Connect with Us

Nga Mustafa Nano/Ashtu ia thotë truri Bashës

Aktualitet

Nga Mustafa Nano/Ashtu ia thotë truri Bashës

Publikuar

-

Këto ditë, teksa shtypi është marrë me listat e kandidatëve për deputetë, unë u vura të rrëmoja në bibliotekën time për të gjetur një libër të britanikut Gyles Brandreth, gazetar e shkrimtar. Dhe ish-deputet. Libri i tij, në fakt, është një ditar, ku përshkruhet jeta e tij politike, nga momenti që i shkoi në mendje të bëhej deputet deri në momentin që e mbylli karrierën e tij politike. Gjithë-gjithë ishin gjashtë vjet (1991-1997). U ngjit e ra, si të thuash, tok me John Majorin, që atëmot ishte kryetar i partisë konservatore. Pasoi Margaret Thatcherin. Dhe u pasua nga Tony Blairi. Por ngjitja e rënia e Brandrethit nuk ishin të lidhura me ndonjë vullnet apo tekë, apo qejf apo fund të kryetarit të partisë. Për këtë e kam këtë shkrim.

Jeta politike e Brandrethit më intereson për t’ju treguar se si mund të bëheshe deputet në Britaninë e Madhe në fillim të viteve ‘90 (në thelb është e njëjta gjë edhe sot; dhe është njësoj, si për konservatorët, edhe për laburistët). Gyles Brandrethit ia dha në kokë për t’u bërë deputet. Ai ishte një gazetar me prirje e bindje konservatore. Ai mendonte se, si konservator, mund të ishte i dobishëm në jetën parlamentare. Prandaj, duhej tentuar. Dhe bëri një aplikim, ku shprehte dëshirën për të kandiduar në distriktin elektoral të Chesterit. Këtë aplikim, të shoqëruar me disa rekomandime të rëndësishme, ia dërgoi degës lokale të partisë konservatore. Pas nja një muaji, i vjen një përgjigje: “Ju duhet të paraqiteni për një intervistë, ku do t’ju bëhen pyetje dhe ku juve do t’ju duhet të mbani për dhjetë minuta një fjalim pa letër, mbi një argument të caktuar që do ta zgjidhni ju vetë”. Kur u paraqit atje, i bënë disa pyetje. Edhe pyetjen: Ç’do të thotë për ty të jesh konservator? Ndërsa ai vetë shpjegoi për dhjetë minuta pse donte të bëhej deputet. “Që i vogël kam ëndërruar të përfaqësoj Chesterin në Parlament”, -tha midis të tjerash.

Pas ca kohësh, të njëjtin grup kandidatësh e ftuan në një veprimtari tjetër. Këtë herë tok me gratë a burrat e tyre. Donin që të krijonin një ide edhe mbi familjet e kandidatëve. Dhe Brandrethi u kënaq me performancën e së shoqes. “What a woman, what a wife”, ia bënte, teksa e shihte që po linte shije të mirë tek të gjithë. Të nesërmen, ishte radha e një provimi të dytë. Përballë një jurie të përbërë nga 14 vetë, të ulur rreth në një vijë në trajtë patkoi, Brandrethi shpjegoi mirë e bindshëm kredot e tij politike: “Parimet e idetë janë gjëja më e rëndësishme për mua; unë jam konservator sepse besoj te liria, individualiteti, te shanset e barabarta, e te natyra kuturisëse e njeriut; unë jam i sigurt se këto parime e bëjnë shoqërinë më të shëndetshme, më të lumtur, më të hapur; vetëm kështu shoqëria shton begatinë dhe e përdor atë për të krijuar një cilësi më të mirë jete për të gjithë” etj. etj.

