LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

I pari në listën e Tiranës/Ish ministri i Berishës sulmon ashpër PD

29 Maj 2017, 15:44, Aktualitet CNA

Gazmend Oketa është prezantuar si kandidati i parë në listën e Tiranës të partisë, Fryma e re Demokratike.

Në fjalën e tij Oketa, i ftoi të gjithë ata qytetarë të zhgënjyer nga partitë e mëdha që të votojnë FRD, frymën e re të demokracisë shqiptare.

Ashtu si Topi edhe Oketa sulmoi ashpër Partinë Demokratike, teksa shtoi se ai grup politik që lindi në emër të idealeve të dhjetorit, sot ka pushuar së ekzistuari.

“Ai grupim politik që lindi në emër të idealeve të dhjetorit ka pushuar se ekzistuar. Unë e kam thënë se flamujt e partive lindin për t?i shërbyer flumurit shqiptar. Sot unë e them i bindur se flamujt e asaj partie politike kanë pushuar se ekzistuari”, përfundoi Oketa./CityNews

Lajmet e fundit nga