Connect with Us

Ambra hyn mes çiftit/Intriga dhe skena xhelozie për të pasur djalin më seksi të “BB”

Aktualitet

Ambra hyn mes çiftit/Intriga dhe skena xhelozie për të pasur djalin më seksi të “BB”

Publikuar

-

/

Modelja nga Shkodra, Ambra Muhi, duket se është bërë kërcënim i vërtetë për Fiorentinën, partneren e Olsit, djalit më seksi të “Big Brother 9”. Pasi pranoi vendimin e partnerit të saj, Elsamedit, për të luajtur të ndarë në lojë, Ambra ka filluar me intrigat e saj për të përçarë çiftin më të fortë të “Big Brother 9”, Olsi & Fiorentina.

18-vjeçarja e shpallur “Miss Kinemaja” në spektaklin e bukurisë “Miss Shqipëria”, nuk e fsheh që pëlqen Olsin, edhe pse po rrezikon për faktin se ai ka partneren më xheloze në këtë garë. Por, nga ana tjetër, edhe Elsamedi po bën skena xhelozie, pasi ka nuhatur afrimitetin e Ambrës me Olsin. Qëndrimi i Ambrës në oborr me Olsin ka bërë që Elsamedi të reagojë ndaj saj. Teksa ishin të dy shtrirë në krevat, ai i tërhoqi vëmendjen asaj, por ajo e kishte një shpjegim.Elsamedi-Ambra-970×400

“Muhabetin që e kam pasur me atë nuk e kam më. Shkova vetëm, piva një cigare dhe vetëm e dëgjova, nuk fola asnjë fjalë”, u justifikua Ambra. Por për të gjithë ata që e kanë ndjekur “Big Brother”, Elsamedi ka pasur përplasje të forta me Olsin dhe shkak është bërë edhe Ambra. Reagimet e tij nuk mund të krahasohen me ato të Fiorentinës, e cila po e shfaq xhelozinë hapur, pasi ndihet në panik nga frika se mos humb partnerin.
Kontakti më i vogël ose vetëm një shikim mes Olsit dhe Ambrës duhet që menjëherë Fiorentina të kërkojë sqarime nga partneri i saj. Kështu, në një moment që Olsi po kërcente me Fiorentinën dhe Lupçen, aty u afruan Katerina dhe Ambra. Kaq u desh që Olsi të kërkonte ta largonte Fiorentinën, duke i thënë se dëshironte të kërcente vetëm. Por të gjithë e kuptuan që ky ishte thjesht një justifikim nga ana e tij, pasi ai doli në oborr dhe vazhdoi të kërcente me Elisonën dhe Ambrën. Sërish aty u shfaq Fiorentina. Në momentin që ai u ul në anën tjetër të oborrit, partnerja e tij nuk e la rehat, ndërsa i bëri pyetjen klasike të xhelozisë.

“Kë po shikon?”. Por Olsi, si një mjeshtër në lojë, iu përgjigj se nuk e kishte aspak mendjen nga Ambra dhe se po shikonte Donaldin. Ambra nuk ishte larg dhe kontakti me të nuk mungoi. Ajo iu afrua Olsit me provokimin. “Mund ta ndez pak cigaren?” dhe ai ia ndezi sigurisht. Skenat e xhelozisë arritën kulmin kur Fiorentina i gjeti në tualet Ambrën me Olsin. Më pas, ajo u mbyll brenda tualetit e revoltuar.

Të gjitha këto skena dëshmojnë se tashmë marrëdhënia treshe FiorentinaOlsi-Ambra është shndërruar në një telenovelë të vërtetë televizive. Le të shohim nëse djali me trupin më të bukur, Olsi, mund të lërë partneren e tij aktualepër t’u lidhur me Ambra Muhin, 19-vjeçaren nga Shkodra. Ajo u ka treguar miqve se ka qenë një vajzë shumë e përkëdhelur deri në moshën 14-vjeçare, kur iu divorcuan prindërit, gjë të cilën ajo e ka përjetuar shumë keq. Përveç karrierës si modele, ajo ka marrë pjesë në konkursin “Miss Shqipëria”, ku ka fituar kurorën e “Miss Kinemaja”.

LEXO EDHE:  “Janë thyer rregullat”/ Kledi “plas” bombën për “Big Brother”: E dashura ime kishte…

Skenat provokuese ajo thotë se i ka në natyrën e saj, të cilat nuk mungojnë edhe në sjelljen me 27-vjeçarin nga Tirana, Olsin. Me sa duket edhe Ambra, ashtu si Fiorentina, është tërhequr shumë nga pamja fizike e Olsit dhe batutat e tij plot humor. Olsi ka një dashuri të madhe për futbollin, edhe pse nuk arriti të vazhdonte karrierën e tij me Klubin e Tiranës, ndërkohë që presim të shohim se me cilën nga vajzat ai do të dalë çift nga shtëpia.

AMBRA, SI E LA I DASHURI PËR 100 MILIONË DHE DYSHIMET SE ATA KANË MASHTRUAR PËR LIDHJEN 5-MUJORE

Tashmë duket qartë se hyrja e Ambrës në lojë ka nxehur gjakrat në shtëpi, për me tepër që tani që ajo është “single”. Ishte partneri i saj, Elsamedi, ai i cili vendosi që ata të dy të vazhdojnë lojën të ndarë për t’i rritur shanses vetes për të fituar çmimin e madh të “Big Brother”, 100 milionë lekë. Nga ana tjetër, Ambra edhe gjatë spektaklit kur iu komunikua kjo mundësi nga “Big Brother” tregoi se mbeti e hutuar dhe iu mbushën sytë me lot kur partneri i saj vendosi të ndaheshin në lojë.Elsa-Ambra-970×400

Pas spektaklit, Ambra i kërkoi mendim Donës në lidhje me vendimin që ata morën gjatë spektaklit për të luajtur vetëm. “Zgjedhja ka avantazhet dhe disavantazhet e veta. Këtë javë do të flitet vetëm për ju të dy”, ia ktheu Dona. Ndërsa Ambra e shprehu edhe një herë se nuk do të dëshironte të luante vetëm, por ishte vendimi i Elsamedit që vendosi për këtë. “Për momentin u stepa. Isha bërë gati të qaja se nuk doja të luaja vetëm, por e kisha vënë re që Elsamedi donte të luante vetëm.

