LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skandal elektoral!/Drejtoresha e Arsimit në fushatën e PS (Emri-Foto)

30 Maj 2017, 21:19, Aktualitet CNA

Partitë politike kanë nisur fushatën elektorale për zgjedhjet e 25 qershorit. Denoncime të shumta janë bërë kundër palëve politike, kryesisht Partisë Socialiste, e cila duket se po përdor për fushatën elektorale edhe drejtorët e arsimit.

Rasti më i fundit është denoncuar nga gazetari Jakup Gjoca, i cili denoncon në rrjetet sociale një skandal elektoral. Bëhet fjalë për drejtoreshën e Arsimit të Librazhdit, Bardha Qatja, e cila merr pjesë me mësuesit në fushatën elektorale të PS.

?Skandal Elektoral!Drejtoresha e Arsimit të Librazhdit Bardha Qatja, (gruaja me syze përballë Taulant Ballës), merr pjesë me mësuesit në Fushatën Elektorale të Partisë Socialiste!?, shkruan gazetari shoqëruar dhe me foto nga takimi./CityNews

Lajmet e fundit nga