LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga Afrim Krasniqi/Debati për listat: ka një parim në funksionimin e partive politike

28 Maj 2017, 18:11, Aktualitet CNA

Debati për listat: ka një parim në funksionimin e partive politike, – nëse ato respektojnë rregullat demokratike të funksionimit nuk ndodh të kenë probleme edhe nëse nuk kanë rezultatet e duhura elektorale, por nëse ato injorojnë rregullat e funksionimit dhe krijojnë kritere ?ekstra? që lidhen me ndjesitë individuale të atij/atyre që e kontrollojnë atëherë partitë humbasin kohezionin, sistemi i brendshëm funksional krijon probleme dhe cdo rezultat tjetër përvec fitores elektorale prodhon konflikte e kontestime. Të njëjtat tipare po shohim edhe në rastin e listave në PD, – kjo për arsyen e vetme sepse është zgjedhur varianti i dytë. Nese do ishte zgjedhur varianti i pare gjerat do kishin qene ndryshe, secili do ishte produkt i votes dhe gares se brendshme politike, kurse keshtu, secili ndjehet fitues e humbes apriori…

Partitë nuk janë njësi private dhe as më pak cështje preferencash e një një apo dy invidividëve, – ato janë bashkime vullnetare mbi bazë programi, identiteti, rregullash dhe qëllimesh të përbashkëta. Ky përcaktim klasik duket se është injoruar dhe të gjithë të pakënaqurit ose kritikët, në mungesë të shansit të flasin në struktura, kanë zgjedhur të flasin në rrjete sociale. Ka prurje pozitive? Po, arrij ti gjej tek 4-5 emra. Ka mbetje negative? Dy ose trefish më shumë. Por në dy rastet, secila palë, prurjet pozitive e mbetjet negative janë produkt i të njëjtit sistem, ndaj problem është sistemi, jo individët brenda tij.

Ja neni i Statutit të PD sesi zgjidhen kandidatët: propozon baza, kalojnë në kryesi, miratohen me votim në Këshillin Kombëtar. Në fakt, baza propozoi (çudi që asnjë e dhënë zyrtare nuk jepet për ?risinë? e propozimeve online të kandidatëve), kryesia nuk u mblodh, Këshilli Kombëtar ka vite që nuk është mbledhur, lista nuk u votua në asnjë strukturë dhe vetë ajo, rezulton se nuk është e kontestuar në formë e përmbajtje. Nëse do të isha pjesë e strukturës së PD së pari do ti drejtohesha Komisionit të Statusit në parti (megjithëse është fiktiv), dhe më pas Gjykatës së Faktit Tiranë për respektimin e statusit, parim që është principial dhe është detyrim ligjor. Më pas, cilido që ka ide e mbështetës ka mundësi të kërkojnë mocion debati dhe forma të tjera të reagimit institucional. Kjo vlen sidomos për ata politikanë karriere, karriera të të cilëve u ndërpre me një të rënë të lapsit, pa transparencë e vendimmarrje demokratike, natën e 26 majit 2017.

Lidhur pjesën tjetër të kritikëve: ajo që ndodhi tani është një deja vu, ka ndodhur me të tjerët më parë, shumica juaj kanë heshtur dhe sot është rasti të mësohet se zgjidhja e problemeve nuk është kurrë raporti dhe preferenca personale, por rregullat, parimet, standardet, vlerat, – të cilat mund të tejkalojnë edhe pritshmëritë personale. Askush nuk ju mbaj në një parti përveç integriteti dhe kurajo për të mbrojtur parimet ku besoni dhe për parimet, ia vlen të luftohet kudo dhe kurdo, brenda e jashtë sallës së 140 të emëruarve të katër kryetarëve partiakë në parlament.

Lidhur me ata sulmojnë kritikët: nëse ka një metodë për të shkatërruar një bashkësi politike është të mbyllini sytë e veshët dhe të bëheni turma për liderin, duke humbur çdo sens mase, përgjegjësie, parimi demokratik dhe aftësie për të kuptuar se kur në një parti ka kritika të shumta ndaj shefave të saj, nuk janë problemi kritikat, por vetë shefat dhe mënyra sesi ata e kanë menaxhuar partinë. E çuditshëm që edhe ndonjë i emëruar deputet, ndonëse premton të jetë model ndryshe, sillet me kritikët po aq ashpër dhe po as injorues e kërcënues sa vetë pjesa më stoike militante kundër çdo zëri kritik. ata që këshillojnë të mbyllet goja sepse jemi në fushatë, në fakt, janë dëshmojnë se mbeten mentalitete që vijnë nga modeli i njeriut të ri, i revolucionit kinez dhe besnikëve të partisë, – model që do të duhej ta kishim lënë pas rreth 27 vjet më parë.

Lidhur me qytetarët, – keni kohë që zgjidhni të keqen më të vogël, këtë do të duhet ta bëni edhe me 28 qershor. Nëse ende besoni se ndryshimi vjen nga partitë dhe shefat e tyre, do të thotë se nuk keni kuptuar asgjë mbi demokracinë dhe vlerat e saj. Kaq./CityNews

Lajmet e fundit nga