LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sekuestrohen 90 kg drogë në Korçë/Ishte fshehur në pyll

30 Maj 2017, 07:21, Aktualitet CNA

Policia e Korçës ka goditur një tjetër rast të ?Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike?. Gjatë aksionit janë sekuestruar 90 kg kanabis sativa, e futur në 13 thasë.

Lënda narkotike u gjet në vendin e quajtur ?Pylli i fshatit Lekas?, ndërsa vijon puna për identifikimin, kapjen e autorëve, si edhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Veprimet proceduriale të rastit u kryen nga Specialistët e Seksionit për Narkotikët, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale: ?Prodhimi dhe shitja e narkotikëve? parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal/CityNews

Lajmet e fundit nga