Connect with Us

Zgjedhjet e 25 qershorit/Ja sa mandate ndajnë partitë në Dibër sipas votave në dy përballjet e fundit

Aktualitet

Zgjedhjet e 25 qershorit/Ja sa mandate ndajnë partitë në Dibër sipas votave në dy përballjet e fundit

Publikuar

-

CityNews po bën një projeksion të rezultatit të zgjedhjeve sipas pjesëmarrjes dhe shifrave zyrtare të vitit 2013. Këto janë të vetmet shifra me të cilat mund të përllogariten votat e çdo force politike, por në kushtet e reja të tërheqjes së partive të vogla aleatë majtas apo djathtas, sërish është më e lehtë për të dalë në një përfundim dhe për të bërë një projeksion të përafërt të rezultatit të zgjedhjeve.

Një nga qarqet ku pritet të ketë surpriza elektorale dhe rezultati është vështirësisht i lexueshëm është qarku i Dibrës. Kjo për lëvizjet e thella të votave nga 2009, në 2013, në 2015 apo në zgjedhjet lokale të fundit, të vitit 2016.

Në vitin 2013 në qarkun e Dibrës kanë votuar rreth 76 mijë zgjedhës dhe një mandat deputeti kërkon 12.667 vota.

PS dhe aleatët e saj kanë rreth 26.956 vota dhe kanë të sigurta 2 mandate.

LEXO EDHE:  PD thirrje Ramës/ Lejo Gramozin të publikojë orën e Seancës Plenare

LSI ka 10.019 vota dhe i duhen rreth 2.700 vota që të kapë një mandat të sigurt.

PD dhe aleatët e saj kanë 34.988 vota, kanë 2 mandate të sigurta në tavolinë dhe janë shumë afër mandatit të tretë.

Pra sipas projeksionit të 2013 Dibra jep sërish një rezultat, 3 për PD, 2 për PS dhe 1 për LSI.

Në vitin 2009 në qarkun e Dibrës, demokratët morën 44.263 vota dhe siguruan 4 mandate, kundrejt 2 të socialistëve të cilët morën në atë kohë 22.597 vota, LSI e Ilir Metës në 2009 morën 3.198 vota.

Por projeksioni i Dibrës krahasuar me dy zgjedhjet e fundit, por edhe zgjedhjet e parakohshme lokale të shtatorit të vitit 2016, ka edhe një të panjohur, e cila është forca e PDIU që pretendon se e ka të sigurt një mandat në qarkun e Dibrës, por me votat e siguruara duket mjaft e vështirë sigurimi i një mandati./CityNews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Bie nga kati i tretë i banesës/ Ndërron jetë 58-vjeçari  

Publikuar

-

Nga

I shpërthen granata duke punuar tokën/ Plagoset 39 vjeçari në Maliq

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Lushnje, ku një 58-vjeçar ka ndërruar jetë, pasi dyshohet se ka rënë nga kati i tretë i banesës, ku jetonte.

Sipas uniformave blu ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:35, në lagjen “Loni Dhamo”, Lushnjë, ndërsa viktima është shtetasi A. T., 58 vjeç.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Lulzim Basha dhe Grida Duma në mbrojtje të bandave?/ Pse hesht prokuroria

Publikuar

-

Nga

deputetja e pd grida duma dhe kreu i pd lulzim basha me gazetaret

Grida Duma, deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike ka bërë një deklaratë mjaft të fortë, në një studio televizive, pas zgjedhjeve të 25 prillit 2021.

Grida Duma ka deklaruar se gjatë fushatës, bandat i janë vetëofruar për t’i mbështetur dhe për më tepër ajo tha se ka informuar edhe kreun e PD-së, Lulzim Bashën, por ky i fundit kishte refuzuar bashkëpunimin.

Më erdhën disa banda gjatë fushatës, nga më të ndryshmet, u vetëofruan të na sjellin pushtetin me mënyrat e tyre duke shkuar në zonat e thella duke i kërcënuar banorët. Më thanë t’ju financojmë, por duam poste në Bashkitë, gjatë zgjedhjeve lokale dhe unë shkova në zyrë dhe bëra një bisedë 3 minutëshe me Lulzim Bashën.

I thashë këta persona më kanë ofruar këtë gjë, çfarë qëndrimi do mbani ju? Dhe unë e vlerësoj shumë gjestin e atij njeriu, që vetëm me një qasje dore më tha jo. Jo absolutisht. Unë asnjëherë nuk kam pasur dyshime, dhe asnjëherë nuk do të kem, por duhet të vija në dijeni kryetarin e partisë. Ne nuk mund të lejonim që të vinim në pushtet me këto lloj bandash. Ne jemi me kartën morale më të ndershme”-ka deklaruar Grida Duma.

