LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sherr mes të rinjve në Korçë/Dy të plagosur me thika

29 Maj 2017, 09:58, Aktualitet CNA

Një konflikt mes të rinjve ka ndodhur sot në qytetin e Korçës, me pasojë plagosjen e dy prej tyre.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur sot, në lagjen nr. 17 të qytetit juglindor, ku shtetasi N. T., rreth 16 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta dyshohet se ka plagosur me mjet prerës(thikë) shtetasit Xh.M, rreth 19 vjeç dhe M.R, rreth 17 vjeç.

Të plagosurit janë dërguar në Spitalin Rajonal të Korçës ku ndodhen të dy nën kujdesin e mjekëve, ndërsa autori i dyshuar i ngjarjes falë veprimeve të shpejta e të mirëkoordinuara të shërbimeve të Policisë, u kap dhe u shoqërua në ambjentet e Komisariatit për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./CityNews

Lajmet e fundit nga