Connect with Us

Pse Luli zgjodhi Lorencin përpara Jozefinës?

Aktualitet

Pse Luli zgjodhi Lorencin përpara Jozefinës?

Publikuar

-

Lista e kandidatëve të PD­së për deputetë, e bërë publike pjesërisht në mesnatën e së premtes, ngjalli jo pak diskutime mes demokratëve e më gjerë në shoqërinë tonë, ku u vunë re kryesisht tre gjëra:

1. Largimi i disa eksponentëve me reputacion në PD, që kanë bërë emër në atë parti, që me krijimin e saj ose më vonë.

2. Futja në listë e njerëzve pa përvojë politike, ose pa ndonjë kontribut politik e publik, dhe pa njohuritë e duhura në politikë.
3. Përfshirja e njerëzve në lista, të përmendur për korrupsion e abuzime, edhe pa qenë e nevojshme përfshirja e tyre, për shkak të votave që marrin ose jo.

Me pak fjalë, mund të thuhet se lista e PD­së me kandidatët për deputetë, lë shumë për të dëshiruar, dhe as që bëhet fjalë për fitore, e aq më tepër për Republikën e Re, që kaq shumë e artikuluan në ‘çadrën e lirisë’, kreu i PD­së Basha me demokratët e tjerë.

Lista e PD­së, është një listë e varfër, dhe pasqyron si duket edhe njohjen politike të varfër të kryetarit Basha dhe komplekset e tij të inferioritetit, për të larguar të gjithë konkurrentët në PD, që të mbesë vetëm ai, mes budallenjve dhe servilëve në PD, duke e dëmtuar rëndë edhe më tej këtë parti, demokracinë e saj, dhe duke e drejtuar atë vetëm drejt humbjes së sigurtë. Pati kritika të shumta për listën si “me mungesa të mëdha, të papërligjura” nga Besnik Mustafaj. Ndërsa Jozefina Topalli – një nga të përjashtuarat e listës, u mor me urimin e Bajramit dhe në fund, e mbylli me fjalët: “Është koha për të forcuar besimin, dhembshurinë, drejtësinë e të vërtetat”. Me këtë ajo duket se donte të thoshte se “fundi mbahet mend!” Majlinda Bregu e prekur gjithashtu nga kjo listë, u zgjat më tepër në trajtesën e saj, duke treguar se “hynë në listë ata që ishin kundër hyrjes në zgjedhje të PD­së…”

Kur Rama thoshte se PS do të marrë 71 deputetë, më dukej parodi, derisa pashë listën e PD­së… Basha u nis me “çadrën e lirisë” drejt Republikës së Re, por si duket nuk është në gjendje të përfaqësohet më mirë se kaq. Ai me këtë listë, e tregon veten se nuk është në gjendje të nxjerrë produkt politik më shumë se kaq, pasi ai nuk i afron elektoratit demokrat dhe Shqipërisë më shumë se kaq, prandaj si duket është edhe i dënuar të qëndrojë në opozitë… Benjamini i Jozefinës në listë, ajo jashtë… Lorenc Luka mbahej dikur, pas zgjedhjeve të vitit 2005, si benjamin i Jozefinës. Ai kishte ngritur alibinë se është ‘krahu i Jozit’, dhe kur i kërkoje të kryente një punë, normalisht zyrtare e ligjore, dhe i përmendje PD­në e politikat premtuese të saj në atë kohë, ai ta kthente: “Kush është PD?”. Dmth. luaj gishtat… Nga mekanik, Lorenc Luka është pasuruar mirë nga pozicionet e tij drejtuese në Shkodër, si Kryetar i Këshillit të Rrethit e Kryetar Bashkie, dhe me ndihmën edhe të Jozefinës, ai ka arritur t’i bëjë disa investime në Shkodër.

