LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Faktet/ Si po e betonizon Erion Veliaj Tiranën

31 Maj 2017, 13:14, Aktualitet CNA

Prononcimi për median i Nënkryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, z. Luan Rama

Pallate shumëkatëshe edhe në lulishten pranë ish -Parkut të Autobusëve

Kur ishte në Bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha e akuzonte Edi Ramën se i bllokonte projektet për arsye politike. Por 2 vjet pasi Basha e la drejtimin e Bashkisë, vendimet e Erion Veliaj po nxjerrin në dritë të vërtetën mbi arsyet e bllokimeve. Më 24 prill të vitit 2015 Basha inaguroi një lulishte në rrugën e Kavajës, pranë ish ?Parkut të Autobusëve; një hapësirë prej disa mijëra metrash katrorë që i kishte shpëtuar betonizimit.

?Kryeministri befasohet sot nga ajo që sheh se ka menduar që e ka bllokuar çdo projekt të bashkisë së Tiranës. Deri para një muaj e gjysmë, 2 muajsh, këtu nuk rrinim dot sepse pirgu i inerteve, i mbeturinave, i ndotjeve dhe i shkurreve që kishin mbirë mbi to. Ishte bërë një monument i harresës, i pakujdesisë, i mungesës së higjienës dhe kujdesit në zemër të qytetit?akuzonte Basha në atë kohë (shih videon e publikuar nga lapsi.al).

Por dy vjet më vonë, i zgjedhuri i Ramës në Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, ka vendosur që ta prishë projektin e Bashës. Ngjitur me Policinë Bashkiake do të ndërtohet një kompleks pallatesh shumëkatëshe.

?Kjo eshte lulishtja ngjitur me policine Bashkiake. Sot bashkia erdhi dhe shkuli gjithe pemet sepse ne kete lulishte kane planifikuar te ndertojne nje kompleks 100.000 m2 ndertim. Firma ndertuese do te jete Arlis Ndertim e Besnik Sulajt, pronarit te Taiëan dhe Armos. Lejet jane dhene, por ndertimi do te filloje mbas zgjedhjeve. Ka vetem nje menyre se si kjo hapesire mund te shpetohet: revolta e banoreve. Nese heshtim, ta gezojme betonin?, denoncon organizata Qytetarët për Parkun në faqen e saj në Facebook.

Sot është lehtësisht e kuptueshme që Edi Rama nuk ka dashur të bllokojnë Bashën për të prerë shiritin e ndonjë lulishtje. Ai ka synuar ta ndalojë që asaj hapësire të degraduar t?i japë identitet. Me sheshin e kthyer në lulishte, do të ishte më e vështirë që të ndërtohej.

Por tani Rama ka njeriun e duhur që ka marrë përsipër të çojë më tej projektin e pamoraltë të betonizimit të Tiranës.

Erion Veliaj, që erdhi në krye të bashkisë me premtimin ?zero ndërtime? ka dhënë dhjetëra leje për të ndërtuar në zona të mbingopura me beton dhe nëpër lulishte dhe nuk ka shfaqur ndonjëherë probleme të moralit në raport me gënjeshtrën.

Pemët e mbjella në lulishten pranë ish ?Parkut të Autobusëve janë shkulur. Shumë shpejt zona do të rrethohet dhe makineritë e rënda do të nisin gërmimet.

Pallatet do të jenë 12 deri në 15 kate me disa kate nën tokë. Ndërtues, sipas organizatës ?Qytetarët për Parkun? është një klient i njohur i Edi Ramës.

A është kjo lulishtja e vetme që po prishet për t?u lënë vendin pallatëve shumëkatëshe?

Një leje tjetër ndërtimi është dhënë në lulishten që kryqëzon bulevardin Bajram Curri me rrugën e Elbasanit.

Një kullë shumëkatëshe do të ndërtohet në sheshin pas Hotel Tirana International nga një biznesmen i njohur si klient i Edi Ramës.

Një tjetër hapësirë është ajo e aneksit të stadiumit ?Qemal Stafa?. Opozita ka denoncuar disa herë se Veliaj ka miratuar aty një leje ndërtimi për një pallat shumëkatësh. Një ndërtesë 3 ? 4 katëshe që qëndronte në cep të aneksit është prishur. Banorët thonë se janë pikërisht investitorët e rinj që e kanë shembur për të krijuar hapësirën e nevojshme për ?një monstër tjetër prej betoni?.