Ai më kishte thënë edhe më parë se unë isha duke e penalizuar atë”, u shpreh Ambra pas vendimit. Por, ndërkohë, pas këtij vendimi kanë lindur dyshimet e para jashtë lojës se “miss”-i dhe reperi mund të kenë mashtruar për lidhjen e tyre 5-mujore jashtë shtëpisë. Sipas të afërmve të tyre, ata kanë mashtruar që kanë pesë muaj muaj të lidhur dhe se janë bërë çift vetëm për hir të lojës, ashtu si disa prej çifteve të tjera në shtëpi. Gjithsesi, loja e tyre si “të ndarë” ka zgjuar më shumë interesin e publikut ndaj tyre.

Personat që i njohin jashtë dhe personat që i kanë njohur nga afër kanë theksuar faktin se kjo ndarje s’mund të cilësohet aspak dramë, pasi Elsamedi dhe Ambra nuk kanë qenë bashkë para se të futeshin në “Big Brother”. Por se sa i vërtetë është ky informacion, kjo pritet të rrëfehet nga vetë ata në ditët në vazhdim./panorama

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Aksident i rëndë në Thumanë/ Humb jetën një person

Publikuar

-

Nga

Një aksident i rëndë ka ndodhur në segmentin e autostradës Mamurras – Fushë Krujë pranë Thumanës.

Një person është përplasur nga një mjet, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.



Në vendngjarje kane mberritur efektivet e policisë së qarkullimit rrugor.

Ende nuk dihet rrethanat e plota të këtij aksidenti të rëndë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kriza në PD dhe zgjedhjet e parakohshme/ Ironizon Patozi: Luli s’ka dhënë fjalën, bën sikur nuk e ka mendjen

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Koordinatori i Bindjes Demokratike Astrit Patozi ka komentuar krizën në PD dhe vendimin e Lulzim Bashës dhe Sali Berishës për të hyrë në zgjedhjet e parakohshme me kandidatët e tyre.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Patozi shkruan se Luli bën sikur nuk e ka mëndjen për zgjedhjet e sipas tij nuk e ka dhënë fjalën e fundit, nëse do hyjë apo do i bojkotojë ato si dy vite më parë.

TË NDARË JANË MË “TRIMA” DHE MË TË FORTË

Për të kuptuar se çfarë i kanë bërë Partisë Demokratike këta dy “legjendat”, që po kacafyten sot për logon, nuk ka nevojë për shumë histori dhe për shumë mend.



LEXO EDHE:  “Janë thyer rregullat”/ Kledi “plas” bombën për “Big Brother”: E dashura ime kishte…

LEXO EDHE:  "Big Brother Vip" dënon Ilirin dhe Monikën/ Ja vendimi që është marrë

Para dy vjetësh, kur ishin bashkë dhe ishte e sigurt që disa bashki mund t’i fitonin, këta nuk hynë fare në zgjedhje.

Tani që janë bërë kashtë e koqe, dhe i kanë shanset afër zeros, duan të hyjnë me të paktën dy kandidatë për çdo bashki (pa llogaritur preleminaret e “foltores”).

Gjithmonë në rast se pranon Luli, sepse ai nuk e ka thënë ende fjalën e fundit, por po bën sikur nuk e ka mendjen, që po bie era zgjedhje, njësoj si Ilir Meta kur pyeste Celibashin se çfarë dinte për 6 bashkitë e mbetura prej gati dy vjetësh pa kryetar”, shkruan Patozi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zero “roaming” në Ballkan/ Majlinda Bregu ndan lajmin e mirë

Publikuar

-

Nga

Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu ka dhënë një lajm të mirë.

Ajo e konsideroi ecurinë e nismës “Fol si n’shpi”, si një histori suksesi ku ndau edhe shifrat e trafikut të telefonisë celulare dhe internetit.

POSTIMI I BREGUT

Ja ta fillojmë vitin mbarë me një lajm të mirë që mund skepticizmin e gjithkujt që e ka të vështir? të besojë tek bashkëpunimi!

Sot, sa për një dozë të shëndetshme realiteti, me kënaqësi ju them se nga data 1 korrik 2021 kur #folsinshpi ose #roamlikeathome,  ka hyrë në fuqi si regjim me tarifa zero në të gjithë rajonin, sot kemi:

LEXO EDHE:  “Nuk i njeh askush”/ Fifi “shpërthen” kundër banorëve të “Big Brother”

LEXO EDHE:  E papritur/ Donaldi tregon për herë të parë arsyen e ndarjes nga Bora



Maksimalisht 500 dhe minimalisht 305 % e rritje të trafikut të telefonisë celulare dhe internetit

Shqipëria ???????? vetëm në tremujorin e fundit të 2021 ka shënuar një rritje prej 400 % numrit të përdoruesve në roaming.

Përndryshe, një shërbim mëse i mirëpritur  nga qytetarët e #ballkanitperendimor, më shumë komunikim e lehtësi për biznesin e të rinjtë.

Dhe, për  më shumë, përveç krenarisë që kemi koordinuar një punë kolosale  mes të gjithë vendeve të Rajonit, na ndiqni në ditët në vijim…

 

LEXO TE PLOTE