
Basha “shpërthen” ndaj LSI/Pazari “bli këlysh e shit qen” ka marrë fund!
Kreu i demokratëve, Lulzim Basha, u ndal në Sarandë për një ...
Një debat i fortë ka filluar ditët e fundit brenda opozitës, në publik dhe në struktura. E gjitha lidhet me listën personale që Lulzim Basha ofroi te shqiptarët si alternativë përballë Edi Ramës, në zgjedhjet e 25 qershorit.
Lista mund të ketë shumë kontestime, mund të ketë edhe shumë vlerësime, por njerëzit debatojnë thjesht dhe vetëm për faktin ?A duhet apo nuk duhet mbështetur Lulzim Basha me atë listë që paraqiti?.
Në fakt, thelbi i problemit nuk është vetë lista, është Lulzim Basha dhe kriteret apo standardet, që ai ka vendosur në përzgjedhjen e kadidatëve që ka vendosur. Pra, ai ka marrë një vendim, ashtu siç e deklaron dhe vetë, ka përjashtuar gjysmën e partisë nga lista. Por, nuk ka dhënë ende standardin që kishte vendosur. A ishte një standard përjashtimi nga lista e kandidimit i të gjithë ish-ministrave të qeverisë Berisha?
Në rast se do shikojmë listën nuk mund të themi ?po?, sepse gjysma e qeverisë së djeshme ndodhet sërish në kandidim. Pra nuk ka pasur një standard të vendosur nga Basha.
Statuti i PD kërkon miratim të listës së kandidatëve nga Këshilli Kombëtar dhe minimalisht duhej të diskutohej në Kryesi. Edhe kjo nuk ka ndodhur. Pra kemi një tjetër standard të munguar, që Berisha ndoshta në shumicën e rasteve edhe formalisht kishte kurajo ta mblidhte Kryesinë dhe të vendoste qoftë edhe i vetëm në listë, por në prani të Kryesisë.
Një standard i tretë i munguar është minimalisht ndarja në mënyrë qytetare me personalitetet që largon nga karriera politike. Nuk ka asnjë telefonatë të vetme të Lulzim Bashës me ata që hiqte nga lista. Të paktën për t?i thirrur, për t?iu dhënë mendimin në sy dhe për të vendosur sërish një standard, që PD nuk i ka munguar.
Pra, këto tre detaje shumë të rëndësishëm, mungesa e komunikimit, përjashtimi pa mbledhur strukturat dhe standardi për t?u ndarë nga e shkuara, janë treguesit se Lulzim Basha thjesht dhe vetëm ka vepruar për të larguar ata që nuk i pëlqenin, që mund t?i zinin rrugën dhe këtë i vetëm apo në bashkëpunim me dikë tjetër ai e bëri dhe tashmë është fakt.
Pas standardeve, një pikë tjetër mjaft e rëndësishme janë kriteret e përdorura, këtë herë nuk po flasim për largimet, por për kandidimet e reja, pra kë largon dhe me cilat standarde, dhe kë zgjedh dhe me cilat kritere.
Ikin të vjetër dhe vijnë të rinj, është normale qarkullimi i elitave në politikë. Në rastin Basha iku gjysma e PD reale dhe erdhi gjysma e listës së tij familjare, por kjo nuk ka rëndësi se si do të shihet në publik. Rëndësi ka cilat ishin kriteret që Basha përdori për të vendosur të tijët.
Po të shohim listat, disa kryetarë degësh janë në zona fituese, disa në zona humbëse, të tjerë nuk janë fare. Diku riciklohen figura, diku vendosen të akuzuarit e qeverisë Berisha, diku tjetër futen disa të rinj pa asnjë kontribut. Mjafton një rast dhe një pyetje për Lulzim Bashën: Cili është kontributi i Klevis Balliut për demokratët e Pogradecit dhe pse ai duhet të ishte në listë fituese, përpara kreut të PD në Korçë? Cili është kriteri që ka vendosur për të rinjtë që do përfshinte në lista, në lidhje me vlerat, arsimin apo kontributet?
Në rast se kriteret e vendosura nga Basha kanë fytyrën e Fahri Balliut kjo do të ishte qesharake. Duke i parë të gjitha qarqet me radhë, në asnjë prej tyre nuk shikon të jetë ruajtur një parim. Diku mungojnë femrat, diku ka të futur të panjohur, diku kanë hyrë njerëz duke paguar, diku tjetër janë futur servilë pa peshë politike. Në lista mungon shumica e sekretariatit apo krerët e departamenteve.
Standarde nuk ka, kritere nuk ka, prandaj dhe ajo mund të quhet lista ?Basha? dhe njerëzit nuk kanë pse debatojnë janë pro apo kundër partisë së tyre, tashmë që lista doli. Lulzim Basha nuk është PD-ja. Ai nuk ka paraqitur një listë, duke marrë vendime në konsultim me faktorë të rëndësishëm brenda partisë, me strukturat e saj, me Këshillin Kombëtar dhe Kryesinë. Lulzim Basha nuk ka vendosur kritere për emërimet e reja, por ka hequr me një firmë gjysmën e partisë dhe ka vendosur ata që i pëlqejnë atij personalisht.
