Connect with Us

Ja simbolet e Republikës së Re në jug të vendit

Aktualitet

Ja simbolet e Republikës së Re në jug të vendit

Publikuar

-

Lulzim Basha ka prezantuar së fundi projektin e tij apo atë që mund të quhet oferta e Lulzim Bashës për shqiptarët. Prej disa javësh, ai po prezanton Republikën e Re.

Një projekt që e mbështesin të gjithë, të majtë e të djathtë, Republika e Re është shpëtimi për Shqipërinë dhe shqiptarët dhe sidomos kur shikon se cilët janë përfaqësuesit më dinjitozë të kësaj Republike.

Cilët do të jenë ata që do ta udhëheqin Republikën e Re? Strategët e saj që do të ndërtojnë një të ardhme të ndritur për shqiptarët dhe fëmijët e tyre.

fahri balliuNë krye qëndron Fahri Balliu, një botues dhe polemist, i pashembullt në llojin e vet. Republika e Re do të ketë fytyrën e Fahriut, jo sepse ai do të jetë vetë deputet, ai kurrsesi nuk mund të pranonte të ishte pjesë e listave.

Gojët e liga thonë se Lulzim Basha i është lutur 4 vjet dhe mezi i mbushi mendjen që ta binte djalin kandidat. Fahriu nuk pranon ofiqe, ai nuk është hajdut, ai nuk është thjesht një batakçi. As i korruptuar, as gjobaxhi, as imoral, ai është thjesht Fahriu i Republikës së Re, që të gjithë janë xhelozë.

Republika e Re mund të ketë fytyrën e Fahriut, por do të shkëlqejë me Tritan Shehun. Më në fund pas 20 vitesh, Gjirokastra do të nderohet dhe krenohet me Tritanin, ai është këmbëngulës dhe më në fund u bë edhe njëherë deputet. Gtritan shehuojët e liga thonë se është dashur ndërhyrja e doktorit që Tritani të pranonte.

LEXO EDHE:  “‘Bomba biologjike’ e Gjirokastrës”/ Paralajmëron Shehu: Virusi po merr dimensione të rrezikshme

Nuk është i vjetër, Tritani është i ri, disa ditë ka në Partinë Demokratike. Nuk ka qenë kurrë ministër i saj, sepse ato përpara viti ‘97 nuk quhen. Dhe ata që flasin për histori me presh, thjesht dhe vetëm gënjejnë.

Më i miri nga të gjithë, në jug të vendit është Genc Pollo, njeri besnik, i ndershëm, familjar, qytetar, del tek ai dhe kthehu pas. Gojët e liga thonë se ai nuk pranonte që të ishte në listë fituese, ndryshe do të dilte të themelonte një parti të re, por u desh ndëhyrja e Fahriut dhe Ferdinand Xhaferrit që ai të pranonte.

Është simbol i Republikës së Re, sepse është i ndershëm, në katër vite ministër Arsimi nuk dha asnjë licensë dhe nuk lejoi të hapeshin kioska universitare. Më pas në 4 vite luftoi si asnjëherë për digjitalizimin, bërjen e tenderave të shpejtë dhe të drejtë pa korrupsion. Ato akuza që i thonë janë të  gjithë gënjeshtra.

Këta të tre janë të rinj në moshë, plot energji, të ndershëm, janë strategë të Republiëks së re në jug të vendit, në Fier, Gjirokastër dhe në Korçë.

E si mund të ndodhte ndryshe, a mund të kuptohej Republika e Re pa këta tre yje që kanë shkëlqyer në besnikërinë  e tyre ndaj Partisë Demokratike, demokratëve dhe shqiptarëve, me ndershmërinë e tyre që ata shfaqin kudo? Prandaj me fytyrën e tyre Republika e Re do të fitojë./CityNews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

“Uragani” Berisha zbret në Kavajë/ Mijëra qytetarë në pritje të liderit historik

Publikuar

-

Nga

Ish kryeministri Sali Berisha ka mbërritur në qytetin e Kavajës, për takimin e radhës me demokratët.

