LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha tregon ku i harxhoi Rama kohën dhe paratë

29 Maj 2017, 10:05, Aktualitet CNA

Kreu demokrat, Lulzim Basha, sulmoi kryeministrin Edi Rama nga Dibra. Basha tha se Rama nuk mbajti asnjë premtim edhe pse kishte kohë dhe para.

Sipas tij, ai e shpenzoi kohën me ekspozita, në televizion, me akuza ndaj opozitës. Ndërsa paratë, tha Basha, kryeministri i harxhoi për palma, pllaka e shatërvanë.

?Rama do thotë se nuk kishte kohë për të realizuar premtimet. Kishte kohë dhe para, por kohën e harxhoi me ekspozita, në televizion, me akuza ndaj opozitës, me fasada, me gjithçka përveçse të punonte për qytetarët. Paratë i harxhoi për palma, pllaka, shatërvane. Për Ramën Shqipëria janë fasadat, më shumë ka dalë jashtë vendit si piktor se sa si kryeministër?, deklaroi kreu i demokratëve./CityNews

Lajmet e fundit nga