Connect with Us

Merkel pas samitti tё G7/SHBA nuk ёshtё mё partner i besueshёm

Aktualitet

Merkel pas samitti tё G7/SHBA nuk ёshtё mё partner i besueshёm

Publikuar

-

Samiti i G7 nё Sicili me sa duket ka lёnё gjurmё: kancelarja Merkel gjatё njё fjalimi nё Mynih u shpreh e zhgёnjyer. Ajo ka besim tek bashkёpunimi europian dhe shpreson para sё gjithash tek Franca.

“Kohёt, kur ne mund tё mbёshteteshim tёrёsisht tek njeri-tjetri kanё kaluar tani. Kёtё e kam pёrjetuar gjatё ditёve tё fundit.” Kancelarja Angela Merkel nuk e fshehu zhgёnjimin e saj pas samitit tё G/ nё Taormina. Nё njё fjalim mbajtur nё njё tendё birre nё Mynih-Trudering Merkel theksoi: “Ne europianёt duhet ta marrim vet nё dorё fatin tonё.”

Merkel me ankesёn e saj iu referua adiministratёs sё SHBA-sё nёn Donald Trump, por ajo kishte parasysh edhe Brexit qё ёshtё nё prag tё Britanisё sё Madhe. Natyrisht duhet t’i pёrmbahemi miqёsisё me SHBA-nё dhe Britanisё sё Madhe, theksoi Merkel si kryetare e CDU-sё duke marrё pjesё nё njё veprimtari elektorale tё kryetarit tё artisё simotёr CSU, Horst Seehofer.

LEXO EDHE:  "SHBA do të zhduket nga harta"/Gjeologu bën paralajmërimin e frikshëm

Rol i veҁantё pёr Macron

“Edhe me Rusinё, edhe me shtete tё tjera” shpresohet pёr fqinjёsi tё mirё. “Por ne duhet ta dimё, se ne duhet tё luftojmё vet pёr fatin tonё”, tha Merkel. Nё kёtё kontekst ajo i kushtoi rёndёsi tё veҁantё marrёdhёnieve me Francёn.

Paraqitje shkatёrrimtare e Trumpit

Nё samitin e shtatё vendeve tё industrializuara nё Itali kryetarёt e shteteve dhe tё qeverive tё premten dhe tё shtunёn(27.05 – 28.05)nuk bёnё asnjё pёrparim. Presidenti i SHBA-sё me kursin e tij tё konfrontimit e zhyti G7 nё krizё tё thellё. Pёrpjekja, pёr ta bindur Trumpin pёr marrёveshjen e Parisit pёr mbrojtjen e klimёs, dёshtoi mjerueshёm. Njё vendim vendimtar pёr kёtё ai do ta marrё gjatё javёs./DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Çfarë ndodhi në Korçë?/ Policia arreston të plagosurin dhe shokun e tij

Publikuar

-

Nga

Shpërthimi me tritol në Shkodër/ Zbardhen detajet e para

Mbrëmjen e djeshme në qytetin e Korçës u vetplagos me armë zjarri një 33-vjeçar.  Policia e Korçës ditën e sotme ka vënë në pranga shokun e tij 32 vjeçar për kallëzim të rremë.

Mësohet se shtetasi me iniciale A.A së bashku me shokun e tij të vetëplagosur Marsel Rusi kanë krijuar prova të rreme me qëllim shmangien nga e vërteta e ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme hetimore./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

U tha se u plagos në fundshpinë/ Detaje të reja nga ngjarja në Korçë, i riu me shenja në kokë

Publikuar

-

Nga

Filmoi dëshminë për blerjen e votës/ Dhunohet 37-vjeçari në Lezhë, katër kushërinj në pranga

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e djeshme në Korçë ku një 33 vjeçar mbeti i plagosur më armë zjarri.

Mësohet se Marsel Rusi është nisur drejt spitalit të Traumës, në Tiranë pasi ka shenja në kokë. Ndërkohë mbrëmjen e djeshme u raportua nga policia ishte vetëplagosje në funshpinë.

Policia dhe grupi hetimor po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Vrasja e 41-vjeçarit në Elbasan/ Dalin detaje të reja

Publikuar

-

Nga

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sërish qytetin e Elbasanit mbrëmjen e djeshme. Ku nga një atentat mbeti i vrarë një 41 vjeçar, Everest Çeka, ndërsa u plagos edhe bashkëshortja e tij.

Detaje të reja janë mësuar për këtë ngjarje ku gazetarja Klodiana Lala është shprehur se pak para se të ndodhte vrasja, kishte marrë gruan nga puna. Pasi kanë drekuar së bashku, çifti janë nisur nga shtëpia e tyre që e kane pas gjykatës së vjetër në Elbasan dhe kanë ikur te shtëpia e prindërve të Silvanës.

Sapo kanë dalë në rrugicë, 50 metra nga shtëpia e vjehrrit, makina tip Benz e autorëve i ka goditur nga mbrapa. Everesti ka ndaluar dhe aty është afruar një person i veshur me të zeza dhe e ka qëlluar.

LEXO EDHE:  Rama tregon bisedën me ish-presidentin Trump/ Batuta për arkitektin

LEXO EDHE:  Ballkani i trembet ngadalësimit të investimeve prej krizës në Turqi

Viktima Çeka ka marrë 15 plumba në trup./ CNA.al

LEXO TE PLOTE