LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nis furtuna e shkarkimeve/Ministrja teknike çon në shtëpi oficerin e Policisë Gjyqësore

30 Maj 2017, 06:45, Aktualitet CNA

Një tjetër shkarkim ka ardhur nga ministrat teknikë të Lulzim Bashës.

Vetëm një ditë pasi Ministria e Drejtësisë shkarkoi dhe kallëzoi Drejtorin e Burgjeve në Tropojë, Granit Kurmekal, për veprën penale të përfshirjes në fushatën zgjedhore të një subjekti zgjedhor, Ministria e Financave ka kryer një tjetër largim nga detyra.

Ministrja Helga Vukaj ka shkarkuar nga detyra oficerin e policisë gjyqësore, Kliton Bistri, pasi ka marrë pjesë në fushatë zgjedhore duke shkelur ligjin.

?Ministria e Financave bën me dije shkarkimin nga detyra te specialistit te hetimit tatimor, oficer i Policisë Gjyqësore Kliton Bistri, për pjesëmarrje ne kundërshtim me ligjin dhe urdhrin nr.65/ 2017 të Kryeministrit në fushate elektorale, duke cenuar rëndë figurën e OPGJ dhe standardet zgjedhore?, thuhet në njoftimin e ministrisë./CityNews

Lajmet e fundit nga