Lideri historik i PD, është pritur nga qindra demokratë të zjarrtë të qytetit me entuziasëm, brohorima dhe duartrokitje.



Shumë prej tyre e kanë shoqëruar me makian që nga Shkëmbi Kavajës.

Kavaja është një qytet që në 30 vite është quajtur bastion i demokratëve dhe që është humbur nga Lulzim Basha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Berisha të rikthehet në krye të PD”/ Spaho i ashpër ndaj Bashës: Kemi humbur shumë beteja zgjedhore

Publikuar

-

Nga

Deputeti i Partisë Demokratike Edmond Spaho ka evidentuar krizën që ka kapur selinë blu gjatë viteve që është drejtuar nga Lulzim Basha.

Spaho shigjeton Lulzim Bashën si shkaktarin kryesor për situatën në të cilën ndodhet PD, ndërsa shtoi se kryeopozitari ka dështuar në 4 beteja zgjedhore.

Kemi humbur 4 beteja elektorale: 2015, 2017, 2019 që na tha dhe Komisioni i Venecias, që na vuri tërë fajin ne për qëndrimin që mbajtëm dhe 2021. Pra, dy palë zgjedhje lokale dhe dy palë zgjedhje të përgjithshme. Kur do të vijmë ne në pushtet? Cili drejtues i PD ka humbur kaq shumë dhe ka vazhudar të drejtojë?

Nëse ne nuk kemi të drejtën të mendojmë ndryshe dhe të flasim, atëherë partia përfundon kështu si ka përfunduar. Në një drejtim autokratik, individualist ku gjithçka merr rrugën “bëni si them unë, bëni si them unë sepse i pari këtu jam unë dhe s’ka tjetër”, tha Spaho.



Deputeti u shpreh se kreu i PD nuk e ndalon dot mbledhjen e Kuvendit Kombëtar dhe nëse zgjidhet nga anëtarësia, Sali Berisha duhet të rikthehet në krye të partisë.

LEXO EDHE:  Ja emrat e kandidatëve të PD në Gjirokastër (në përditësim)

LEXO EDHE:  ''fotografia nuk gënjen''

“Foltorja i ka dhënë një goditje tërmeti Partisë Demokratike, shumë të nevojshme pasi jemi bërë një parti e mbyllur e cila drejtohet në mënyrë shumë autoritare. Në flasim që Berisha ka drejtuar si diktator, ndryshon si nata me ditën me mënyrën si drejtohet sot PD. Shumica e delegatëve të Kuvendit Kombëtar duan që të mblidhet Kuvendi Kombëtar kështu që le të vijë nëse ka mbështetjen. Por shumica, do ta shikoni kur të dorëzohen formularët e mbledhjes së Kuvendit, shumica e delegatëve mbështesin lëvizjen e Foltores e cila do t’i garantojë ndryshim PD-së. Nëse do t’i garantojmë këto për zotin Berisha, sigurisht do të jetë kryetar i partisë”, tha ai.

Përsa i përket amendamenteve kushtetuese të depozituara nga PD në Kuvend, Spaho tha se opozita nuk ka asnjë instrument që mund t’i imponohet PS për arritjen e konsensusit, përveçse votës për zgjatjen e afateve të vettingut./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

370 të helmuar në Krujë/ Dalin analizat paraprake të ujit, ja çfarë u konstatua

Publikuar

-

Nga

Ndotja e ujit në qytetin e Krujës, që për pasojë solli edhe helmimin masiv të dhjetëra qytetarëve, ka ardhur për shkak të amoniakut në ujë mbi normë.

Bashkia e Krujës ka publikuar dhe reagimin e Ujësjellës Kanalizime ku thuhet se  “Nga të dhënat paraprake të analizave fiziko-kimike të deritanishme, dyshohet se reshjet e dendura të shiut ditën e shtunë pasdite dhe në orët e para të ditës së dielë, në të gjithë territorin e Bashkisë Krujë dhe në veçanti në Malësinë e Krujës ku ndodhen veprat e marrjes së ujësjellësit, të kenë sjellë kontaminimin e ujit të pijshëm, ku paraprakisht është konstatuar prezencë e amoniakut mbi normë”.