Kalojnë ca ditë dhe Brandrethit i vjen një letër tjetër, ku e njoftonin se ai “ishte një nga tre kandidatët finalistë”. Po në atë letër i thuhej se që të tre do duhej të takoheshin me anëtarët e këshillit ekzekutiv të Partisë Konservatore. Në një ditë të caktuar, secili prej këtyre të treve do duhej të fliste për pesëmbëdhjetë minuta mbi të njëjtin argument: Si kishin menduar ata ta organizonin fushatën elektorale në Chester. Me të mbaruar prezantimin, do bëheshin pyetje të ndryshme nga anëtarët e këshillit. Në fund do votohej nga po këta anëtarë. Nëse njëri prej tre konkurrentëve merrte mbi 50% të votave, ai do duhej të prezantohej përpara një forumi tjetër, që quhej General Meeting, ku kandidaturës së tij do t’i vihej vula. Nëse asnjëri prej kandidatëve nuk merrte mbi 50% të votave të këshillit, atëherë do kalonin për më tutje dy kandidatët që kishin marrë numrin më të madh të votave. Në këtë Meeting të fundit, kandidati ose kandidatët (nëse do kalonin dy syresh) do mbanin sërish një fjalë, e do t’iu përgjigjeshin pyetjeve të tjera. Në fund do të votohej dhe aty për aty do të shpallej kandidati i vetëm i partisë për distriktin elektoral të Chesterit.

LEXO EDHE:  Anëtari i Kryesisë “shpërthen” ndaj Bashës/Akt i kobshëm, PD po degradon!

Kështu pra është zgjedhur kandidat Gyes Brandrethi. Këtij i është dashur të kalojë disa situata (provime), në të cilat ai ka demonstruar se kush është, nga vjen, a është në gjendje të shprehë mendimet e veta përpara të tjerëve, çfarë formimi ka, çfarë mendon ai për botën apo për Britaninë e Madhe, cilat janë kredot e tij politike, pse kërkon të kandidojë, si mendon që të fitojë etj. etj. Ai nuk iu fut kësaj pune, ngaqë kishte ndonjë mik që i kish dhënë garanci të plota apo ngaqë kish ca kontakte që do ta ndihmonin. Nuk përjashtohet që ai apo dikush tjetër të shfrytëzojë ndonjë kontakt me ndonjë të pushtetshëm, por ky kontakt nuk mund t’i vlejë për asgjë, nëse ai vetë nuk vlen hiç. Sepse së pari, asnjë mik nuk është aq i çmendur sa të marrë përsipër të bëjë deputet një hiç dhe së dyti, procedurat nuk janë në dorë të një njeriu të vetëm. Atë të dy apo të tre vetëve. As në dorë të kryetarit të partisë, i cili është krejt jashtë kësaj loje. Gyles Brandrethi, meqë ra fjala, e takoi John Majorin për herë të parë gjatë fushatës elektorale, kur kryetari shkoi të bënte një takim me zgjedhësit në Chester. Iu duket përrallë? Ok, vijoni atëherë të jetoni me idenë se edhe në Angli gënjejnë, janë hipokritë, mashtrojnë. Është e njëjta logjikë që i bën ca të tjerë të thonë, për të legjitimuar të gjitha prapësitë që ndodhin në Shqipëri, se kudo ka korrupsion, se kudo sistemi i drejtësisë nuk jep drejtësi, se kudo politikanët e kanë mendjen për të vjedhur (veçse vjedhin me lezet dhe me masë!!!), se edhe në Britaninë e Madhe janë kryetarët e partisë që kanë në dorë të zgjedhin se cili do jetë kandidat për deputet etj. etj.

Ah po, mund të thuhet se kjo procedurë britanike nuk ndodh në vende të tjera. Ka shumë vende demokratike, pra ku kandidatët për deputetë zgjidhen edhe mbi bazën e njohjes, kontakteve, miqve të rëndësishëm, por as kjo nuk mund të shërbejë si një alibi për askënd. Në Shqipëri ndodh diçka që nuk ka pikën e kuptimit: Kandidatët për deputetë i zgjedh kryetari i partisë. Është po kryetari që vendos se dikush nuk duhet të jetë më deputet (bye-bye Jozefinë!). Pa asnjë kriter logjik, ideologjik, politik, kulturor. Pa u konsultuar me askënd tjetër. Thjesht sepse ashtu ia thotë truri.(Mapo)

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Këshilla-Si të mbroni veten dhe familjen tuaj nga tërmetet

Publikuar

-

Për dallim nga llojet e tjera të fatkeqësive natyrore, tërmetet mund të ndodhin në çdo kohë, pa ndonjë njoftim. Të jesh i përgatitur për një tërmet do të bëjë ndryshimin në aftësinë për të mbrojtur veten, familjen ose shtëpinë tënde në rast të tërmetit. Vazhdoni të lexoni për të mësuar se si të përgatisni shtëpinë dhe familjen tuaj për një tërmet, si dhe çfarë të bëni gjatë dhe pas tërmetit për të qëndruar të sigurt.

