LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Debatet në KQZ/LSI bashkon votat me PD, Zguri: Largohem, nëse ...!

28 Maj 2017, 17:24, Aktualitet CNA

Zguri: Nëse përdorni forcën e kartonave për të marrë vendime të paligjshme, largohem nga këtu.

LSI bashkon votat me PD në KQZ, PD 24 orë kohë për të plotësuar listat.

Dorëzimi i jo i plotë i listave të kandidatëve për deputet nga ana e Partisë Demokatike në KQZ, ka shkaktuar debate në mbledhjen e KQZ-së. kur kanë kaluar dy ditë nga dorëzimi i listave, dhe PD nuk ka bërë plotësimin e dokumentacionit shoqërues dhe nuk ka plotësuar numrin e kandidatëve për deputet, përfaqësuesi i Partisë Socialiste, Eridian Salianji ka kërkuar që lista e PD të miratohet sot dhe fleta e votimit të shkojë për prodhim.

Kjo kërkesë e përfaqësuesit të PS-së është mbështetur edhe nga anëtarët e KQZ-së, Skënderi, Biba dhe Jorgaqi. Në situatën kur shumicën në KQZ e ka mazhoranca qeverisëse dhe lista e PD mund të miratohej me me 95 kandidatë për deputetë dhe jo 140, kryetari i KQZ-së z. Zguri ka deklaruar se nëse kolegët e tij përdorin forcën e kartonit për të marrë vendime të paligjshme, atëherë ai do të largohej nga tryeza e Komisionit pasi vetë antarët e Komisionit po shprehen dhe konstatojne mangësi në listat e PD.

Ndërkohë edhe më herët z. Zguri i është drejtuar disa herë përfaqësuesve të partive politike së ai ndodhej në atë pozicion pikërisht si shkak i marrëveshjes që partitë e tyre kishin bërë dhe se ishte aty për të garantuar zbatimin e ligjit nga KQZ, dhe sipas Kodit Zgjedhor, subjektet zgjedhore kanë të drejtë të bëjnë plotësimin e dokumentacionit përkatës.

Në përfundim të mbledhjes, KQZ ka miratuar propozimin e anëtarit të LSI-së, që PD-së t?i kthehej lista e kandidatëve për plotësim brenda 24 orëve./CityNews

Lajmet e fundit nga