LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha përsërit ftesën për Ramën/Le të na gjykojnë shqiptarët

29 Maj 2017, 10:12, Aktualitet CNA

Kreu i opozitës, Lulzim Basha, ka përsëritur ftesën për kryeministrin Edi Rama për përballje televizive.

Basha tha nga Dibra, gjatë një takimi elektoral, se pret përgjigjen e Ramës për t?u përballur në një studio televizive, ku sipas tij, t?i gjykojnë shqiptarët.

?Përsëris ftesën për debat të drejtpërdrejtë televiziv. Le të na dëgjojnë shqitparët. Cili është programi i Ramës dhe i imi. Le të na gjykojnë shqitparët. Përgjigju dhe hajde, mos kij frikë?, theksoi Basha.

Ndërkohë, një ditë më parë nga qyteti i Fierit, Basha i bëri po të njëjtën ftesë Ramës për një debat televiziv./CityNews

Lajmet e fundit nga