Reagimi i plotë:

REPUBLIKA E SHQIPERISË

UJËSJELLËS KANALIZIME KRUJË SHA

NJOFTIM

Në vijim të situatës së ndodhur në qytetin e Krujës, ku gjatë ditës së djeshme, e Hënë datë 25/10/2021, janë paraqitur për ndihmë mjekësore një numër i konsiderueshëm banorësh pranë Spitalit Bashkiak “Stefan Gjoni” Krujë me komplikacione shëndetësore, të cilat dyshoheshin si shkak prej konsumimit të ujit të pijshëm, sqarojmë si vijon :



Menjëherë, si masë e parë prej dyshimit të ngritur, në orën 10:30 të ditës së Hënë, Ujësjellës Kanalizime Krujë sh.a ka ndërprerë furnizimin me ujë të pijshëm për banorët e qytetit të Krujës dhe nga ana e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor janë kryer analizat e ujit në burim, në depot e qytetit dhe në pikat fundore të rrjetit shpërndarës. Gjithashtu, nga ana e Institutit të Shëndetit Publik janë marrë mostra të ujit dhe disa kampione tek pacientët e hospitalizuar për të analizuar dhe gjetur shkaqet më të detajuara.

Nga të dhënat paraprake të analizave fiziko-kimike të deritanishme, dyshohet se reshjet e dendura të shiut ditën e shtunë pasdite dhe në orët e para të ditës së dielë, në të gjithë territorin e Bashkisë Krujë dhe në veçanti në Malësinë e Krujës ku ndodhen veprat e marrjes së ujësjellësit, të kenë sjellë kontaminimin e ujit të pijshëm, ku paraprakisht është konstatuar prezencë e amoniakut mbi normë. Gjithsesi ky rast mbetet për tu verifikuar pasi analizat periodike te kryera nga laboratorët e NjVKSh përpara kësaj periudhe, kanë rezultuar të jenë në norma optimale. Dje janë analizuar edhe mostrat e ujit nga veprat e marrjes në Shkretë dhe në burimin e Livadheve, ku parametrat fiziko – kimike të të cilëve kanë rezultuar të jenë vazhdimisht brënda normave. Sot, janë analizuar nga NjVKSh mostrat e marra nga depozitat e qytetit të cilat kanë rezultuar brënda normave të lejuara. Gjithsesi, jemi në pritje edhe të analizave më të detajuara mikro – biologjike nga ISHP, të cilat do të japin të dhëna më të detajuara të normave të komponentëve të ujit dhe do të shërbejnë për çertifikimin e furnizimit në vijim të popullatës me ujë të pijshëm.

Përsa i përket furnizimit të popullatës me ujë të pijshëm në ditët në vijim, sqarojmë se UKK Krujë po vijon me dezinfektimin e depove të qytetit me anë te proçesit të klorinimit, ndërkohë analizat fiziko–kimike dhe ato mikrobiologjike do të çertifikojnë ri-fillimin e furnizimit me ujë të pijshëm për banorët.

Në mënyrë që të shmanget çdo rast i mëtejshëm kontaminimi, kërkohet që të mos konsumohet uji në depozitat familjare dhe dhe të bëhet zbrazja e tyre me qëllim pastrimin përfundimtar të rrjetit deri në pikat fundore.

Ndërkohë që autorizimi i përdorimit të ujit të pijshëm do të njoftohet nga UKK Krujë dhe Bashkia Krujë, pas çertifikimit të analizave përfundimtare nga ISHP të pikave fundore të shpërndarjes në të gjitha zonat e qytetit të Krujës.

Ekipi i punës i ngritur për manaxhimin e situatës me specialistët e UKK Krujë, Spitalit bashkiak të Krujës, Njësisë Vendore e Kujdesit Shëndetësor si dhe Institucioneve të tjera lokale dhe Qendrore, janë në gatishmëri për t’Ju përgjigjur kësaj situate deri në normalizimin e saj, situate e cila fatmirësisht po shkon drejtë stabilizimit pas komunikimeve të fundit me Spitalin Bashkiak.

 

LEXO TE PLOTE