LEXO EDHE:  Basha “sulmon’ Top Channel

Por për korrupsion, është më i përfolur se Jozefina. Atëherë përse Basha zgjodhi Lorencin në vend të Jozefinës? Sepse Lorenci nuk e konkurron… Lorenc Luka nuk i merr as 5 vota në Shkodër, po të mos votohej për PD-­në. Ashtu si ky, edhe disa kandidatë të tjerë në listën e PD­së. Ndërsa Topalli do të kishte më shumë peshë, se secili nga këta Nard Ndoka hijezon Ramiz Çobaj Në listën e PD­së së Shkodrës, Nard Ndoka është vendosur si numri 5, ndërsa kryetari i PDsë për Shkodrën numri 8. Mendohet se PD në Shkodër mund të fitojë 5 ose 6 deputetë, nga 11 gjithsejt. Ramiz Çobaj ka qenë deputet në pothuajse dy mandate dhe pati fituar në vitin 2005 kundër deputetit Lekë Çukaj. Kam bindjen se Ramizi fiton kokë më kokë kundër secilit kandidat të PD­së në listën e Shkodrës, nëse do kishte zgjedhje të tilla, edhe kundër numrit 1 në listë, Romeo Gurakuqit. Atëherë përse e injoron Basha kështu kryetarin e PD­së në Shkodër? Po kryetarin e PD­së në Malësi të Madhe, Anton Kokaj, të cilin e ka vendosur si numrin 7?

Injorimi i dy kryetarëve të degëve, dhe mosvënia e përfaqësuesve të Malësisë së Madhe, apo të Pukës në listën e 6 emrave të parë në listë, ka mundësi se do i shkaktojë humbje të mëdha PD­së, në qarkun e Shkodrës. Votuesit e Malësisë së Madhe dhe Pukës kanë vota për të nxjerrë 3­4 deputetë, dhe injorimi i votave të tyre nga PD, do e favorizojë patjetër PS­në në këto zgjedhje, ku mund të parashikohet se rezultati në qark mund të dalë 5 me 5, dhe 1 mandat mund ta marrë LSI. Lista e Bashës për zgjedhjet e 25 qershorit nuk mund të thuhet se është e pastër, pasi ka elementë të korruptuar e të inkriminuar në të, ndër ta edhe Lorenc Luka, me të cilin veniten ëndrrat për një Republikë të Re.

Pasi nesër, kur të zgjidhet deputet, po t’i thuash atij, se kështu ka premtuar Basha për Republikën e Re, ai fare thjeshtë mund ta kthejë me snobizëm e mos­varje: “Kush është Republika e Re?” Njerëzit e korruptuar nuk mund të ndërtojnë një Republikë të Re, e as nuk mund të ngjallin shpresa për ndryshim! Duhen njerëz të aftë, të ditur e me energji pozitive, që e duan këtë vend për ta ndryshuar, e jo për t’u pasuruar./Arben Çokaj

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Spitali i Fierit si thesi i miellit për zgjedhje”/ Shehi: Rama nuk e do vendin në BE, Veliaj Kryehajdut

Publikuar

-

Nga

“E ktheu vendin si Kolumbia!”/ Dashamir Shehi ‘shpërthen” keq ndaj Ramës: E ka bërë drogën biznes qeveritar

Kreu i LZHK-së dhe kandidati për deputet në listat e Tiranës, Dashamir Shehi, ka ngritur akuzat se kryeministri Edi Rama nuk e do vendin në Bashkimin Evropian, pasi pretendon se ka prirje autokrate.

Një një reagim për faqen “Brryli Broadway”, ku iu përgjigj pyetjeve edhe të ndjekësve, Shehi e krahasoi Spitalin turk të Fierit si thesin për blerje votash në zgjedhje.

