LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mori pjesë në mitingun e PS/Ministri i Bashës pezullon drejtoreshën

30 Maj 2017, 12:48, Aktualitet CNA

Ministria e Shëndetësisë ka pezulluar nga detyra drejtoreshën e Qendrës Shëndetësore numër 1, Lushnje, pasi dyshohet se ka marrë pjesë në fushatë dhe për më tepër ka detyruar edhe vartësit.

Ky vendim vjen një ditë pasi emisioni investigativ BOOM denoncoi pjesëmarrjen e punonjësve të kësaj qendre shëndetësore në një miting të PS-së.

Ministri ka urdhëruar ngitjen e një grupi hetimor për verifikimin e akuzave.

Po sot Ministri i Shëndetësisë, Arben Beqiri, ka thirrur në një mbledhje të gjithë drejtorët e spitaleve rajonale dhe të Tiranës për risjelljen në vëmendje të respektimit të urdhrit të Kryeministrit për mospjesëmarrjen në fushatë elektorale.

DEKLARATA E MINISTRISË SË SHËNDETËSISË

Ministria e Shëndetësisë, pasi ka ndjekur emisionin investigativ BOOM , që paraqet dëshminë e përdorimit të administratës publike (personelit të Qendrës Shëndetësore numër 1, në Lushnje) në fushatën zgjedhore, ka vendosur:

1- Pezullimin e drejtoreshës së Qendrës Shëndetësore numër 1, deri në sqarimin e plotë të situatës.

2- Ngritjen e një grupi pune për verifikimin e situatës në terren (përkatësisht në Qendrën Shëndetësore numër 1, Lushnje)

Marrë shkas nga kjo ngjarje Ministri i Shëndetësisë, z. Arben Beqiri ka thirrur sot në një mbledhje të gjithë drejtorët e spitaleve rajonale dhe të Tiranës për risjelljen në vëmendje të respektimit të urdhrit të Kryeministrit nr. 65, datë 12.05. 2017./CityNews

Lajmet e fundit nga