LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga Mero Baze/Nuk e ka marrë, e ka vjedhur!

29 Maj 2017, 18:26, Aktualitet CNA

Debati mbi spastrimet drastike të Lulzim Bashës dhe më keq akoma, emërimet dukshëm klienteliste kudrejt blerjes së vendit në listë, në dhjetra raste, kanë ngritur një furtunë brenda Partisë Demokratike. Të zemëruarit nuk janë vetëm ata që kanë mbetur jashtë listave, por dhe plot drejtues strukturash dhe demokratë të thjeshtë.

Në këtë debat mund të fitonte Lulzim Basha, sikur kjo të ishte një reformë e guximshme e tij, për të hequr çdokënd që ka pas punë me PD para 2017-s dhe për ta zëvendësuar me një ekip të tij. Mund t?ia dilte nëse do të sillte në listat e PD, njerëz me integritet, personalitete publike, ose figura të reja të së djathtës, që rezonojnë me historinë e saj. Mund t?ia dilte në fakt, nëse e niste këtë betejë me Sali Berishën, duke i dalë ballasi atij.

Në fakt, Lulzim Basha ka më të këqinj ata që ka sjellë, se ata që ka hequr, ndërsa më të këqijtë fare, janë ata që nuk i ka hequr dhe i ka lënë në lista të sigurta. Përpjekja e tij për ta rrethuar me tinzari Sali Berishën, duke lënë të kuptojë se ka miratimin e tij, është thjeshtë një përpjekje për ta vjedhur PD-në dhe jo për ta marrë atë.

Partia Demokratike është parti e madhe, parti historike e Shqipërisë dhe ka një libër rregullash, që është shkelur disa herë nga Sali Berisha, por jo në këtë formë dhe në këtë cilësi. Lulzim Basha ka shansin ta marrë Partinë Demokratike si kryetar i saj, pasi më 2013 ja dhanë, por problemi i tij është gara. Dhe për këtë shkak ai nuk ka denjuar ta marrë Partinë Demokratike me garë, por ta vjedhë atë.

Statuti i Partisë Demokratike përcakton fare qartë, se lista e kandidatëve për deputetë miratohet nga Këshilli Kombëtar, përmes një rekomandimi politik të Kryesisë së PD. Lulzim Basha nuk e bëri këtë, duke shkelur rëndë statutin në një pikë të pakthyeshme për legjitimitetin juridik dhe politik të asaj liste. Ai e shkeli statutin, pasi e di që nuk e kalonte dot atë listë. Pra një gjë që nuk e merrte dot me djersë, thjesht e vodhi.

Ky është i vetmi problem i tij.

PD duke qenë parti e madhe, nuk mund të vidhet, pasi ajo funksionon duke qenë i gjithë trupi i gjallë. Nëse asaj i pret diku duart, diku këmbët, diku shpirtin, ajo vdes dhe Luzim Basha do të rezultojë një kryetar nekrofil, që ka përdhunuar një trup të vdekur.

Iniciativa ligjore e Topallit e Imamit për ta shkarkuar atë, si një njeri që ka vjedhur ekipin drejtues të PD, është legjitime. E bërë në fillim të kësaj fushate duket e rëndë, por në fakt nuk është aspak e tillë. Lulzim Basha dhe kështu ka pas për t?i humbur këto zgjedhje. Ky debat mund t?ia lehtësojë arsyet. Por beteja e tyre për ta bërë atë humbës në zgjedhje është legjitime. Ata nuk kanë më një marrëveshje politike me të, dhe ai duhet të përballet me pasojat e aktit të tij. Kur nis një betejë duhet ta çosh atë deri në fund dhe ata kanë nisur betejën për të rrëzuar Lulzim Bashën. Si fitmitar ai nuk mund të zbohet! Dhe gjithkush që ai ka poshtëruar, është i lirë dhe pa komplekse të luftojë për humbjen e tij si kryetar. PD dhe ashtu e humbur është. E vetmja shpresë është mëshira e Edi Ramës për t?i futur në qeveri. E mira e PD vjen pas këtij debati të hapur, ndoshta i pari në historinë e saj.

Basha është i lirë të bëjë fushatën e tij dhe po ja doli të ndërpresë dhe hemoragjinë e PD, por duhet ta dijë se pas 25 qershorit, nëse ai humbet, dhe duket qartë që do humbasë, duhet të përballet jo vetëm me dëmin që i ka bërë PD-së, por dhe me tentativën për ta vjedhur atë.

Sali Berishës për të marrë PD-në, ju deshën kohë. Në çdo palë zgjedhje ai nxirrte nga një grup armiqësor, duke eleminuar në fillim themeluesit e veçanërisht Azemin, pastaj bërthamën antikomuniste të saj, e më pas atë reformatore. Por gjithnjë e mbante një ekuilibër mes atyre që zbonte, e atyre që thërriste, duke respektuar qoftë dhe formalisht statutin e partisë.

Ky gjesti tinzar i Bashës, që kërkon të marrë PD-në brenda një nate, pa luftë, duke e vjedhur atë, duke injoruar statutin dhe rregullat e lojës, është një lojë e rrezikshme.

Unë e kuptoj që Lulzim Basha mezi pret të shpëtojë nga Sali Berisha, nga Zeni, nga Argita, dhe nga gjithë garda e vjetër e partisë, për të pasur një parti me familjen e vet politike dhe biologjike, por kjo puna e marrjes së PD, nuk është si tenderi i ?Rrugës së Kombit?, apo lejet e Bashkisë, që mund të zgjasësh dorën dhe t?i vjedhësh. Kjo do pak punë, pak kohë dhe mbi të gjithë do pak luftë. Jo gjithmonë vjedhja të bën pasur. Ndonjëherë ta heq nga duart dhe atë që të takon. Ndaj Lulzim Basha duhet t?i futet betejës për ta marrë PD-në sipas rregullave, duke dalë përballë Sali Berishës dhe Familjes së tij dhe përballë edhe emrave të vjetër të PD. Nëse ja del ta marrë ashtu, ai do t?i bëjë një shërbim të madh vendit, dhe do ta reformojë realisht politikën shqiptare. Kështu me të vjedhur, jo vetëm që nuk sjell asgjë pozitive, por ngre një histori të re mbi një krim, i cili do ta rrënojë menjëherë. Sidomos për të vjedhur e ka pak të vështirë, pasi është përballë ustallarëve të vjetër, të asaj pune.

Duhet një betejë Lulzim. Jo të gjitha gjërat në jetë, duhet të jenë ose dhurata, ose sende të vjedhura./Tema

Lajmet e fundit nga