Në rrugën Mine Peza, në mars të këtij viti, një grup banorësh denoncuan prishjen e një hapësirë të lirë mes pallateve të tyre. Hapësira ishte rrethuar dhe kishin nisur punimet për një pallat, pa njoftim, pa tabelë siç e kërkon ligji.

Mediat pranë opozitës e akuzuan para disa ditësh se në prag të zgjedhjeve të përgjithshme Veliaj ka hapur thesin duke dhënë 100 leje ndërtimi.

Këto pallate të reja do të ndërtohen mbi shtëpi të vjetra e hapësira të gjelbërta.

Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se vetëm në tremujorin e fundit të vitit 2016 Bashkia e Tiranës e drejtuar nga Erion Veliaj ka dhënë 41 leje ndërtimi.

Në total për të gjithë vitin 2016 Veliaj ka dhënë 106 leje ndërtimi, ose 20 % më shumë se në vitin 2015, nga 455 leje të dhëna në të gjithë Shqipërinë.

Më 21 dhjetor të vitit 2016, në emisionin Top Story, Erion Veliaj, në përpjekje për të mbrojtur premtimin e tij për ?zero ndërtime? në Tiranë, deklaronte: ?Në fakt, u bë një vit e gjysmë që nuk janë dhënë leje ndërtimi në Tiranë?.

Një javë më vonë, më 28 dhjetor 2016 në emisionin ?Tonigt? të Ilva Tares, ai tentoi t?i shmangej përgjegjësisë për lejet, duke thënë se premtimin e kishte pasur për planin e vjetër urbanistik, jo për të riun.

Tare: Në fushatë keni thënë edhe zero ndërtime

Veliaj: Në planin e ri kemi përcaktuar se sa ndërtime mund të mbajë një zonë. Një familje e vjetër tiranse tek njësia 8. Të trija gjeneratat jetojnë në të njëjtën shtëpi me qerpiç. Plani është bërë nga kolegët tanë italianë dhe holandezë. E gjithë Tirana është një hartë ku niveli i dendësisë është 1/3-ta e ndërtimit që kishin parashikuar këta të gjumit.

Në 9 qershor 2015 Erion Veliaj e paraqiti projektin e tij për ?zero ndërtime? në studion e “Opinion” ku ka mbrojtur tezën se me nënshkrimin e tij nuk do jepen leje ndërtimi gjatë mandatit të parë. Videoja e publikuar nga lapsi.al u bllokua në internet. ?Dua të mbahem mend si një njeri që ndërtoi më shumë parqe sesa pallate?, deklaronte Veliaj.

Në tetor të vitit 2016, duke prezantuar planin urbanistik, ai u shfaq jo më në mbrojtje të hapësirave të gjelbërta, por të kullave shumëkatëshe.

?Ka shumë njerëz që thonë unë i urrej kullat. Ok, por ja t?u bëj një pyetje: nëse ne kemi një hapësirë 500 m2, është më mirë që dikush ta harxhojë të gjithë këtë hapësirë, në pronën e tij private, me të drejtën për ta zhvilluar, me 2 kate, apo ndoshta mos është më inteligjente që të përdorë vetëm 100 m2, ta bëjë 10 katësh, se ajër kemi, por tokë nuk kemi dhe gjithë hapësirën tjetër t?ia lërë publikut??

Gjetje inteligjente apo shpikje për interesa? Të dhënat tregojnë se shtimi i dendësisë së pallateve në Tiranë nuk bëhet për strehim. Në Tiranë janë të paktën 8 mijë apartamente që qëndrojnë bosh.

Sipas një shkrimi të javës së shkuar të publikuar në revistën Monitor, ndërtuesit paralajmërojnë se kullat e larta që ka projektuar binomi Rama ? Veliaj ?mund të hapë një gropë që do t?i përpijë të gjithë dhe tregu mund të shkojë në kolaps?.

Se kujt do t?i sherbejnë këto kulla, qytetarëve apo klientëve të pushtetit, përgjigjen e japin statistikat, sipas të cilave, shtimi i popullsisë në Shqipëri është ndër më të ulëtit që nga viti 1990.

?Dy vitet e fundit, shtesa natyrore e popullsisë shqiptare ishte rreth 10.3 mijë persona, më e ulëta që nga viti 1990. Me rreth 32 mijë lindje në vit dhe 22 mijë vdekje, ky tregues është larg fillimit të tranzicionit, kur Shqipëria shtohej me 60-80 mijë persona në vit, sipas të dhënave të INSTAT?. /Lapsi.al

Lajmet e fundit nga