LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kërkesa "bombë" e deputetëve të përjashtuar/Të shkarkohet Lulzim Basha

29 Maj 2017, 10:23, Aktualitet CNA

Deputetja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, ka reaguar për herë të parë publikisht pas përjashtimit nga lista e kandidatëve për deputetë nga Lulzim Basha. Topalli tha se kjo zyrtarisht nuk është më PD e viteve ’90.

?Nga data 26 maj edhe zyrtarisht kjo nuk është më PD e vitit 1990, jo se mungoj unë, por se shpirti i PD është zëvendësuar me llogarinë e ftohtë të Republikës së Re të Bashës. Edi Rama do të sundojë dhe qëndrojë në krye të partisë për një kohë të gjatë?, tha Topalli.

Nga ana e tij, deputeti Arben Imami ka bërë një deklaratë të fortë, teksa ka kërkuar shkarkimin e Lulzim Bashës. Edhe Imami është përjashtuar nga lista e deputetëve të PD, duke e quajtur vendimin e Bashës për listat e PD në shkelje të statutit dhe për rrjedhojë në shkelje të ligjit.

?Nuk mund të largohet Rama duke shkatërruar PD. Vendimi është marrë nga një njeri i vetëm, në shkelje të statutit të PD, në shkelje të ligjit, sepse statuti depozitohet në ligj, pra është nul. Kërkojmë shkarkimin e Bashës, të mblidhet Këshilli Kombëtar i PD, i kërkojmë kolegëve të ecin në këtë drejtim se nuk ka kohë, kemi marrë këtë vendim se e dimë që me 26 qershor do të jetë shumë vonë, kjo është një listë humbëse?, tha Imami.

Kërkesa për mbledhjen e Këshillit Kombëtar kërkuar sot nga Topalli dhe Imami është kërkuar që në muajin shtator nga Majlinda Bregu, por atëherë kërkesa e saj nuk gjeti mbështetje nga deputetët e PD shumica e të cilëve u përjashtuan nga Lulzim Basha./CityNews

 

Lajmet e fundit nga