Edhe Lulzim Basha, gjatë takimeve në kuadër të fushatës, për kreun e PD-së, ndër të tjera ka deklaruar “Ata me dhunë, shantazh, terror shtetëror banditësh me një polici në rastin më të mirë në gjunjë  para krimit dhe në shumicën e rasteve shoqëruese e mbrojtëse e krimit, ne me program, me ide, me vizion, me zgjidhje për hallet e panumërta të shqiptarëve të cilat për katër vjet i prekëm derë më derë e shtëpi më shtëpi.

Ndaj dua t’ju shpreh mirënjohjen time më të thellë sepse nuk ka qenë thjeshtë një betejë e pabarabartë”.

LEXO EDHE:  PD thirrje Ramës/ Lejo Gramozin të publikojë orën e Seancës Plenare

LEXO EDHE:  Zgjedhjet/ KQZ publikon projekt-vendimet e rëndësishme

Por, zgjedhjet mbaruan, Basha zgjidhi edhe “hallin e tij të madh”, për të mbajtur karrigen e kryetarit, dhe ka vetëm heshtje.

As Grida Duma dhe as Lulzim Basha nuk i denoncuan kurrë se kush ishin këto banda. Nuk u përmendem emra dhe as nuk u denoncuan para drejtësisë.

Ata pretendojnë se kanë emra, mbiemra, por ndërsa folën për masakër zgjedhore, bandat u harruan.

Nga “bandat” u kalua tek “masakra zgjedhore” dhe rrëzimi i regjimit “Rama-Doshi”, dhe pasi “rrëzuan” regjimin, morën ca pushime, nga lodhja e madhe.

Lulzim Basha prej datës 14 qershor, pra një ditë pas zgjedhjeve në PD, është “zhdukur”, dhe po ashtu edhe Grida Duma ka heshtur, për të ashtuquajturat banda, që pretendon si kanë vetëofruar bashkëpunim gjatë zgjedhjeve.

Tani nëse nuk duan t’i marrin nw mbrojtje bandat për të cilat flasin vetë, Basha dhe Duma do të duhet ti denoncojnë ato me emra.

Por, nga ana tjetër ka edhe një tjetër detaj. Heshtje edhe nga institucionet e drejtësisë.

Edhe prokuroria hesht dhe nuk i thërrët, edhe pse kanë folur publikisht.

Minimalisht, prokuroria do duhej të thërriste Grida Dumën dhe Lulzim Bashën, për të dhënë sqarime për deklaratën e berë nga vetë deputetja e zgjedhur e Bashes, për të treguar me emra se kush janë ato banda, për të cilat flet.

Por, si Basha, Duma dhe Prokuroria “kyçin” gojën.

Nëse Basha dhe Duma kanë prova dhe emra për të ashtuaquajturat banda, bëjnë mirë t’i bëjnë publike, në mënyrë që ta besojnë qytetarët se betejen e ka seriozisht dhe se nuk do shndërrohet sërish në patericë të Edi Ramës, për të vijuar të jetë një “zjarrfikës” i urrejtjes ndaj kryeministrit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Përgjimet i nxorën zbuluar/ Gjykata jep vendimin për shit-blerësit e votave

Publikuar

-

Nga

Gjykata e Posaçme ka dhënë vendimin për dy trafikantët njëkohësisht të akuzuar për korrupsion në zgjedhje shtetasit Agustin Selimi dhe Pëllumb Lekaj.

Sipas Abc neës. Gjykata e Posaçme ka liruar nga burgu Agustin Selimin, pasi e njëjta masë i është dhënë edhe nga Gjykata e Tiranës për akuzën e trafikut të narkotikëve, ndërsa Pëllumb Lekaj do vazhdoj të hetohet ne “Arrest në burg” për trafik të narkotikëve.

LEXO EDHE:  Rama zbulon parandjenjën/Ja lëvizja surprizë e PD
LEXO EDHE:  Patozi thirrje të fortë/ Duhet një front opozitar kundër dy blloqeve PS dhe PD/LSI

Dy të akuzuarit u kapën në 29 prill me 10 kilogramë kanabis duke tentuar ta trafikonin drejt Greqisë.

Hetimet për trafikun e narkotikëve nxorën në përgjime edhe fakti  se këta persona kanë qenë të implikuar edhe në shit-blerjen e votave, kryesisht në Shkodër./CNA.al

LEXO TE PLOTE