LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sulm tronditës ditën e parë të Ramazanit/18 viktima

27 Maj 2017, 19:16, Aktualitet CNA

Një sulm tronditës ka ndodhur ditën e parë të muajit të shenjtë të Ramazanit, duke lënë të paktën 18 persona të vravë. Ngjarja ndodhi pas shpërthimit të një automjeti të mbushur me eksplozivë pranë një stacioni të autobusit të forcave të sigurisë në Khost, në lindje të Afganistanit, sipas Ministrisë së Brendshme afgane.

?Një autoveturë me eksplozivë ka shkaktuar 18 të vdekur dhe gjashtë të plagosur, dy prej të cilëve fëmijë?, theksoi zëdhënësi i ministrisë, Najib Danish në rrjetin social Twitter, në ditën e parë të muajit të Ramazanit.

Një miliard e gjysmë myslimanë fillojnë sot muajin e Ramazanit.

Një ditë më parë, një sulm në një autobus me të krishterë në Egjipt, la 29 të vdekur. ISIS morri përsipër përgjegjësinë e sulmit./CityNews

Lajmet e fundit nga