Connect with Us

Lista e Bashës që përdhos Korçën

Aktualitet

Lista e Bashës që përdhos Korçën

Publikuar

-

Dje në orët e mesnatës Partia Demokratike dhe kreu i saj Lulzim Basha, bënë publike listën e kandidatëve për deputetë, në të gjithë Shqipërinë.

Një listë për tu mëshiruar nga jugu në veri, hapi i fundit mesa duket i Bashës drejt shpartallimit të PD dhe një mundësi e re dhe shans për Ben Blushin dhe Sfidën e Bojaxhiut.

Në Korçë, Partia Demokratike të parën në listë paraqet një pedagoge të universitetit, e cila në vitin 2001 ka qenë kandidate e PDR të Genc Pollos. Ajo ishte shkaktarja e humbjes së PD në një zonë dhe më pas nuk ka pasur asnjë lidhje me politikën aktive në qendër, e jo më pastaj në Korçë.

Gjithsesi në atë listë ndoshta është e vetmja që duhet anashkaluar dhe nuk mund të gjykohet. Vendosja e saj ka një tjetër anë që duhet vlerësuar politikisht.

Zonja Duka mund të mbledhë vota për PD më pak se çdo kryetar komune që kanë pasur demokratët në Korçë, jo për shkak të paaftësisë së saj, por për shkak se të vendosësh atë emër në krye të listës është njësoj si të çojë Erjon Braçen apo Taulant Ballën në Korçë. Ajo në memorien e korçarëve është ish sekretarja e rinisë të PPSH-së.

Lista pasohet nga një prej njerëzve më qesharakë të opozitës, pa asnjë eksperiencë, i çohet bazës së PD, i quajturi “ortaku” i Sadri Abazit, i cili ashtu si edhe Duka më shumë se sa për të mbledhur vota do të jenë për show.

I treti në listë është një nga miqtë e ngushtë të ish zëvendës kryeminsitrit Niko Peleshi, Hekuran Hoxhalli, njeriu i cili në zgjedhjet e vitit 2013, punoi hapur kundër PD, ishte një nga shkaktarët e humbjes në Devoll, sot shpërblehet me një vend të sigurt në listë, por me shumë gjasa vështirë se e ka edhe aq.

LEXO EDHE:  Rama fton Bashën në tryezë: Eja të gjejmë konsensus për listat

Lista pasohet nga një tjetër personazh pa asnjë lidhje politike në qarkun e Korçës, ai quhet Klevis Balliu dhe merita e tij e vetme është se është djali i mikut të ngushtë të Hekuran Isait, i një ish bashkëpunëtori të sigurimit të shtetit, një njeriu të akuzuar publikisht për afera dhe korrupsione, për gjoba dhe batakçillëqe të panumërta. Se sa respekt kanë progadecarët për këtë farë njerëzish, këtë do ta lexojmë me 26 qershor.

I pesti është kreu i degës së PD në Korçë, Andrea Mane, një qesharak politik, dikur drejtor arsimi në Korçë akuzuar se merrte 2.000 euro për një vend pune. I përket kastës së servilave që nuk i duhen as dreqit. Është i pesti në listë që ta nxisin edhe më tepër që të punojë, por ai është i humburi, i parë i listës, me shumë gjasa do të pasohet edhe nga numri i katërt.

I gjashti Ligoraq Karamelo, i cili ka qenë deputet i Korçës, përfaqësues i PBDNJ dhe nuk jep asgjëje të re listës së demokratëve në Korçë, e cila është lista që përdhos Korçën dhe në veçanti demokratët korçarë dhe ky është momenti ndoshta më kritik për PD.

Por Lulzim Basha nuk ka këtë hall, ai ka hallin e partisë, edhe sikur t’i ngelen 10 deputetë për atë është maftueshëm dhe me shumë gjasa do të ketë shumë më pak vota dhe mandate përfaqësuesish në parlament se sa në vitin 2013./CityNews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Aksidenti i tmerrshëm në Elbasan/ Kush janë dy vajzat që humbën jetën

Publikuar

-

Nga

Aksidenti i tmerrshëm në Elbasan/ Kush janë dy vajzat që humbën jetën

Janë identifikuar dy vajzat që humbën jetën mbrëmjen e sotme në aksidentin tragjik në autostradën Elbasan-Tiranë.