Çfarë të bëni gjatë një tërmeti

Tërmetet mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim. E rëndësishme është që që në dridhjen e parë të merrni masa mbrojtëse.

Gjeni strehë në vendin më të afërt

Nëse ndodheni jashtë, gjeni strehë ku të mundeni por mos u fusni brenda.

Nëse jeni në zyrë a shtëpi, gjeni strehë në një vend të sigurt ku të jeni të mbrojtur nga gjërat që bien.

Mos lëvizni prej andej deri sa tërmeti të ketë ndalur.

Strehohu, mbulohu dhe mbahu fort

Që në goditjen e parë futuni nën një mobilje siç mund të jetë tavolina dhe qëndroni aty.

LEXO EDHE:  Patozi: PD nuk mund të aministojë krimet politike të Bashës

LEXO EDHE:  LSI del hapur kundër Bashës/ Zbardhen kushtet për aksionin e ri opozitar

Mos u fusni poshtë krevatëve apo dollapëve të lartë që mund të shemben.

Mbuloni kokën dhe sytë mbajini mbuluar për t’u mbrojtur nga objektet fluturuese ose ato që bien.

Me njërën dorë mbuloni kokën dhe me tjetrën mund të mbaheni në një cep të mobiljes nën të cilën jeni strehuar.

Nëse mobilja lëviz, lëvizni bashkë me të.

Qëndroni nën të deri sa të jeni të sigurtë që goditjet kanë mbaruar.

Nëse nuk qëndroni dot nën pragun e derës apo nën një mobile, qëndroni pranë një shtylle të brendshme të shtëpisë dhe mbroni kokën dhe qafën.

Pragu i Derës

Pragu i derës është një nga më të fortat e të gjithë pallatit apo godinës.

Në prag duhet të përpiqeni të mbani këmbët hapur për të ruajtur ekuilibrin, të mbështeteni në njërën anë dhe me krahë të mbani fort derën./

CNA.al

SHPERNDAJE KETE MATERIAL INFORMUES

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Termet i frikshem ne Shqiperi

Publikuar

-

Nga

Nje termet 5.8 balle ka goditur Shqiperine 32 km larg Tiranes, ne detin Adriatik.

Njoftohen deme materiale dhe panik tek njerzit qe kane dale ne rruget e Tiranes.

Lekundjet jane ndjere te forta  ne Tirane, Elbasan, Durres. Korce, Fier etj…

Njoftohen deme materiale…vijon

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Provokimi i Mustafa Nanos: Duhet të jemi më racionalë me Enver Hoxhën

Publikuar

-

Nga

Këtë verë, libri i Isuf Kalos “Blloku” ka bërë jehonë të madhe. Libri është një dëshmi e njeriut, i cili ka qenë pranë ish-diktatorit Enver Hoxha për vite me radhë, duke qenë se ishte doktori i tij personal. Megjithatë, “Blloku” i Kalos ka marrë shumë kritika.

Në monologun e kësaj të premteje në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano ndalet pikërisht tek ky libër. Ai thotë se mënyra se si Isuf Kalo ka folur për Enver Hoxhën është e pakuptueshme dhe e pafalshme për shumë njerëz.

 

 

Sipas tij, Kalo e ka nxjerrë diktatorin si tepër human, baba të devotshëm, bashkëshort të mirë dhe si një politikan serioz. Edhe pse ka një mendim tjetër për Enver Hoxhën, Nano thotë se “Blloku” është një dokument historik i rëndësishëm, për të cilin në të ardhmen shumë njerëz do jenë të kënaqur që ekziston.

