LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Itali, po ktheheshin për në shtëpi/ Breshëri plumbash mbi vëllezërit shqiptarë

31 Maj 2017, 18:15, Aktualitet CNA

Dy vëllezër shqiptarë në Itali kanë rënë pre e një atentati në orët e para të mëngjesit të sotëm, si pasojë e të cilit është plagosur rëndë një prej tyre.

Ngjarja ka ndodhur në zonën ?Monterotondo Scalo? të kryeqytetit italian, Romë.

Mësohet se dy persona me motor, me fytyrë të mbuluarm i kanë zënë pritë vëllezërve teksa ishin duke u kthyer në shtëpi.

Njëri prej tyre, 25 vjeçari i cili mendohet se ka qenë shenjestra e atentatit, është qëlluar me 5 plumba dhe është lënë i shtrirë në tokë në trotuar i mbuluar me gjak.

Ai është dërguar menjëherë në spital nga kalimtarët e rastit, dhe ndodhet në gjendje të rëndë, e ndërsa vëllai tjetër është plagosur lehtë.

Nuk bëhet i ditur identiteti i vëllezërve shqiptarë, e ndërsa po punohet për kapjen e autorëve./CityNews

Lajmet e fundit nga