LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kush e sulmoi Ramiz Çobajn

31 Maj 2017, 08:31, Aktualitet CNA

Dje mediat afër Edi Ramës dhe të sponsorizuara prej tij filluan një sulm ndaj kreut demokrat të Shkodrës, Ramiz Çobaj. Ata e akuzonin se ai kishte qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit. Por, pse ky sulm, pse pikërisht tani, në këtë moment, dhe nga kush?

Në rast se Çobaj është një ish-sigurims, PD nuk duhet ta kishte futur fare në listat e saj dhe për më tepër Lulzim Basha është përgjegjësi numër një, që ai është kandiduar dhe zgjedhur kryetari i PD në Shkodër. Por kjo tashmë është e kaluar, le t?i kthehemi këtij momenti.

Ramiz Çobaj sulmohet tani, pasi dha dorëheqjen dhe më pas në një konferencë për shtyp deklaroi moskandidimin e tij në listën e PD, në zonën humbëse.

Në këtë moment, kreu i demokratëve të Shkodrës sulmohet ashpërsisht nga mediat e Ramës, që shpesh disa prej tyre për shkak të lidhjeve dhe financimeve përdoren nga Lulzim Basha.

Pra, sulmi ndaj Ramiz Çobajt nuk ishte aspak në interesin e socialistëve, për ta nxitur dhe afruar atë më tepër me PD. Përplasja dhe përçarja ishte në favor të PS.

Ndërkohë, menjëherë sapo ndizet situata, ndaj tij vjen një sulm, që bëhet pjesë e një zinxhiri mediatik për ta goditur, jo për ta trembur, por për t?i thënë se ?ti je ky dhe po të sulmon Edi Rama?.

Në rast se të majtës i interesonte një PD e përçarë dhe largimi i Ramiz Çobajt, kujt i interesonte që ai të qëndronte aty ku ishte dhe të angazhohej fort në fushatë? Askujt tjetër, veç Lulzim Bashës. Dhe sulmi ndaj kreut të PD në Shkodër, duke përdorur disa media, të cilat janë afër kreut të qeverisë, është thika pas shpine, që Lulzim Basha si tradhtar dhe i pabesë bën ndaj kryetarit të një prej degëve më të mëdha, më aktive dhe më mbështetëse të Partisë Demokratike./CityNews

DOKUMENTI/ Ish-sigurimsi Ramiz Çobaj, tani kreu i PD Shkodër, më 31 mars ?91 survejnonte komisionerë e militantë të PD që votonin kundër Ramiz Alisë

http://shqiptarja.com/politike/2732/–8203-u-t-rhoq-nga-lista-ramiz–obaj-ka-qen–n–sigurimin-e-shtetit-421881.html

Lajmet e fundit nga