“Më duhet të them se as mua nuk më puqet Enver Hoxha i Kalos me Enver Hoxhën që unë njoh. E megjithatë nuk jam dakord me ata që sulmojnë Isuf Kalon. Blloku i tij mund të ketë provokuar shumë vetë, ndoshta ndokënd edhe mund ta ketë lënduar por, përtej të gjitha shijeve e ndjesive individuale, ky libër është një dëshmi interesante për kohët e komunizmit. Pas 50 vjetësh askush nuk do të kujtohet ta sulmojë Isufin për anëmbajtje apo empati për të ligun. Të gjithë do jenë të kënaqur që kjo dëshmi është dhënë. E që është dhënë në mënyrë të sinqertë. Blloku është një dokument historik i rëndësishëm”, thotë Nano.

Por moderatori i “Provokacijas” thotë se ka bërë edhe një vëzhgim të fundit. Sipas tij, tashmë që jemi 30 vite pas përmbysjes së komunizmit, duhet ta gjykojmë në mënyrë më racionale diktatorin Enxer Hoxha.

Sipas tij, nuk duhen thënë thënë deklarata të panevojshme që e shndërrojnë figurën e Hoxhës si bartës të të gjitha të këqijave dhe veseve të botës.

Nano merr shembull librin e Ylljet Aliçkës në librin e tij më të fundit, ku thuhet se një grua e dënuar me vdekje u fut e gjallë në dhé. Kur fshatarët i bënë gropën u lemerisën teksa dëgjonin rënkime të dala nga thellësia e tokës.

Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai, thotë Nano.

 “Kam vënë re që ca e ca vijojnë të flasin për Enver Hoxhën ashtu si kanë folur një ditë pas përmbysjes së regjimit të tij, domethënë duke shtënë në punë veç mllef, urrejtje, neveri, apo ku di unë. Kur bëhet ky diskutim, njerëz të tillë, që rëndom kanë edhe përvoja personale vuajtjesh e persekucioni, përpiqen ta likujdojnë Enver Hoxhën si personazh të historisë thjesht duke thënë se ai ishte një maskara, qen e bir qeni, një armik i popullit të vet, një tradhtar, etj, etj. Unë mendoj se 30 vjet pas rënies së komunizmit mund të jemi pak më racionalë. Dhe të jesh racional nuk do të thotë të mohosh që ai ka qenë një diktator. Jo, kjo gjë tanimë është e dokumentuar. Edhe komunisti më budalla, thellë-thellë, bie dakord se Enver Hoxha ishte një diktator.

Të jesh racional do të thotë të mos thuash mufka që synojnë panevojshmërisht ta shndërrojnë figurën e Hoxhës nga katran në katran me bojë, që e nxjerrin atë si bartës të gjithë të këqijave apo veseve të botës, që e nxjerrin atë edhe pervers, pedofil, manjak seksual, vrasës manjak. Ah, se harrova, edhe homoseksual. Sepse dihet se çfarë mendojnë shqiptarët për një homoseksual.

Të jesh racional është edhe të mos thuash, siç thotë Ylljet Aliçka në një libër që sapo e ka publikuar, që një grua u dënua me vdekje thjesht se Enver Hoxha donte ta kishte si të dashur dhe se ajo i tha “jo”. Për këtë “krim”, ajo u fut në dhé e gjallë. Madje, fshatarët e zonës, ku kësaj gruaje i bënë gropën, u lemerisën teksa dëgjonin ca rënkime të dala nga thellësia e tokës, që ishin rënkimet e kësaj gruaje duke dhënë shpirt. Tani, gjatë regjimit të Enver Hoxhës ka pasur pa fund drama e tragjedira humane. Kjo nuk diskutohet, siç nuk diskutohet që fajtori kryesor për ato ka qenë Enver Hoxha. Ne mund të stisim edhe tragjedira të tjera në një roman fiction. Por mund t’i vëmë pak fré fantazisë dreqi ta hajë! Një njeri që futet i gjallë nën dhé nuk ka se si të rënkojë. Aq më pak ka gjasa që rënkimet e saj të jenë dëgjuar nga fshatarët e lemerisur. Sepse do të ketë dhënë shpirt shumë kohë para se toga e varrmihësve apo xhelatëve të kenë mbledhur rraqet e të jenë larguar. Le ta themi copë: Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai”, u shpreh moderatori i “Provokacijas”./abcnews.al

LEXO EDHE:  “Shqiptarët kanë duruar mjaft”/ Rudina Hajdari “shkund” Bashën

LEXO EDHE:  Tension para Palarmentit/ Basha akuza të rënda Policisë

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: