Partia Socialiste ka ndezur motorët për të triumfuar në zgjedhjet e 25 prillit dhe për të “rrëmbyer” mandatin e tretë.
Qarku i Korçës i ka dhënë “dritën jeshile” PS dhe këtë qark mazhoranca e ka betejën më të lehtë.
Ilirjan Pendavinji, i dyti në listën për Korçën u shpreh se përfaqëson qytetarët e Bashkisë së Maliqit, ndërsa shtoi se nga ana e qytetarëve është pritur shumë mirë.
Në një intervistë për CNA.al, Pendavinji theksoi se 25 prillit do të jetë një sfidë që përcakton fatin e vendit tonë përtej mandatit të tretë të PS.
“Fillimisht do doja të thoja që ndjehem krenar, i vlerësuar dhe i lumtur njëkohësisht, që jam sërisht pjesë e skuadrës të Partisë Socialiste në Qarkun Korçë!
Ndërkaq, në përgjigje të pyetjes tuaj, vlen të sjell në vëmendjen të çdo lexuesi, se ashtu si në mandatin e dytë edhe për këtë mandat unë përfaqësoj qytetarët e bashkisë Maliq. Mes të cilëve gjej çdo ditë jo vetëm mbështetje për mua dhe Partinë Socialiste, por gjej edhe kurajon, energjinë dhe forcën e duhur, për t’ia dalë me sukses sfidës së 25 Prillit, një sfidë e cila përcakton fatin e vendit tonë përtej mandati të tretë të Partisë Socialiste të Shqipërisë”, tha Pendavinji.
Kandidati i PS shtoi më tej në në zonën e Maliqit qeveria ka arritur tu përgjigjet nevojave komunitare, gjë që sipas tij është kthyer në terren të mirë për tu kërkuar votbesimin banorëve.
LEXO EDHE: Basha mbledh ministrat teknikë të qeverisë Rama në selinë e PD
“Në fakt, për të qenë i vërtetë dhe i sinqertë në territorin e komunitetit që përfaqësoj, qeveria dhe bashkia kanë bërë punë të mira dhe të përditëshme, të gjitha në përgjigje të nevojave komunitare.
Falë të gjithë punëve të realizuara, banorët kanë mundur të adresojnë dhe zgjidhin në kohë problematikat e tyre, duke na sjellë kështu një terren të lehtësuar nga masa e gjerë e problematikave që jemi mësuar të kemi në kohë fushatash elektorale dhe një terren shumë më të favorshëm për të kërkuar sërisht votëbesim”, deklaroi ai.
I pyetur se sa mandate synon PS në qarkun e Korçës, Pendavinji deklaroi se kanë si objektiv maksimal 7 mandate, ndërsa në total mazhoranca aktuale synon të arrijë normalisht 74 mandate dhe si objektiv maksimal 78 mandate.
“Ashtu si edhe është bërë publike, objektivi bazë në Qarkun Korçë përkon me 6 mandate dhe objektivi maksimal 7 mandate. Ndërkaq, për sa lidhet me mandatet në total në të gjithë Shqipërinë objektivi bazë është 74 mandate dhe 78 mandate maksimalisht.
Objektivi bazë është i padiskutueshëm për ne, ndërkohë që vazhdojmë punën me shumë përkushtim, për të jetësuar objektivin maksimal si për qarkun Korçë ashtu edhe për realizimin e objektivit maksimal të mandateve në të gjithë Shqipërinë”, u shpreh Ilir Pendavinji në një intervistë për CNA.al.