Lista ?Basha? nuk është lista e PD, ajo është lista e tij personale, ashtu siç e ka theksuar dhe në publik, jashtë çdo standardi, në mungesë të kritereve politike, në mungesë të pyetjes dhe vlerësimit nga strukturat e partisë.
Gjithmonë e më shumë po duket se baza ka një krisje dhe shkëputje me kryetarin e saj. Edhe media më e afërt e tij nuk e mbron dot atë lloj liste, sepse të gjithë tashmë e dinë: Ajo nuk është lista e PD, ajo është lista e Lulzim Bashës dhe Lulzim Basha nuk është PD-ja. Kjo thjesht dhe vetëm, sepse pa asnjë standard shpartalloi gjysmën e partisë dhe pa asnjë kriter emëroi pjesën tjetër për interesa familjare, korruptive dhe klienteliste. Prandaj, Lulzim Basha nuk është PD-ja. Lista e tij do tentojë të përfaqësojë PD./CityNews
Kreu i demokratëve, Lulzim Basha, u ndal në Sarandë për një ...
Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 21-vjeçar, pasi akuz...
Policia e Tiranës ka sqaruar ngjarjen e ndodhur në një gjimn...
Një sulm i tipiti kamikaz ka ndodhur sot, duke shkaktuar vik...
Një ngjarje e rëndë është raportuar nga një gjimnaz i kryeqy...
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim elektoral n...
Policia e Durrësit jep detaje pas incidentit të ndodhur në n...
Ministria e Financave ka paralajmëruar punonjësit e saj dhe ...
Kreu demokrat, Lulzim Basha, zhvilloi sot takimin e radhës, ...
“Nuk jeni Ju, Është gjendra tiroide e Juaja” PhD Entela PUCA...
Në Qarkun e Korçës situata në Partinë Demokratike duket të j...
Kishte një hall miku im. Më kërkoj ndihmë për të ndërhyrë te...
Kryetari i Partisë Socialiste të Tiranës, Saimir Tahiri, dhe...
Një i ri është dhunuar barbarisht në Dibër. Ngjarja ka ndodh...
Nga Konispoli, ku po zhvillon takimin e radhës në kudër të z...
Kreu demokrat, Lulzim Basha, ndodhet paraditen e sotme në Ko...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për ngjarjen e ndod...
Dështimi spektakolar i Lulzim Bashës për të përmbushur qoftë...
Artan Lame ka dorëzuar sot zyrtarisht postin e drejtorit të ...
Dje mediat afër Edi Ramës dhe të sponsorizuara prej tij fill...
CNA.al ka publikuar të dhënat e pasurisë së deputetit ...
Ish-drejtori skandaloz i “Rrugëve”, Lefter Gështenja, që i...
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Akil Kraja, në një ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, vijon të publikojë denonci...
Kunati i Mimi Kodhelit, ish-ministes së Edi Ramës, pasi ka...
Vettingu nuk po arrin të zgjidhë të gjitha problemet e...
Komisionerja e Vettingut, Etleda Çiftja, është paraqitur s...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga de...
Një trailer i ngarkuar me grurë, i cili po udhëtonte në dr...
SPAK-u ka hequr dorë nga hetimi i dosjes së drogës me bana...
Klodan Keqi, autori i dyshuar për vrasjen e dy ditëve më p...
Mbrëmjen e së enjtes, policia njoftoi së kishte arrestuar ...
Reshje të dendura shiu kanë përfshirë Tiranën, mesditën e so...
Së fundmi është hapur një peticion në lidhje me disa emisi...
Vendi ynë do të jetë me kthjellime dhe kalime vranësirash ...
Ashtu si ditët e fundit, edhe nesër do të ketë një rën...
Autoritetet ruse kanë bllokuar llogarinë kryesore në r...
Shpërthimet që ndodhën gjatë kësaj jave në bazën ajrore ru...
Departamenti i Drejtësisë po i kërkon një gjykate federale...
Miku im rus Artjom e pëlqen Finlandën: liqene të bukura, n...
Këtë vit Festivali Mbarëkombëtar i Komedisë, “Koko Fest”, ...
Kur flasim për qytetin e Korçës në mesjetë duhet të ke...
Pas një beteje të gjatë me sëmundjen, është ndarë nga ...
Dy mijë vjet më parë, Perandoria Romake ndodhej në kul...
Monedhat e huaja kanë një qëndrueshmëri në blerje dhe shit...
Kompania "Ryanair" ka thënë se nuk do të ofrojë më fluturi...
Lufta në Ukrainë dhe çmimet e larta të energjisë po i kush...
Dollari amerikan po ndjek rrugën e euros në tregun valutor...