LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mblidhen senatorët e PD/Detajet nga takimi

29 Maj 2017, 11:57, Aktualitet CNA

Ish-drejtues kryesorë të Partisë Demokratike, si Astrit Patozi, Jozefina Topalli, Ridvan Bode, Majlinda Bregu, Arben Imami, Keltis Kruja janë takuar në një nga restorantet e kryeqytetit për të diskutuar rreth shqetësimeve të përbashkëta për situatën, që po kalon PD dhe opozita, pas shpalljes së listave të kandidatëve nga kreu demokrat, Lulzim Basha.

Takimi po zhvillohet tek ?Carslberg? dhe vjen menjëherë edhe pas një reagimi të fortë nga baza e demokratëve dhe opinioni publik në lidhje me listat personale të Lulzim Bashës dhe familjes së tij paraqitur në KQZ si përfaqësues të PD.

Mendohet se ata që mund të quhen senatorë të PD po diskutojnë rreth situatës dhe hapave të mëtejshme që ata do të hedhin në këto momente delikate për opozitën.

Pak më parë, në një dalje publike dyshja Topalli-Imami kërkuan shkarkimin e Lulzim Bashës, pasi ka shkelur statutin, duke mos miratuar listat elektorale në Këshillin Kombëtar dhe furumet e tjera./CityNews

Lajmet e fundit nga