LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sherr mes të dehurve në lokal/Goditet me sende të forta në kokë polici

29 Maj 2017, 07:28, Aktualitet CNA

Një sherr mes disa personave ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në një lokal në kryeqtet. Spias policisë, ngjarja ka ndodhur në rrugën ?Robert Zhvarc?, në lokalin në pronësi të shtetasi A. S. Pas një telefonate në numrin e emergjencave 112, policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje, duke bërë të mundur shoëqrimin e personave.

Uniformat blu bëjnë me dije se 6 persona të dehur janë konfliktuar mes tyre, ku gjatë ndërhyrjes së policisë, kanë goditur me mjete të forta në kokë njërin prej tyre. Punonjësi i policisë E. V. është dërgua në spital për mjekim.

Ndërkohë, janë shoqëruar në komisariat shtetasit E. S., 40 vjeç, A. K., 27 vjeç, dhe A. K., 45 vjeç, kurse personat e tjerë janë larguar me automjetin tip ?Mercedes Benz?. Po punohet për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë konflikt./CityNews

19:10 Aktualitet

Seksizmi në Serbi

Seksizmi është shndërruar në një problem të madh në shumë fu...

Lajmet e fundit nga