Spitali turk i Fierit është si thesi i miellit për zgjedhje. Ne kemi nevojë për ide, e financim të ideve tona. Për ne shqiptarët Evropa është politikë, demokraci, është shtet ligjor, për gjeneratat e reja Evropa është përpektivë. Evropa duhet të jetë tezë definitive. Duhet të sillemi në mënyrë evropiane. Të bëjmë ligje që i afrohen BE dhe t’i zbatojmë. Të kemi një kulturë politike që BE të mos na shohë me dyshim, se askush nuk e fut dikë të dyshimtë në oborrin e tij. Rama nuk e do Evropën, pasi e pengon në pushtetin absolut. Sovraniste si Erdogani, Putini apo ky i Hungarisë, i bezdis Evropa këta. Larg Evropës është kjo puna e patronazishtëve, a ndodh në ndonjë vend të Evropës, jo por këtu po”, u shpreh ai.

Duke komentuar të rinjtë në politikë, Dashamir Shehi deklaroi se kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj është shembulli më i keq i të rinjvë të korruptuar.

LEXO EDHE:  Nga Artan Fuga/Burra e gra çakërdisen, por vendimet i marrin 4 persona

LEXO EDHE:  Andrea Mano, kandidati që duhet të votojnë demokratët e Korçës/ Babalet dhe ardhacakët nuk janë zgjidhje

Puna e vjedhjes është genetike, vjen nga shumë faktore. Nuk e quaj meritë personale faktin që s’kam vjedhur, disa e quajnë budallëk. Nuk kam pishmanllëk për modestinë time materiale. Pashë një foto të vjetër të MJAFT-it, kishin dalë më Kadarenë para 15 vitesh. Mjafto të shohësh këtë foto për të kuptuar sa iluzion është pastërtia e rinisë në politikë, shihi sot ata janë kryehajdutë, shih kryetarin e Bashkisë sot dhe vartësit e tij. I ndershmi në politik të madhe është ai që  është ulur në karrige të madhe dhe është çuar i ndershëm”, theksoi kryetari i LZHK-së./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kryemadhi refuzon ambasadorët/ Nuk shkon në takimin për zgjedhjet në Elbasan

Publikuar

-

Nga

“The thief shouts catch the thief”! / The SMI scandals with vote theft

Ambasadori i BE-së Luigi Soreca, ambasadorja franceze Elisabeth Barsacq dhe ambasadori gjerman Peter Zingraf, do të mbajnë një takim me kandidatët për deputetë të këtij qarku, në zgjedhjet e 25 prillit.

Mësohet se takimi do të mbahet ditën e nesërme dhe të pranishëm do të jenë numri 2 i PS-së Taulant Balla, Gazment Bardhi i Partisë Demokratike dhe Rudina Hajdarin e Nismës “Thurje”.

Por bëhet me dije se në këtë takim nuk do të shkojë Monika Kryemadhi, e cila kandidon në këtë qark nën siglën e LSI-së.

LEXO EDHE:  MBI NJE FABUL “TË MAJTË”

LEXO EDHE:  Patozi nxjerr zbuluar Bashën dhe Kryemadhin/ “Nuk mund të bojkotohet procesi politik”

Sipas mediave, ajo ka refuzuar të shkojë në takimin me ambasadorët pa dhënë asnjë arsye për mosprezencën e saj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

LSI rënie drastike/ Ja kush parti pritet të fitojë me 25 prill në Elbasan

Publikuar

-

Nga

LSI rënie drastike/ Ja kush parti pritet të fitojë me 25 prill në Elbasan

Nëse qytetarët do të votonin sot në qarkun e Elbasanit, sipas sondazhit të Piepolit PS do të merrte  52-56 % të votave e përkthyer në 8-9 mandate.

Koalicioni PD-Aleanca për Ndryshim do të merrte 37-41 % të votave e përkthyer në 4-6 mandate.

LSI ka rënë me 0.5% krahasuar me matjen më 7 prill.

Ndërkohë që Rudina Hajdari e renditur e para në qarkun e Elbasanit nën siglën e partisë ‘Nisma Thurje’ nuk do mund të merrte një mandat nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin sot, edhe pse pritet të marrë deri në 2.5% të votave.

LEXO TE PLOTE