LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

KQZ hedh shortin/Ja si renditet LIBRA, SFIDA dhe partitë e vogla

30 Maj 2017, 08:31, Aktualitet CNA

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka hedhur mëngjesin e sotëm shortin për renditjen e partive në fletën e votimit të zgjedhjeve të 25 qershorit. Partia LIBRA e Ben Blushit do të renditet e tetëmbëdhjeta në listën e fletës së votimit, pas shortit të hedhur nga KQZ.

Partia SFIDA, e cila përfaqësohet nga Gjergj Bojaxhi, do të jetë e katërta në fletën e votimit, përpara
republikanëve të Mediut, që do të jenë të pesta.

FRD e Bamir Topit do të jetë e njëmbëdhjeta në fletën e votimit, PDIU do të jetë e trembëdhjeta, partia Social Demokrate e Skënder Gjinushit do të jenë në rendin e nëntë, PAD do të jetë e teta dhe PDS e Paskal Milos do të jetë e rreshtuar në vendion e dymbëdhjetë të listës./CityNews

Lajmet e fundit nga