LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

I gjenden 88 kg drogë në makinë/Kush është ‘’i forti’’ i Përmetit që lëvizte me eskortë

28 Maj 2017, 10:18, Aktualitet CNA

Policia e Përmetit ka goditur një tjetër rast të ?Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve?.

Si rezultat i operacionit ?Fundjava?, të zhvilluar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet në rrugën nacionale Këlcyrë- Përmet, në vendin e quajtur ?Kthesa e Frashërit?, në automjetin me targa PR 0759 A, me drejtues shtetasin Zhulien Bezati, janë gjetur 10 pako të mbështjella me letër natriban, në brendësi të të cilave kishte lëndë të dyshuar narkotike të llojit Cannabis Sativa me peshë totale 88 kilogramë.

Automjeti i mësipërm shoqërohej nga automjeti tjetër me targa AA 848 NC, në të cilin ndodheshin shtetasit Jurgen Bezati, Maldit Bezati dhe Rei Çibuku.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:Jurgen Bezati, 23 vjeç, banues në fshatin Piskovë, Përmet; Rei Çibuku, 22 vjeç, banues në fshatin Piskovë, Përmet; Zhulien Bezati, 27 vjeç, banues në fshatin Piskovë, Përmet; Maldit Bezati, 24 vjeç, banues ne fshatin Piskovë, Përmet.

Lënda narkotike dhe dy automjetet u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Përmet për veprën penale ?Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike, e kryer në bashkëpunim?./CityNews

Lajmet e fundit nga