LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rezultoi me mikrobin salomelë, rikthehet në Brazil 26 ton mish pule

26 Maj 2017, 15:18, Aktualitet CNA

Sasia e mishit të pulës e cila u bllokua nga AKU pasi kishte përmbajtje të salomenës, do të rikthehet në vendin e origjinës në Brazil.

Pas kryerjes së procedurave nga AKU, autoriteti doganor dhe përfaqësuesit të firmës importuese në Shqipëri AMG, u ra dakord që ai të mos asgjesohej në Shqipëri por të rikthehej në Brazil.

Sasia me 26 ton mish pule u bllokua nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Pikën e Inspektimit Kufitar në Durrës më datë 03.05.2017, pasi rezultoi, në bazë të analizave nga ISUV, me prezencë të salmonella spp, e cila shkaktonte disa pasoja në trupin e njeriut./CityNews

Lajmet e fundit nga