Ka 5 ditë që e ftoj në debat dhe nuk ndihet fare. Asnjë përgjigje nuk kthen. Nga nuk e fut kokën dhe muhabetin por përgjigje për debatin nuk më kthen. Po kthe një përgjigje mor burrë i dheut. Eja në debat, mos ki frikë. Eja në debat sepse debati është kulturë demokratike. Unë e di pse ke frikë. Unë e di se nuk ke asnjë mënyrë për tu shpjeguar shqiptarëve për ato që nuk bëre. Sepse ajo që the që nuk kisha kohë e para është e pavërtetë. Pak kohë kishe për Lungo Maren dhe nuk e bërë?! 4 vjet për Lungo Maren. Dy vite mu deshën për Rrugën e Kombit. Vetëm dy vite?, tha Basha.

Kryedemokrati tha se ekonomia është rritur vetëm për një grush oligarkësh por jo për qytetarët e thjeshtë.

?Edi Rama thotë se ekonomia po rritet por populli nuk e kupton. Tani më lejoni t?u pyes. A ka ndonjë këtu që është punësuar vitin e fundit?! Kush ka gjetur punë në këto 2 vite?! Kemi kryefamiljarë këtu, kush paguan më pak taksa nga ju?! Kush e paguan më pak energjinë nga ju?! Kemi pensionitë, kush ka më shumë lekë sot se dy vite përpara?! Kjo është e vërteta dhe ju e dini, unë e di, gjithë bota e di. E di edhe Edi Rama por prap së prap thotë ekonomia është rritur por populli nuk po e kupton. Pse e thotë Rama këtë?! Edi Rama po thotë të vërtëtën. Po. Por jo të vërtetën tuaj, jo të vërtetën e popullit të Vlorës dhe shqiptarëve të thjeshtë. Ai po flet në emër të një grushti njerëzish. Po flet në emër të një grushti oligarkësh që kanë fituar qindra milionë euro nga taksat tuaja, me koncensione korruptive, me tendera korruptive?, tha Basha.

Basha u shpreh se do të jetë kryeministri i i halleve dhe njerëzve të thjeshtë me garancinë për rritje të ekonomisë së shqiptarëve sipas programit ekonomik për ulje taksash.

?Duke votuar për Republikën e re ju votoni për ekonominë e fortë dhe të nesërmen e sigurtë për çdo shqiptar. Sepse Republika e Re do të ketë në qendër të vëmëndjen qytetarin e thjeshtë. Ky është ndryshimi i madh mes asaj që lëmë pas dhe të resë që lindi jo thjeshtë si ideja ime por si vullneti juaj që e thërriti në kohë standardi europian, nevoja për të pasur një shtet të njëjtë si ata drejt të cilëve emigrojnë sot shqiptarët. Për mua Shqipëria janë shqiptarët, për mua Vlora janë vlonjatët. Unë nuk do të jem kryeministri i batutave dhe barcaletave. As i teatrit të vjetër të kukullave, as i fasadave, as i estradave. Unë do të jem kryeministri i vlonjatëve, do të jem kryeministri i halleve tuaja, do të jem kryeministri i ekonomisë, do të jem kryeministri i fermerëve, do të jem kryeministri it ë rinjve, i studentëve, fëmijëve, nënave. Unë do të jetoj dhe punoj me dhe për hallet tuaja. Dhe vij sot para jush me programin më të mirë ekonomik që ka njohur Shqipëria në 27 vite, të hartuar nga skuadra më e mirë ekonomike, të vulosur nga eskpertët e ekonomisë më të mirë botërorë, eskpertët ekonomikë të kancelares gjermane Angela Merkel. Do ti ulim taksat. Taksë e Sheshtë 9 %, ulje të TVSH-së, eleminim të dividentit, 1.5 % total ii xhiros, taksa e kombinuar lokale dhe qendrore për biznesin e vogël?, tha Basha.

Lajmet e fundit nga