LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lista humbëse e Lulzim Bashës

27 Maj 2017, 11:17, Aktualitet CNA

Partia Demokratike ka publikuar mesnatën e djeshme listën e kandidatëve për deputetë në 12 qarqe.

Megjithëse pritshmëritë ishin të ndryshme, kjo listë sikur edhe vetë Edi Rama ta kishte bërë, nuk do të kishte bërë kaq dëm dhe nuk do tu kishte dhënë demokratëve një përfaqësim pa dinjitet dhe integritet.

Por si ta lexojmë listën e Lulzim Bashës? Ajo nuk është ndërtuar si listë fituese, por është ndërtuar si listë për të forcuar pozitat e Lulzim Bashës.

Kandidatët nuk janë zgjedhur sipas parimit politik. Nuk duket as të ketë një rregull për të hequr ish ministrat e Sali Berishës, pasi gjysma prej tyre janë lista.

Por përtej këtij fakti duhet të lexojmë disa detaje. Lulzim Basha përjashtoi mendimin ndryshe, s’bëhet fjalë për Majlinda Bregun dhe Jozefina Topallin, se ato i ka quajtur kundërshtare, ndërsa Astrit Patozi është përjashtuar sepse kishte më shumë vizion se sa Lulzim Basha.

Nga lista janë përjashtuar mbështetësit e deputetit të ndjerë Sokol Olldashi. Pasi ka shpartalluar shtyllën kurrizore të Partisë Demokratike vetëm me një firmë, Lulzim Basha ka emëruar sevilë e jesmenë si besnikë të pandashëm.

Në fund Basha ka pasur vetëm një qëllim, të ruajë karrigen e tij  në PD. Qëllimi i Lulzim Bashës nuk ka qenë fitorja e zgjedhjeve, por arritja për të qenë në krye e Partisë Demokratike për tu futur në të ardhmen në qeverinë e Edi Ramës.

Por kjo duket se nuk ka për të ndodhur ndonjëherë, sepse Lulzim Basha do të humbasë aq keq sa s?do të ketë numra për të plotësuar qeverinë e Edi Ramës.  /CityNews

Lajmet e fundit nga