LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Deputeti i PD shpërthen ndaj Bashës/ Hoqi Topallin, vuri shtëpiake që kanë pjellë nga 3-4 fëmijë!

29 Maj 2017, 21:20, Aktualitet CNA

Deputeti i Partisë Demokratike, Arben Imami, ka vijuar kritikat e ashpra ndaj kreut të opozitës, Lulzim Basha, edhe në mbrëmje.

Imami kërkoi sot shkarkimin e kryedemokratit, në dalje publike me deputeten Jozefina Topalli.

Ndërsa tani, në emisionin ?Opinion?, deputeti tha se është shkelur statuti i partisë dhe se listat janë të pavlefshme. Imami madje ka shpërthyer ndaj Bashës për mospërfshirjen e Topallit në listë.

?Nuk mund të hiqet Jozefina Topalli nga listat. Zëvendësoi Topallin dhe vuri në listë shtëpiake që s?kanë bërë asnjë punë se kanë pjellë nga 3-4 fëmijë?, tha Imami./CityNews

Lajmet e fundit nga