LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Policia jep të dhënat zyrtare/ 50 njerëz përfunduan në QSUT pas mitingut të PD

28 Maj 2017, 08:30, Aktualitet CNA

Policia e Tiranës ka dhënë informacion zyrtar në lidhje me atë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në mitigun e PD.

Policia njofton se rreth orës 04:00 të mëngjesit janë paraqitur në QSUT, me skuqje lëkure dhe djegie në sy, rreth 50 persona. Këta persona kanë marrë mjekimet dhe më pas janë larguar, ndërkohë vetëm tre prej tyre janë akomanën kujdesin e mjekëve.

Njoftohet gjithashtu se Policia ka ngritur grupin hetimor për zbardhjen e shkaqeve që mund të kenë çuar në këtë ngjarje./CityNews

Lajmet e fundit nga