LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ilir Kulla tregon deputetin e PD që është kushëriri i Ilir Metës

28 Maj 2017, 16:56, Aktualitet CNA

Analisti Ilir Kulla është përplasur ashpër me komentuesit në rrjetet sociale. Në një status në rrjetet sociale, Kulla i drejtohet drejtuesit të portalit CityNews.al, Elvi Fundo, për listat e PD në Korçë, duke i thënë se nuk ka asnjë të djathtë në to.

Kulla dhe Fundo njihen për shoqërinë e ngushtë mes tyre, por në statusin e analistit kanë vërshuar një sërë komentesh.

Në përplasjen me një avokat, Ilir Kulla zbulon një detaj për njërin prej kandidatëve të Lulzim Bashës për Qarkun e Korçës. Bëhet fjalë për Ervin Salianjin, i cili me shumë gjasa do të jetë deputet, për shkak të renditjes që i ka bërë Basha në listën e Korçës, duke e vënë të dytin.

Avokati i përmend emrin e Salianjit si i djathtë në listën e Korçës, por përgjigjja e Kullës është befasuese. Ai sqaron në koment se Salianji është kushëri i dytë me Ilir Metën e LSI dhe ortak me deputetin e PS, Sadri Abazin./CityNews

Lajmet e fundit nga