LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Si tallet Basha me kryetarët e degëve të PD-së

29 Maj 2017, 11:16, Aktualitet CNA

Partia Demokratike shpalli listën e kryetarit, pra listën Basha si kandidatë për deputetë në zgjedhjet e 25 qershorit. Kreu demokrat e pranoi publikisht se ishte ai autori i asaj liste dhe nuk tha asnjë standard apo parim që kishte përdorur për hartimin e saj.

Lista ka të larguar, ka të rinj, ka të riafruar, por ka dhe një problem tjetër, talljen që Lulzim Basha ka bërë me kryetarët e degëve të Partisë Demokratike. Le t?i marrim rast pas rasti. Asnjë nga kryetarët e PD në Tiranë nuk është pjesë e listës së kandidatëve për deputetë. Disa nga këto degë janë më të mëdha se qarku i Gjirokastrës.

Kush është standardi që ka përdorur Lulzim Basha, duke vendosur kryetarin e PD të komanduar në Durrës, Oerd Bylykbashin, të parin në listë, dhe Ramiz Çobon e ka vendosur të tetin në listë humbëse.

Pse në Elbasan nuk është përfshirë në listë Aurel Bylykbashi, kryetari i degës, por sekretari i degës, Blendi Himçi, është i teti, i cili u tërhoq ashtu si dhe Çoba.

Pse në listën e Fierit vendoset Myslim Murrizi i treti në listë, përpara kreut të degës së Fierit, Luan Baci.

Pse në Berat kryetari i degës së PD nuk është përfshirë në listën e kandidatëve për deputetë. Ashtu si dhe në Vlorë emri i kryetarit të degës mungon në listat e kandidatëve, por është kryetari i PD Sarandë. Në Lezhë mungon kryetari i degës dhe vendoset një familjar i afërt i kryetarit të kësaj bashkie.
Në listën e Kukësit kreu i PD të Hasit është jashtë liste, sepse është i katërti.

Një fakt tjetër është se në Gjirokastër, kreu i degës, Roland Bejko, është i dyti, por në Korçë, Andrea Mano është i pesti. Përpara tij është ish-kryetari i PD së Devollit.

Në Shkodër kryetarin e PD e vë të tetin, në Elbasan nuk e vë fare, asnjë nga kryetarët e Tiranës, në Durrës të dytin, në Vlorë fare, në Fier e Lushnje i vw nw lista fituese, në Korçë në listë humbëse, në Berat nuk e vë fare, në Lezhë nuk e vw, në Kukës kryetari i Hasit është jashtë liste, në Dibër s?ka kryetar dege, në Gjirokastër në vend të dyshimtë.

Pse në disa lista qarqesh kryetarët vendosen në lista fituese, në të tjera në lista humbëse? Kanë paguar para? Janë të fortë? Basha ka frikë prej tyre? Janë mbështetës të fortë të Bashës? Apo kreu demokrat nuk ka pasur parasysh asnjë standard, thjesht i ka vendosur sipas qejfit të tij. Dhe kur i vendos sipas qejfit dhe kur i heq sipas qejfit merr përgjigjen që Z. Basha mori nga kreu i PD Shkodër.

Cili është ndryshimi i Ramiz Çobës me Luan Bacin, pse asnjë nga drejtuesit e degëve të Tiranës nuk është në listë? Këto i di vetëm Lulzim Basha, por një gjë është e vërtetë, ai është tallur me bashkëpunëtorët më të ngushtë të tij. Ata të cilët duhet t?i frymëzonte në këtë fushatë. Shumicën e ka goditur me një thikë pas shpine dhe thika në kurrizin e tyre është thikë në fushatën e PD dhe rezultatin e zgjedhjeve.

Kjo tallje dhe fyerje njëkohësisht që ka bërë Lulzim Basha duke mos mbajtur standarde pritet të ketë efekte të forta në rezultatet e votimeve më 25 qershor. Tani Basha do të shijojë çorbën që gatoi vetë./CityNews

Lajmet e fundit nga