LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sulm terrorist ndaj të krishterëve/23 të vrarë brenda autobuzit

26 Maj 2017, 10:53, Aktualitet CNA

Njëzetë e tre persona të besimit të krishterë janë vrarë si pasojë e një sulmi kundër autobusit në të cilin ata udhëtonin, ndërkohë që njëzetë e pesë të tjerë kanë marrë plagë të renda.

Ndaj tyre është qëlluar me breshëri nga një grup personash ende të paidentifikuar, por që dyshohet se janë pjesë e strukturave terroriste islamike. Sikurse raportojnë mediat ndërkombëtare, sulmi ka ndodhur në provincën jugore Minya. 250 km larg kryeqytetit Kajro, ndërsa autobuzi po shkonte drejt manastirit “Shën Samuel”.

Kujtojmë se nuk është e para herë që ndaj popullsisë së krishterë ndërmerren të tilla sulme,nga grupet ekstremiste islamike. Më i fundit ka ndodhur në datën 09 prill, ku si rezultat i shpërthimit të dy bombave humbën jetë dyzetë e gjashtë të krishterë/Citynews

Lajmet e fundit nga