Viktimat janë janë Lusinda Garunja dhe Xheneta Qallia, banuese në Shkodër.

Burime policore  nga verifikimet kanë konstatuar se automjeti  me të cilin ato po udhëtonin është në pronësi të 26 vjeçares Denisa Dibra bashkë me Nevina Garunja që ndodhen në spital.



Aksidenti ndodhi në dalje të tunelit të Krrabës. Dy vajzat e reja që humbën jetën ishin pasagjere në sediljen e pasme të automjetit që u godit nga një ‘Benz’.

LEXO EDHE:  Raporti i Barometrit të Ballkanit/ Basha: Shqiptarët duan të ikin, vendi i pajetueshëm

LEXO EDHE:  Nga Astrit PATOZI/ PD ËSHTË SOT MË KEQ SE PARA 20 VJETËSH

Drejtuesit të automjetit tip ‘Benz’ me targa AA209AD,  që shkaktoi aksidentin tragjik mbrëmjen e kësaj të Diele është Behar Pema i cili tashmë është vëne në prangat e policisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Veliaj i shkruan letër nxënësve/ “I përvishet” Ina Zhupa: Propaganda nuk e fsheh dot dështimin

Publikuar

-

Nga

Veliaj i shkruan letër nxënësve/ “I përvishet” Ina Zhupa: Propaganda nuk e fsheh dot dështimin

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka shpërndarë një letër në shkollat e kryeqytetit për nxënësit me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor.

Këtë letër e ka publikuar zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa, e cila sulmon ashpër Veliajn për këtë gjest.

Zhupa deklaron se nënësit do të gjejnë nesër letrën neveritëse të Veliajt, pavarësisht se në shkollë mund të mos ketë ujë, apo mund të mos jenë marrë masa për ndalimin e përhapjes së Covid-19.

“Të dashur nxënës të Tiranës !



Nesër në bankat e shkollës do të gjeni këtë letër neveritëse të Kryemashtruesit të Tiranës! Nesër në vend të një maske apo një dizinfektanti do mbroheni me letrën e Veliajt! Në shkollë shumicën e kohës nuk do të keni ujë por do të keni letrën e Veliajt  të mbushur me propagandë!

LEXO EDHE:  Anëtarja e kryesisë së PD debat të fortë me Bashën

LEXO EDHE:  Aksion i gjithanshëm politik/ Basha udhëzime strukturave të PD-së

Nesër mësuesja juaj mund të jetë e infektuar sepse Veliaj dhe qeveria e tij refuzuan që t’ju kryejnë testin por në tavolinë do të gjeni letrën që mundohet të fshehë dështimin në menaxhimin e situatës!

Nesër do ta bëni mesimin me katër turne, dhe që kjo të mos ju duket skandaloze do keni letrën e Veliajt! Në vend të shoëmerrni masa për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të nxënësve dhe mesuesve ! Propaganda nuk shpëton jetë dhe as nuk e fsheh dot më dështimin!”, shkruan ajo në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Shkaktoi vdekjen e 2 vajzave në Elbasan/ Arrestohet shoferi, ishte nën efektin e alkoolit

Publikuar

-

Nga

Shkaktoi vdekjen e 2 vajzave në Elbasan/ Arrestohet shoferi, ishte nën efektin e alkoolit

Drejtuesi i automjetit tip ‘Benz’ me targa AA209AD,  që shkaktoi aksidentin tragjik mbrëmjen e kësaj të Diele me dy viktima dhe dy të plagosur rëndë, është vënë në prangat e policisë.

Mësohet se ai është shtetasi Behar Pema, 58 vjeç, në gjendje të dehur.



Sipas testit të alkoolit rezultoi  në masën 093 mg/l testi i parë dhe 0.99 mg/ l testi i dytë.

LEXO EDHE:  Nga Astrit PATOZI/ PD ËSHTË SOT MË KEQ SE PARA 20 VJETËSH

LEXO EDHE:  Goditet bërthama pro amerikane në PD-në e mbetur

Ishte pikërisht 58-vjeçari që përplasi nga pas makinën tip ” Volkswagen’ , me të cilën udhëtonin 4 vajzat, ku 2 prej tyre humbën jetën dhe 2 janë në gjendje kritike për jetën./CNA.al

LEXO TE PLOTE